Pyetja që shtrohet natyrshëm pas lajmeve të fundit është: përse kancelarja Merkel, pra Gjermania, kërkon të promovojë Shqipërinë?
Arsyet duhen gjetur tek vetë politika gjermane, e cila ka qenë dhe mbetet një politikë e mbështetjes së palëkundur të ”idesë” evropiane. Një qytetar i rëndomtë gjerman nuk sheh ndonjë lidhje mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Gjermania pati një bashkim të shpejtë politik por nuk ka ende një kohezion të plotë kombëtar edhe pas 25 vitesh. Një gjerman i rritur në Perëndim ka qenë përgjithesisht i prirur kundër bashkimit, ndërsa një gjerman i rritur në Lindje e ka parë bashkimin më tepër si ”pushtim”, prej të cilit ende nuk e ka marrë veten. Sidoqoftë, përvoja gjermane e bashkimit është një prej përvojave më të ndritura të historisë botërore. Jo vetëm në diplomacinë e shkëlqyer 2+4 të ideuar prej dyshes së famshme Kol-Gensher, por edhe për thelbin e vet, atë të jetës në paqe, harmoi dhe mirëqenie të të gjithë Gjermanisë. Ky vizion i jashtëzakonshëm pasoi me themelimin e BE-së në Mastriht, vizion që mbetet edhe sot laimotivi i politikës gjermane.
Është pak të thuhet se Gjermania është vendi më i përgjegjshëm i Evropës. Ky vend vuajti më shumë se kushdo tjetër njollën e zezë, por të pamerituar, që i ngjiti udhëheqja banditeske nacionalsocialiste këtij populli punëtor, paqedashës dhe të drejtë. Gjëma e luftës është e rrënjosur thellë në shpirtin gjerman si një dhunti kujtese, ndërkohë që vendet e tjera evropiane kanë ”harruar” bëmat e tyre, po njëlloj të dyshimta, që lejuan ”promovimin” e pushtetit nacionalsocialist. Gjermania është motori i BE-së: është vendi solidar që mundohet të rrafshojë pengesat drejt thellimit të Bashkimit dhe, për më tepër, drejt zgjerimit të tij. Por, ashtu si shumë qytetarë të BE-së, edhe për gjermanët, zgjerimi në Ballkan shihet i pakuptimtë, sidomos pas krizës greke.
Gjermania dhe Shqipëria janë vërtëtë larg në shumë aspekte. Por, ato i bashkon vuajtja e përbashkët nën regjime të ”toleruara nga jashtë”, për të cilat Gjermania deshi 50 vjet të çlirohet plotësisht. Këtë vit, Shqipëria mbush 70 vjet prej fitores së lavdishme të Luftës Nacionalçlirimitare. Por ajo është çliruar vetëm pjesërisht prej regjimit që pasoi: trashëgimia e burgut komunist shqiptar vazhdon të mbajë peng vendin. Dëshmi e lidhjes së fortë në vuajtje është përpjekja e parë gjermane për të promovuar Shqipërinë si pjesë të Evropës që para 30 vitesh. Mikpritja e qindra qytetarëve shqiptarë në territorin e ambasadës së saj tregoi mbështetjen e saj për për lirinë e shqiptarëve. Ka qenë konflikti i politikës shqiptare faktori kryesor që ka mbajtur Shqipërinë jashtë BE-së. Kaosi i vitit 1997 dhe lufta e Kosovës ktheyn sytë e Shqipërisë kundrejt SHBA-së. Parrulla e vitit 1990 ”ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa” është harruar dhe kthyer në koshin e historisë prej vetë shqiptarëve. Shqipëria nuk e ka mbështetur BE-në në disa rezoluta të OKB-së dhe ka preferuar mbështetjen e qendrimit amerikan dhe izraelit. Ky qendrim e ka larguar Shqipërinë prej Evropës. Ndërsa raportet e progresit janë kthyer në një cinizëm dypalësh prej të cilit asnjë nuk përfiton, SHBA-të janë i vetmi vend i Perëndimit me dialog të hapur e të sinqertë më Shqipërinë. Pikërisht këtë ka kuptuar Gjermania: shqiptarët si vuajtësit më të mëdhenj të stalinizmit dhe nacionalkomunizmit kërkojnë vemendje më të madhe, më shumë mirëkuptim dhe durim. Bashkimi Evropian duhet të ketë durim në vizionin e një Evrope në paqe e prosperitet. Fshehja egoiste në guaskën e një Bashkimi të cunguar është një rrezik që mund të dështojë të gjithë projektin. Shqipëria, për nga madhësia, nuk përbën asnjë shqetësim për BE-në pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar BE-së. Por, cinizmi Shqipëri-Evropë, i cili daton që në kundështinë e Venedikut në krijimin e një dinastie shqiptare, duhet ndalur më në fund. Është fjala për qendrueshmërinë e Ballkanit, të cilën e ka ruajtur vetëm ideali i pashuar i lirisë së shqiptarëve. Në qoftë se shqiptarëve do tu erreshin sytë dhe do të vazhdonin alenacën më ”djallin”, sot do kishim një Ballkan me shumë më tëpër vuajtje dhe me shumë më tepër plagë të pambyllura. Edhe sot, të mbështesësh Serbinë për këmbim territoresh do të thotë fundi i Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjes, do të thotë fitore e doktrinës post-sovjetike me pasoja për të gjithë kontinentin, gjë të cilën, më shumë se kushdo tjetër në Evropë, Gjermania e kupton mirë.
