1957-A, “OFERTA GJERMANE” DHE HISTORIA MË PAS
Sot flitet që “oferta gjermane” e Shtraus, e propozuar në fund të regjimit komunist dhe e refuzuar nga R.Alia ishte një shans i humbur. Po ndoshta përpjekja e parë e Shqipërisë për ndryshim kursi në ekonomi, ka qenë kjo përpjekje e 1957-s, e bërë nga vetë komunistët shqiptarë Hoxha-Shehu në pushtet, të kërcënuar nga rusët. Edhe Ilir Hoxha djali i Enver Hoxhës duke cituar disa shënime private të tij, tha në një intervistë në DITA disa muaj më parë që “në fund të viteve ’50 babai priti një sinjal nga Perëndimi që nuk erdhi kurrë”. Pse ky mosinteresim? Dokumentat e deklasifikuara kohët e fundit nga arkivat amerikane thonë që pas dështimit të operacioneve të CIA-s, amerikanët hoqën dorë nga planet për Shqipërinë dhe ia lanë gjithë kopetencat mbi këtë vend, shërbimit partner UDB-së, sepse konkluduan se nga fqinjët e Shqipërisë, ata e njihnin më mirë situatën shqiptare. Kjo ndoshta shpjegon shumë gjëra në historinë tonë të mëvonshme, përfshirë ditët e sotme.
***
Gusht 1957: Mehmet Shehu kërkoi lidhje me SHBA
Në një libër të Herrison Sallsbërit (Harrison Salisbury), njërit prej gazetarëve më të mëdhenj të Amerikës të shekullit XX, (i cili më ka rënë krejt rastësisht në dorë në vitin 1993, vit në të cilin Sallsbëri vdiq në moshën 85 vjeçare) të titulluar “A Time of Change” – (Një kohë ndryshimesh), të botuar në Nju Jork më 1988, flitet për një takim të këtij gazetari me Mehmet Shehun në Tiranë në gusht të vitit 1957. Në këtë libër gazetari i shquar i Nju Jork Tajmsit ka përfshirë një sërë reportazhesh, mbresash dhe shënimesh udhëtimi thuajse nga të gjitha vendet e ish-Lindjes komuniste ku është takuar me kryeministrat dhe udhëheqësit më të lartë të atyre vendeve.
MBRESAT NGA SHQIPËRIA
Në librin e tij, shënimeve ku përfshihet dhe udhëtimi i tij në Shqipëri dhe mbresave nga ky vend, Sallsbëri u ka vënë titullin e goditur: “Behind the Iron Curtain” (Pas perdes së hekurt).
Pasi përshkruan peripecitë në Beograd për marrjen e një vize për të udhëtuar në Tiranë, Sallsbëri hedh me detaje ato që ka parë e dëgjuar në Tiranën e gushtit 1957. Atëherë kishte vetëm dy fluturime për në Tiranë, të mërkurave dhe të premteve. Dita kur Sallsbëri është ulur në aeroportin e Tiranës ka qenë e mërkurë, 21 gusht. Në ditarin e tij të asaj dite, Sallsbëri shkruante: “Kurrë nuk e kam filluar një udhëtim me zemër kaq të thyer, tepër i dëshpëruar dhe shumë pak entuziast. Nuk e di se ç’djall më shtyu në këtë pjesë kaq të zymtë të botës…”
Sallsbëri tregon: “Vizita ime ishte e para dhe e fundit e një korrespondenti amerikan, deri në verën e vitit 1986, kur afro 30 vjet më pas, një gazetar i ‘Boston Herald’ (Peter Lucas) u lejua të shkonte në Shqipëri për arsye familjare dhe të bënte disa përshkrime të shkurtra”.
Në vijim të kujtimeve të tij nga Shqipëria, në librin e tij Sallsbëri shkruan më tej:
“Shqipëria nuk ishte në luftë vetëm me fqinjët e saj. Sikurse më garantoi Petrit Aliu, djaloshi me flokë të zinj dhe sytë bojëkafe që më shërbente si udhërrëfyes dhe përkthyes, kryesorja ishte CIA që përpiqej të rikthente në fron Mbretin Zog. Unë shpreha habinë që Mbreti Zog ishte ende gjallë. I vetmi kuriozitet që ishte përhapur në Shtetet e Bashkuara për Zogun kishte ndodhur në vitet ’30 kur një gazetë tabloide raportonte se ai tymoste 300 cigare në ditë.
Petriti u xhindos. Unë e kisha ofenduar atë duke mos e marrë seriozisht kërcënimin e sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Ai ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara i kushtonin shumë kohë dhe financime çështjes shqiptare. (Ka të ngjarë që atij t’i kishin thënë se unë isha një agjent i rrezikshëm i CIA-s). Unë e kundërshtova duke i thënë se shumica e amerikanëve nuk duan t’ia dinë se ku bie Shqipëria. “E gjithë kjo është qesharake”, i thashë.
Në të vërtetë, kjo nuk ishte dhe aq qesharake,
sikurse do ta merrja vesh më vonë. Shqipëria në vitin 1948 ishte vënë në shënjestrën e komplotit të parë të madh të CIA-s për të përmbysur qeverinë komuniste të saj. Ne, amerikanët, ishim ndihmuar për këtë nga britanikët dhe në përfundim ajo rezultoi në një katastrofë. Më vonë edhe rusët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë. Ata bënë për vete një grup ushtarakësh kryesisht të marinës, por dështuan po aq keq sa dhe CIA. Më pas Hoxha dhe Shehu ndërprenë të gjitha lidhjet me vendet e tjera, me përjashtim të Italisë dhe Kinës komuniste. Pekini dukej tepër i largët për të qenë një kërcënim. (Por, kur Ten Hsiao Pini denoncoi Mao Ce Dunin, Shqipëria i prishi marrëdhëniet edhe me Kinën).
TAKIMI ME MEHMET SHEHUN
Sallsbëri shkruan në librin e tij: “Unë e takova me Mehmet Shehun dhe u përpoqa ta joshja që të flisnim anglisht. Por ai vetëm sa shqiptoi disa fraza me një aksent të shkëlqyer amerikan (excellent American accent). Unë e dija që ai kishte studiuar në një shkollë amerikane në Tiranë të themeluar nga Kryqi i Kuq i të Rinjve në vitin 1921”.
Pasi e interviston kryeministrin e Shqipërisë, Sallsbëry kthehet në Amerikë dhe një nga gjërat e para që bën në Nju Jork është gërmimi në arkivat e shkollës teknike amerikane të Tiranës. Aty ai zbulon se Mehmet Shehu, veç të tjerash, ishte dhe poet. Gazetari amerikan nënvizon faktin se në fillim të viteve ’30, Mehmet Shehu, si nxënës i kësaj shkolle, ka qenë një ndër autorët më të shpeshtë të revistës Laboremus, botim i shkollës amerikane. Madje, Sallsbëri nga një poemë e gjatë e ish-studentit Mehmet Shehu citon vargjet konkluzion të saj:
“Që zoti vetëm të na shohë/ S’e kemi ne në fe./ Me sjelljen dhe ç’punojmë / Fatin konturojmë ne.”
Kur shkruante këto vargje në anglisht, Mehmet Shehu nuk ishte veçse 17-18 vjeç. Po në këtë libër, Sallsbëry i referohet edhe një skice apo hartimi të Mehmet Shehut të titulluar “Pushimet e mia të verës” ku dëshmohet talenti i hershëm i tij në fushën e shkrimtarisë. Sallsbëri thotë se po ta dija se kisha të bëja me një poet, mund të isha marrë vesh ndryshe me Shehun. Sidoqoftë, ai duket se ka krijuar një përshtypje pozitive për Kryeministrin e Shqipërisë, të cilit, sikurse shkruan në librin e tij, i ka dërguar kartolina me urime për Krishtlindje vit pas viti deri në fillim të viteve ’80, kur ato iu kthyen mbrapsht me shënimin ‘inexistent’. Të njëjtën gjë, pra dërgimin e kartëvizitave me urimin për Krishtlindje, Sallsbëri e ka bërë edhe me Petrit Aliun, përkthyesin e tij. Por, shkruan ai, pas nja katër a pesë vjetësh, kartolinat ktheheshin mbrapsht me shënimin “Destinacion i panjohur”.
NËNVIZIME
Mehmet Shehu kishte tre vjet që ishte kryeministër i Shqipërisë dhe është i vetmi dhe i fundmi udhëheqës komunist shqiptar që i jep intervistë gazetës më të madhe amerikane.
Sallsbëri shkruante: “Pavarësisht nga kritikat e tij ndaj politikës së Shteteve të Bashkuara, z. Shehu nuk e mbajti të fshehtë bindjen e tij se ai do të preferonte më mirë të jetonte në paqe me Shtetet e Bashkuara. Në fakt, ai nuk mendonte se mund të kishte alternativë tjetër”.
“Ne nuk mund të shkojmë dot në Hënë”, tha Shehu me një shprehje sarkastike. “Dhe ju nuk mund të shkoni dot në Mars. Ne duhet të jetojmë së bashku. Ka vetëm një Tokë. Nëse nuk bashkëjetojmë, ne do të vdesim së bashku”.
Të mos harrojmë: Jemi në vitin 1957. Vetëm tre vjet më parë kishte dështuar një operacion paramilitar i CIA-s dhe Inteligent Servisit anglez për ta përmbysur regjimin komunist të Tiranës. Po ndërkohë kishte ndodhur edhe kthesa e madhe në Bashkimin Sovjetik. Pas vdekjes së Stalinit, kishte ardhur në pushtet Nikita Hrushovin. Ishte mbajtur Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të BS, ishte bërë ndarja me krimet e Stalinit, me të cilin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu me sa duket nuk ishin dakord.
Pra kishin filluar krisjet e para me rusët. Kjo mund të merret lehtësisht me mend nga propozimi i beftë që Mehmet Shehu i bën gazetarit amerikan. Shqipëria ishte në udhëkryq. Pra vendi po bënte një përpjekje për të dalë nga izolimi i thellë.