Gjermania lëshon dy mesazhe evropiane me Shqipërinë: palëkundjen e saj në doktrinën vizionare Kol-Gensher për një Evropë të lirë e të bashkuar dhe fundin e mardhënieve cinike shumëshekullore ndërmjet Shqipërisë dhe Evropës, të asaj që Kadare e quan ”keqkuptim” që duhet ”ndrequr”.
E me këtë rast, është vendi për një mirënjohje e falenderim të veçantë kancelares Merkel, e cila do mbahet mend në histori si vazhduese e paepur e idesë së lirisë së popujve të Evropës.
*Profesor në Universitetin e Tiranës

shum mire
http://news.google.com/newspapers?nid=1798&dat=19570829&id=IuIiAAAAIBAJ&sjid=x4oEAAAAIBAJ&pg=7188,2665748
Z. Borçi, keni bere nje hartim gjithe broçkulla te denjet per nje nxenes te kalses se peste! C’eshte gjithe ky “frymezim” i papermbajtur per udheheqesen e madhe gjermane qe as do t’ia dije per njerezit qe vuajn nga politikat e saj neoliberale, antisociale dhe antihumane?? A e di zoteria se ajo eshte e vetmja udheheqese ne Europe qe po mbron Putinin, qe spiunon miqet dhe nuk toleron vizionet alternative? Po keto frazat shabllone te frymes se re socialiste qe ngrene lart “moralin e masave” me shprehjet e tipit “populli shqipetar ka luftuar gjithe jeten per liri”? Ne qofte se luftoi gjithe jeten per liri dhe perseri sot gjendet i ndare mes 5 vendeve fqinje, apo ka nje shtet meme te krahasueshem vetem me Ruanden e me Somaline, kjo do te thote se eshte nje popull humbes qe asnjehere se ka ditur ta fitoje e ta mbroje lirine e tij. I dashur mik, historia e vertete na tregon se pergjithesisht shqipetaret dine vetem te luftojne njeri-tjetrin dhe jane te afte ti nenshtrohen pa kushte çdo te huaj qe shkel ne kete vend! Keshtu Z. Boriçi, do t’ju lutesha qe perpara se te botoni te tilla hartime patetike te lexonit edhe njehere historine tone “te lavdishme” dhe sidomos ta krahasoni me ate te popujve te tjere te vegjel ne Europe apo ne bote…. Nuk i takon nje profesori te vertete universiteti qe te mundohet te promovoje fallcitet duke u vene ne sherbim te demagogeve thjeshte per te perfituar nga konjukturat e momentit!