“Kryeministri Mehmet Shehu insiston se Shqipëria do që t‘i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ka arsye të mjaftueshme për të besuar që Moska nuk do ta lejonte këtë normalizim, por të paktën ky është një hap para dhe një ndryshim i madh nga situata e dy viteve më parë”, thotë Sallsbëri.
Mbase ka qenë rast i mirë që Shqipëria të hapej drejt Perëndimit dhe fatet e këtij populli do të kishin shkuar ndryshe. Mehmet Shehu, natyrisht me dijeninë e plotë të Enverit, ia thotë këtë thuajse hapur gazetarit të famshëm të Nju Jork Tajmsit. Por në Departamentin e Shtetit, sikurse thotë Lucas-i, nuk e morën seriozisht këtë kërkesë të Tiranës.
***
Shqipëria, vendi që përpiqet të dalë nga izolimi
SHKRIMI I BOTUAR NË NYT MË 1957 (PJ.I – HYRJA)
Shkruan: Harrison E. Salisbury
Speciale për “New York Times”
Botuar më 9 shtator 1957
Do të ishte e thjeshtë të shkruaje, dhe aspak e padrejtë, që Shqipëria është një fragment i Rusisë Staliniste që në mënyrë anakronike ia ka dalë të mbijetojë edhe në botën post-staliniste. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Një udhëtar në këtë vend mysliman në ndërtim buzë Adriatikut, menjëherë zbulon se Shqipëria është një vend që Perëndimi e ka harruar. E varfër deri në hidhërim, e plagosur rëndë nga Lufta e Dytë Botërore, e shkatërruar nga armiqësitë e “luftës së ftohtë”, Shqipëria është duke u mbytur dhe në një gjendje të tillë saqë banorët e saj, në historinë e të cilëve ka vetëm tragjedi,të dëshpëruar nga kjo situatë e tmerrshme janë të gatshëm të provojnë gjithçka.
Gjendja e vendit sot nuk është aspak e kënaqshme. Standardi i të jetuarit është më i ulëti në Evropë ose shumë afër më të ulëtit. Vetëm në zona të thella në Siberi ose Azinë Qendrore, mund të shohësh kaq shumë njerëz të parruar e të paveshur. Po duhet të shtohet se gjendja kulturore dhe ekonomike është përmirësuar nga regjimi komunist, i cili është ndihmuar nga fakti që Perëndimi ka refuzuar në mënyrë brutale të ketë të bëjë me këtë vend.
Vizita e disa korrespondentëve dhe e një grupi të vogël turistësh nga Britania dhe Franca, duket se tregon një domosdoshmëri qoftë edhe të vogël për të përmirësuar marrëdhëniet armiqësore dhe izoluese me Perëndimin. Kryeministri Mehmet Shehu insiston se Shqipëria do që t‘i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ka arsye të mjaftueshme për të besuar që Moska nuk do ta lejonte këtë normalizim, por të paktën ky është një hap para dhe një ndryshim i madh nga situata e dy viteve më parë. Nëse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje të keqe, një pjesë e madhe e fajit është e vetë vendit dhe e udhëheqësve të tij, por po ashtu është një e vërtetë të cilën e dinë shumë pak shqiptarë, se këtu ka ndikuar edhe qëndrimi në distancë, neglizhenca dhe armiqësia e Perëndimit ndaj një vendi të vogël me njerëz krenarë.
PËRSHTYPJA E PARË
Përshtypja e parë kur zbrita në Aeroportin e Tiranës, ishte se kisha zbritur diku në Bashkimin Sovjetik, ndoshta diku mes maleve të Kaukazit. Gjëja e parë që pashë ishin një grusht ushtarësh, të veshur me diçka që dukej si uniformë e pisët dhe e brejtur sovjetike. Të gjithë këta mbanin pushkë të gjata me bajoneta të mbërthyera. Gjithandej dukej sikur kishte oficerë sovjetikë, madje edhe policë sovjetikë në uniformat e tyre karakteristike blu dhe me shiritin e kuq në këmishat verore. Polici e drejtonte trafikun e paqenë duke bërë shenja me duar të ngjashme me ato të kolegëve të tij në Moskë dhe qëndronte në këmbë në mes të një kryqi bardhë e zi të njëjtë me atë të Moskës. Të shkruarat në dhomën e pritjes në aeroport ishin në rusisht dhe shqip.
Vetëm më vonë na shpjeguan se ushtarët ishin shqiptarë e oficerët po ashtu, por vendi prej vitesh kishte përshtatur stilin e uniformave sovjetike. Në bllokun e shënimeve shkrova: “Gra që punojnë në rrugë dhe ushtarë gjithandej. Madje as në Bashkimin Sovjetik nuk kam parë kaq shumë ushtarë. Hoteli një ndërtim shumë i bukur italian, ishte i mbajtur mirë në një bllok ndërtesash përballë një bulevardi të gjerë të pagëzuar me emrin e Stalinit. Dy blloqe më tutje ndodhet Komiteti Qendror i Partisë, i ruajtur nga dy gardistë të armatosur me automatikë gati për të qëlluar. Bëmë një shëtitje të vogël. Disa ndërtesa interesante, një stadium i ri e i mirë, makina llogaritëse në dyqanet e ushqimit. Ushtarë, ushtarë. Një hotel plot me rusë. Kamerierë që flasin rusisht”.