Akoma nuk arini te kuptoni, qe gjrmania esht udheheqsja e be…–se dhe i takon qe te udheheqe kete union natyrisht edhe kandidatet qe kerkojn ti bashkohen ketij unioni! Problemi me shqiptaret tashme dihet qe kan ren nen preteksin e pro amerikanizmit e si shpetimtare ndaj ceshtjeve te mprehta si ajo e kosoves, ku esht luajtur tashme nje loje strategjike per te dobesuar er pas here ekonomin europiane nga konkurenca e vendeve te industrializuara sic esht edhe sh.b a. Lokomotive e zhvillimeve te reja industrialiste e teknologjike,,! Ne lojen e buajve wallstret luhet loja se kush e kush ti rembej syrin njera tjetres, kush themelor ne sistemin kapitalist e per mbarvajtjen e ketij sistemi, dhe nuk ka se si te mos luajn edhe me rezet e djellit tashme qe kan pushuar reshjet ne ballkanin e varfer e te radikalizuar nga politikat amerikane nen te famshen fjale demokraci, qe te vjedhin perdhunojne te varferojne sa te jet e mundur sepse sa me i dobet shum shpejt nenshtrohesh! Te ndare ne gardhe si ne mesjete simbas planit te atyre qe sajuan keto politika europes se bashkuar tashme nuk i kuvendon me kto ndarje primitive, sepse nuk plotesojn edhe kushtet per te tregetuar mallrat e tyre kur esht tashme fjala per nje europe te bashkuar ekonomikisht!
ku ka shkel shba ka sjell vetem varferi dhe gjak
Arbrin ti je nje rrote
Ne jemi nje hic ne europe,Gjermania eshte superfuqi dhe ne na duhet qe te lidhemi mire me te ,jo per servilizem por per te miren e Shqiperise,cdo shtet ka interesat e veta ,dhe sa per ty Vice Versa nuk dua te ofendoj ,por ti qenke nje zagar i kriminelit Berishe,sepse vetem ai nuk do qe vendi yne te eci perpara,se ai e di shume mire se bashkpunimi i mire me Gjermanine ,Shqiperia mer nje zhvillim te madhe,esht e kote me e zgjat per komentin tend ti dhe shume te tjere si puna jote qe jeni kundra
C’do njeri perpiqet qe te jape mendimin e tij ne lidhje me problematika te ndryshme, qofshin keto
edhe jashte sferes se studimeve dhe formimit te tij shkencor.Kur behet fjale per marrdheniet e shtetit shqiptar me u.s.a.,duhen pare ne te gjitha aspektet,duke nisur qe nga marrveshjet qe
jane ratifikuar ne mes tyre,po ashtu edhe ato te pa shkruarat por qe kane patur nje ndikim te terthorte ne te mire te Shqiperise dhe keto jane vleresuar nga populli yne si te shkelqyera.
Persa i perket Gjermanise do te thosha qe eshte nje nga vendet e para qe ka bere studime
shkencore per origjinen e pop. tone dhe gjuhen e leshte te tij.Nga ana tjeter nje popullsi e konsiderueshme me origjne OSTROGOTE(Gjermane),ndodhet ne teritorin e jugut te Shqiperise,duke filluar qe nga mali i Ostrovices dhe pjesa me e madhe e teritorit te KOLONJES,prandaj shqiptaret duhet te forcojne marrdheniet me U.S.A. dhe me p.opullin e
ndershem,puntor e trim GJERMAN
Jo gjermane po ruse ose me mire serbe se po ngateron pirunin me furkulicen,!
Harruat merredheniet gjuhesore. Gjysma e shqipes ngjan me gjermanishten.
Shume dakort me Kubanin. Strategjia e shteti shqiptare ska per se te jete bardhe e zi, ose thene ndryshe me kete ose me ate. Marredheniet e ngushta me SHBA jane shume strategjike per ne sidomos ne drejtimin e sigurise kombetare, Kjo marredhenie duhet te jene gjithmone prioriteti #1 i shtetit shqiptar. Ne te njetjen kohe ne mund te krijome marredhenie te ngushta me Gjermanine sidomos sferen ekonomike. Kete ldy lloj marredheniesh ska perse te jene exclusive…
Gjithashtu mendoj qe ne rast se ketu kemi te bejme me nje interes genuine nga ana e Gjermanise per Shqiperine, atehere ky interest duhet te kete lidhje patjeter me rendesine qe merr Korridori 8 duke marre parasysh situaten gjeopolitike ne lindje te Evropes. Me konkretish, i vetmi korridor qe do furnizonte Europen me gaz pa u ndikuar drejtperdrejt nga Rusia eshte korridori 8,
Lexoni dhe kete artikulling ketu:
http://www.telegraph.co.uk/finance/newsbysector/energy/11056880/Europe-will-be-Russias-hostage-over-gas-supplies-for-at-least-another-decade.html