PËRSHTYPJE TË TJERA
Kjo përshtypje, e një preokupimi të madh ushtarak dhe një ndikimi të Bashkimit Sovjetik në gjithçka, nuk na u fshi gjatë gjithë javës që qëndruam, e cila përfshinte udhëtime në qytetet kryesore dhe qëndrimin në vendet e pushimit. Sidoqoftë gjatë qëndrimit formuam edhe përshtypje të tjera. Shqipëria vuajti 500 vjet nën pushtimin dhe dhunën turke, përpara se ajo t‘i rrëzonte ata dhe të shpallte pavarësinë më 1912. Përveç 25 viteve të rezistencës në shekullin e 15, të udhëhequra nga Heroi i tyre Kombëtar Skënderbeu, Shqipëria ka njohur vetëm varfëri, shtypje dhe përdhunë.
Sundimi i Mbretit Zog që u vendos para luftës, mund të quhej rilindës, por ai u pasua nga pushtimi italian dhe pastaj ai gjerman dhe në fund nga udhëheqja prej komandës së luftëtarëve guerrilas. Regjimi komunist i pasluftës u vendos vetëm pasi u katapultua nga BRSS dhe u ngrit më këmbë gjatë grindjes mes BRSS dhe Jugosllavisë. Grindja e dy fuqive i ndau komunistët shqiptarë. Ajo solli masakrimin e liderëve pro-jugosllavë dhe për rreth 10 vjet vendi ishte në gjendje alarmi, herë nga frika e ndonjë sulmi nga jashtë herë nga ajo e rebelimit të brendshëm. Për këtë nuk duhet të habitesh shumë që vendi duket si një kamp ushtarak dhe që ka bërë shumë pak për të kuruar plagët e tij sociale e ekonomike. Kreu i Partisë Komuniste Shqiptare, sekretari Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu, janë të vetëdijshëm se ishte vetëm ndihma sovjetike ajo që mbajti gjallë regjimin gjatë 9 viteve mjaft të vështira.
ADHURIMI PËR STALININ
Për shumë shqiptarë, Bashkim Sovjetik do të thotë vetëm Stalin. Këtu Stalini është njeriu më i nderuar, fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në letra të kuqe në hollin e Muzeut kombëtar. Emri i tij i është vënë veprës më të madhe industriale, një kombinati tekstilesh, ndërsa statuja e tij mbizotëron sheshin kryesor të Tiranës dhe bulevardin e qytetit. Në malet me fshatarë, në zyrat e administratorëve të fermave dhe në qytete buzë Adriatikut, portretit dhe bustit të Stalinit i është dhënë një vend nderi. Asnjë fjalë kundër Stalinit nuk është thënë në Shqipëri. Ata janë krenarë që i pikturojnë si “Stalinistë”. Po t’u thuash se figura e tij po rrëzohet ata të përgjigjen vetëm me sy të zemëruar dhe një ngritje supesh. Zyrtarët i kryejnë punët e tyre me të njëjtin sistem burokratik, policët punojnë me të njëjtat metoda dhe dyshimi e ksenofobia, janë ato të ditëve të këqija të diktatorit sovjetik.
Data e vdekjes së Stalinit më 5 Mars 1953, duket se nuk është shënuar në kalendarin shqiptar. Shqipëria duket si një koloni e Perandorisë Romake e cila ende nuk e ka kuptuar se barbarët e kanë shkatërruar Romën. Të shkëputur prej kohësh nga Perëndimi dhe të mbajtur larg prej këtij të fundit nga taktikat e ‘luftës së ftohtë”, të pa njohur me konceptet perëndimore dhe mendimet perëndimore shqiptarët kanë sy dhe veshë vetëm për Moskën. Çdo shqiptar beson se vendi i tij është i rrethuar nga armiq, të cilët Perëndimi i furnizon me armë dhe që janë gati ta sulmojnë dhe mbrojtja e vetme është ajo e një ushtrie të fortë dhe e përkrahjes nga BRSS. Me të njëjtin dyshim shihen dhe mundësitë për armiq të brendshëm. Vetëm në kohë lufte në rrugët normale të një qyteti mund të shohësh kaq shumë ushtarë dhe dukshëm frika e një revolte të brendshme është arsye se pse ata shpeshtohen sa herë nata zgjatet.
SHQIPTARËT FAJËSOJNË SHBA
Shumë prej mallkimeve për shqetësimet e vogla të ditës të një shqiptari të thjeshtë shkojnë drejt SHBA. Shqiptari jeton në një botë që i duket e mbipopulluar nga armiq, dhe më i madhi i këtyre janë Shtetet e Bashkuara. Tanizyrtarët e lartë e kanë drejtuar propagandën dhe urrejtja kryesore i shkon Jugosllavisë, e cila fajësohet për të gjitha luftërat guerile në Veri të vendit, në kufirin midis dy shteteve. Po ashtu Greqia dhe Italia, në propagandën shqiptare prej vitesh njihen vetëm si aleate të Jugosllavisë në përpjekjen për të rrëzuar regjimin në Shqipëri. Me shumë mundësi në këtë vend 6 nga 7 burra të aftë janë veshur me uniformë. Dhe kjo e ka penguar vendin të zhvillohet ekonomikisht dhe të kurojë plagët e trashëguara që prej kohës së Mbretit Zog.
Standardi i jetës është rritur, por regjimi është detyruar të vihet në varësi të plotë të Bashkimit Sovjetik, për të mbijetuar. Nëse udhëheqja sovjetike e ka ndihmuar Shqipërinë, kjo është diçka për t’u diskutuar. Kur komunistët morën në dorë vendin, ai ishte 99 për qind agrar. Lindjet ishin të larta, por po ashtu ishin edhe vdekjet gjatë lindjes, ndërsa vdekja nga uria ishte e zakontë… Kishte vetëm pak miniera të dhëna me koncesion. Mbreti Zog ishte pronari më i madh i tokave dhe eksportuesi kryesor i të mirave. Nëse sovjetikët e shtynë vendin drejt industrializimit dhe kooperativizmit, një ekonomi e pavarur fshatare do ta kishte ndihmuar më shumë Shqipërinë të zhvillohej ekonomikisht dhe shqiptarët do të jetonin më mirë.
Por që kushtet ekstreme kanë ndryshuar, kjo mund të demonstrohet nga dyfishimi i numrit të popullsisë, që kryesisht ka ardhur nga ulja e numrit të vdekjeve…Ndërsa në vend po bëhen fushata të mëdha mjekësore për të luftuar sëmundjet ngjitëse, shpërndahen postera, përdoren ilaçe të forta dhe edukohen njerëzit për pastërtinë…
Urrejtjen më të madhe shqiptarët ua kanë rezervuar “tradhtarëve” të brendshëm. Ata akuzojnë “borgjezët” e vendit që ndryshe nga borgjezia në vendet e tjera, nuk e ndihmoi revolucionin duke ndihmuar industrializimin…”Borgjezët në vendet e tjera”, thotë një ish luftëtar partizan, tani drejtues në Muzeun Kombëtar, “ndërtuan industri dhe ndihmuan revolucionin. Borgjezët shqiptarë nuk bënë asgjë të tillë”. Muzeu i shtetit është ndërtuar mbi godinën që dikur shërbente si zyrë për xhandarmërinë italiane. Në këtë vend shumë komunistë janë torturuar deri në vdekje. Instrumente dhe fotografi të ruajtura mirë tregojnë deri në detaje dhunën. Kur flet drejtori për dështimin e bor gjezisë për të siguruar industri, sytë i shkojnë në vendet ku janë ekspozuar instrumentet e torturës. Në këtë moment nuk është e vështirë të lexosh mendimet e tij.
Nesër do të lexoni:
Peter Lucas: Detaje të tjera nga takimi i Sallsbërit me Mehmet Shehun në gusht 1957
Pse Departamenti i Shtetit nuk e mori në konsideratë kërkesën që i erdhi nga Shqipëria
Intervista e plotë e Mehmet Shehut në New York Times

Hala ju ka mbetur mendja e shpirti tek komunizmi. Ne varr mos pushofshin cfare i bene ketij vendi keta njerez. Tani na dalka edhe lirka se tani qe erdhi shoku i tij rama ju zgjidh edhe gjuha te na sjelle edhe ky ditar per te na mbushur mendhjen se edhe ai i donte amerikanet ne shqiperi po nuk e linin ruset. Hajde mendje hajde. Po kush i ha keto. Po libri per imperializmin amerikan. Po ikni derdiment te kesaj gezete qe botoni keta. Duhen abadonuar. Denimi me i madh edhe i merituar eshte te mos botojme asgje per ta. Nukm nxirret dhjame nga pleshti. Te perpiqesh tani te na serviresh edhe ata si properendimor por spo i linin eshte nje djallezi qe nuk ka monster. Qofshi ju qe e beni
ky amerikani i tregon keto historina me hollesi ;;; ne kohen e enverit te vinje ne albanie ;;sikur te shkonje ne varreza ,,,; te gjithe te trishtuar ;;; te frikshem ;; ushtare gjithandej ;; turistet ndiqeshin dhe nuk kishin te drejte te na flisnin ;; spiunazh ;;; oh zot ;;; kur kujtoj pushimet qe kam bere ;;kam vizituar vende dhe si ne shqiperi nuk shikoje ;;dhe kur thote se amerikanet nuk e dinin ku bie shqiperia ka shume te drejte ;;; kam pyetur franceze parisiane dhe nuk e dinin ku binte ;;; komunistat na mbyllen ;;;na lane ne vuajtje ;;; per tu veshur njerezit nik kishin leke me rrogat qe merrnin ;;; se rrobat kushtonin shtrejte ;;;kur shikoj ne France qe populli blen placka dhe nuk i vesh asnjehere ;; behen pishman ose nuk i pelqejne ;;; ne ne shqiperi kishim nje xhakete nje pulover 1 pantallon ;; i lanim shplanim dhe i thanim ;;; nr France kam blere bluze dhe ni i kam veshur asnjehere ;;;te re nuk me pelqen ;;; ndersa per cunin e enverit ;;kisha deshire ti beni pyetjen ;;; kush e vrau mehmetin ;;; se i mbanka mend ,, disa gjera ;;
Nuk ashte rastesi si shkruajn tash e pare per kta diktator.Edi Rama ka ndermend ti ngrej ne pedistal kta kryeminel me rastin e 70 vjetorit te ozurpimit te vendit nga kto bisha.E filloj me teriska dhe kur ra si nje keqe e madhe e perfundoj me tallona.Vetem mba 90tes nje pjes e vogel e kuptoj se kush ishte komunizmi se te tjert e dinin.Si nuk e dinin kur i mori shqiptarve cdo gja.U ndaloj besimin ku u rriten disa breza pa edukim fetar.Cdo gja e keqe qe ndodhi e po ndodh te kta kryeminel e ka burimin.Prandaj per aq sa zgjati ozurpimi i tyre aq do baj te zhduket era e keqe e tyre.Pra 500 vjet na la mbrapa TURQIA e 50 PKSHqe tre her ka ndrruar emer po gazeten zeri i popullit nuk e hoqi kurre edhe pse kurr nuk ka qene e popullit.
Po vetem per Edi Ramen mos thuaj qe eshte komunist. MUnd te thuash shume gjera per te por jo qe eshte komunist. Kush ka jetuar ne Tiranen e fundviteve ’80 do te ta konfirmoje kete.
Po mre ja kane then keti amerikanit.Ne cdo vende te botes borgjzia e ndihnoi luften per liri,sigurisht jote gjithe. Po borgjezia jone ca beri,e ropi dhe me shume shqiperin dhe u be me pushtusin. Ca ben borgjezia e sotme(jo bisnesmet e ndershem,sado te pasur qofshin) po sara e blendit qe lepihen me cdo kryeminister.Kur ka fole nanjeher emisioni opinion per poshtersit qe jane bere shqiperise?Asnjeher. Blendi kur i prishin interesat e ti e bente emision kulturoro politik. Keshu kane qene borgjezat shqiptare,keshu ka qene balli,zogistet dhe dreqi me te birin. Shqiperia te pasurit i ka pasur dhe i ka qenie te liga,prandaj nuk ecim para ne. Leket qe kan vjelle 23 vjete,pse nuk i lene shqiperi te pakten,te hapnin fabrika te punesoheshin njerzit po i kan syrgjynosur gjetiu. Enveri i keq i mire,eshte shume po shume here me i mire na Sali Berisha. Deri tani Enveri ska dal agjent i asnje agjenture,kurse saliu minimo eshte i 2 agjenturave.
beni qe paske mesuar permendesh refrenin e borgjezise, ja disa fakte qe deshmojne se sa Enveri ishte i lidhur me jugosllavet:
“Një ndër direktivat më të rëndësishme e më të njohura të Enver Hoxhës, atë të datës 3 nëntor 1943, dërguar në emër të KQ të PKSH‑së, komiteteve qarkore, ku ndër të tjera thuhet:
“Duhet të popullarizojmë luftën nacional‑çlirimtare dhe veçanërisht të jugosllavëve dhe grekëve. Duhet të shtrojmë haptazi dhe pa ndrojtje problemin e vëllazërimit tonë me popujt jugosllavë dhe grek. Të demaskojmë pa mëshirë reaksionin dhe shovinizmin që mundohet të na vërë në luftë me fqinjët, ta bindim popullin se interesi i lartë i atdheut kërkon që të jemi të vëllazëruar me popujt grek e jugosllavë, t`ia heqim maskën shovinizmit që mundohet të dalë si mbrojtës i Shqipërisë nga të huajt dhe t`i tregojmë botës se ne dhe vetëm ne e mbrojmë Shqipërinë nga okupatorët dhe nga imperializmat e huaja. Duhet ta bindim popullin se lëvizja nacional‑çlirimtare greke dhe jugosllave jo vetëm që nuk cënon indipendencën tonë, por ndihmon për ta fituar”( shih “PPSH Dokumenta kryesore”, vëllimi I, faqe221, Tiranë 1971).
Një model tipik jugosllav ishte edhe Kongresi komunist i Përmetit (24 ‑ 28 maj 1944) , si kopje e pastër e Mbledhjes së Dytë të AVNOJ‑it (29 nëntor 1943) të mbajtur në Jajce të Jugosllavisë. Të gjitha organet që dolën nga “kongresi” i mbajtur në Përmet si KANÇ‑i (Komiteti Anifashist Nacional‑Çlirimtar) dhe Komiteti Antifashist Nacional‑Çlirimtar që ishte një lloj qeverie, ishin të njejtat gjëra që dolën nga mbledhja e Jajces. Nuk po zgjatemi në të tjerat por po kujtojmë se në deklaratën e “kongresit” ju kushtua rëndësi e madhe “vëllazërimit me popujt e ballkanit” dhe domosdoshmërisë se “krijimit të një federate ballkanike”.
Pas Luftës së Dytë Botërore pushteti që u ndërtua në Shqipëri u vu plotësisht në shërbim të jugosllavëve. Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor ‑ 2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:
“…Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. …….U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë….(gazeta “Bashkimi” 25 qershor 1946).
Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:
“…Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë…..”(gazeta “Bashkim” 26 qershor 1946).
Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:
“..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë……Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë….”(gazeta “Bashkim” 3 korrik 1946).”
Info dakort me ty 100%.Po mire ne ca kushte qe shqiperia ne ate kohe qe flisni ju. Po partizanet greke dhe Jugosllave ishin kundra nazizmit dhe fashizmit.Ti haron te thuash qe partizanet kan luftuar deri ne beograd dhe me gjere kunder okupatorit. Po une zoteri nuk jam dakort me gjithcka qe beri Enveri,se une ne bindjet e mija me shume jamw na krahu MEMETIT. Po ne ato vite qe thoni ju shqiperia qe e mbaruar,po sa morri kembet ca i beri serbise dhe titos,ca beri me bashkimin sovjetik.Ca u beri titistve dhe agjentve Ruse. Dhe se ka bashkpunuar Enveri ka bashkpunuar hapur,si me cdo fqinje qe duhet te bashkpunonte dhe te mbante raporte te mira,jo si Saliu qe ben sikur i ka inat dhw bisneset ne shqiperi i kan greket dhe serbet
Une jam dakort me ty per te metat e Enverit,po mos kraso 1943 ti me 2005 e Sali UDB ti.ENVERI I KEQ I MIRE THASH NUK KA DALE DERE TANI,AS NA ARKIVAT E CIA AS TE UDB DHE AS TE KGB AGJENT I NA 1 SHTETI TE HUAJ,KETE THASH UNE,NUK E BERA TE KULLUAR. PO BERI 1 GABIM TE MADHE ENVERI QE DWNOI DHE NIPRIT,PA PER ATA QE BASHKPUNOIN ME OKUPATORIN NUK ME VJEN KEQ MUA. NUK ME VJEN KEQ PER SEREN E FEVZIUT MUA. FEVZIUN E RITI DAJUA DHE E SHKOLLOI DHE AI I KA HEDHE NE GJYQE FEMIJET E DAJOS PER PRONA. SERA FEVZI ESHTE GEN DHE ADN TRADHTARE,DHE PER QENIEN NJERZORE NUK KA GJE ME TE KEQE SE TRADHTIA Z INFO. FLM
“Ti haron te thuash qe partizanet kan luftuar deri ne beograd dhe me gjere kunder okupatorit”
beni,
Une harrova te te shkruaj edhe per masakren e Tivarit por nuk eshte vendi ketu t’i futemi gjere e gjate.
Sic e sheh une te solla fakte e dokumente ndersa ti vetem llafe dhe opinione te tuat.
Nuk argumentohet me ” ca u beri” sepse historia kthehet ne llafe blogu ” e lagu s’e lagu”.
Percmon Fevziun e merr per te qena akuzat e Spartak Brahos ndaj Berishes!!!
Per fat te keq praktika kriminale enveriste e akuzave te stisura me agjente, agjentura etj mbijeton akoma.
Mos u merr me llafet e njerit apo te tjetrit por verifiko e dokumentohu sepse vetem keshtu nuk do te perdoresh si mish per top.
Saliu eshte pikerisht shembulli me i mire i “njeriut te ri” qe farketoi sistemi enverist.
Tentativat per te denigruar, Saliun me shoke a thua se nuk ishin pjelle e atij regjimi, mua me duken qesharake, sidomos kur behen nga nostalgjiket e atij regjimi.
Sa per dokumentet mbi sherbimet e Enver Hoxhes si agjent ose si spiun eshte interesante te permendet se si jane zhdukur nga arkivat, me urdher te tij, dokumentet qe i perkasin jetes se tij te viteve 1927-1936 jashte vendit shto ketu edhe dyshimet mbi vrasjet e shokeve te tij si rasti i Qemal Stafes, vetevrasja e Nako Spirus e me radhe.
Shko mor pordhe me rigon ! Na paske sjelle fakte ti ? Dhe ato “fakte” , na i paske mbledhur ne 2 vjet histori dhe jo nga 49 vjet histori !
Cfare flet mos derdimen ! Pse je ti budalla dhe te gjithe te duken budallenj ?
Po te kishe pak tru , nuk do ta diskretitoje veten duke sjelle “fakte” nga 2 vjet histori 1945-1946 , por nga historia 40 vjecare !
Cilat jane keto “fakte” , zoti deficient ?
Ah more Llesh ziu, te keqen e mendjes qe te ka ngelur ne kohen e qepes.
A thua e ke kuptuar se te jesh i mbrujtur me mesimet e partise nuk do te thote se je i mencur…
Je nje rast i pashprese qe akoma nuk njeh bazat e dialektikes dhe te logjikes e te debatosh me ty eshte kohe e humbur.
Ne rastin tend duhet ndjekur ajo thenia.
“Budallait hapi rruge”
Nga Sarasota Journal: http://news.google.com/newspapers?nid=1798&dat=19570829&id=IuIiAAAAIBAJ&sjid=x4oEAAAAIBAJ&pg=7188,2665748
Oferten gjermane e prishi UDB-ashi Ramiz Alia me Nexhmije Xhunglen , kuptohet me urdher te pakten te UDB-se !
Ka shume bema te zeza qe ky cift i kane bere Shqiperise ! Lexoni raportin e kongresit te “vazhdimesise” , qe vetem i vazhdimesise nuk ishte me cfare ka shkrojtur aty Ramo-Nexho ! Shikoni se si parate e shqiptareve ndrrojne destinacion , nga investime ne ekonomi , ne investime per qejf per “shtepite e rinise” ! Populli ndante mishin me tallon , ndersa Ramo-Nexho , mendonte per “qejfin” e popullit !
Studioni ngjarjet ekonomike 1986-1987 , kur Shqiperia “humbi” ne bursa 500 milione dollare dhe vendi zvarritej drejt skamjes totale ! Vertet “humben” ato para ?
Ne 1987 , Ramiz Boshnjak Alia , “dekorohet” nga FAO (organizata e Kombeve te bashkuara per ushqimin) si vendi me ushqyerjen me te mire te popullsise ! Cfare maskarade ?!
Shikoni deklarimet e Ramo Ali Serbit se si perimet shqiptare (madje ato te importit) ishin te pandotura nga Cernobili !
Shikoni se si industria shqiptare kaloi ne kolaps total (si ajo qe punonte me lende te pare vendi , edhe te tjerat ) kur logjika ekonomike edhe nje femije i sygjeron perzgjedhje dhe selektim , me qellim rimekembjen ! Harruat 80% qe iu jepej shqiptareve te “papune” ?
Per te shkuar pastaj tek gjithe operacioni social-politik i shitjes se Shqiperise dhe vendosjes se nje grupi antishqiptar ne krye te saj dhe rrezimin pa pyetur askend te formes se qeverisjes ne Shqiperi !
etj …etj….etj…. se ka detaje dhe fakte sa te duash , sepse plani ka qene i detajuar dhe sigurisht qe ka lene gjrumet e veta ne terren gjate zbatimit !
Amerika ka qene gjithmon ne shqiperi por me marveshje te fshehte https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
O mark uk,po cte duhet feja ty mor mark uk ,i biri Nues?Po nuk ishte fe komunizmi,me kater apostuj,me dhespot Enverin,13 episkope te byrose politike,si ay episkopi yt Janullatos?
labinot:Une jam shkodran e nuk kam as nje lidhje fetare me Janullates a grek si me i thane.Une i perkas besimit katolik.Ju dukeni si cfar edukimi ke perfituar nga nana parti.
Kjo tregon se nuk eshte Shqiperia qe u vetizolua, sikunder flasin e shkruajne kelyshet e ballit e legalitetit dhe te ish kolaboracionisteve, por ishte Perendimi ai qe e izoloi Shqiperine. Te lumte i dashur Xhevdet qe e ke paraqitur ne kohe kete liber. Do te ishte mire qe te perkthehej e botohej ne shqip qe ta lexojne Fevziu, Bitka, Beqir Meta, Andrea Stefani dhe ndonje bicim tjeter i ngjashem me keta, por edhe edi Rama, i cili e ka quajtur edhe ai lufte civile luften tone dhe Enver Hoxhen e quajti Monster ne intervisten me Blendi Fevziun.
O Nardo perse iu bie ne qafe kot ketyre ? Enveri ka qene vertet Monster per Fevziun , Ed Ramen , Saliun , Fatosin , Mustafa Merliken , Hamit Matjanin , Ahmet Zogollin , Shefqet Verlacin , Xhafer Deven etj etj etj. Keta nuk po genjejne !
E di ti cfare do t’iu ndodhte ketyre po te binin ne dore te Enverit ? Jo qe nuk do te kishin shance te vidhnin dhe shkretonin Shqiperine , apo te falnin territore apo bekonin kufijte e Vorio Epirit me shurren e qenit grek (varrezat dhe shkollat greke apo zaptimi i KOASH) , por as nuk do te tentonin ta benin sepse fundi i tyre do te ishte i sigurt !
Prandaj edhe nje here , mos iu bjer ne qafe ! Eshte e vertete se Enveri per keta ka qene Monster ! Edhe sot iu del ne gjume Monstra ! I tremben shembullit dhe praktikave qe ai la , megjithese po keto praktika kane pasur edhe revolucioni Francez apo ai Anglez , apo lufta per pavaresne e SHBA-se tj.etj.!
llesh,,ke ik per lesh,,,,spiun ishe e do mbetesh ,or lllllesh
Ha…ha…ha….ha…. Mos u trembni ! Kane vdekur apo jo ?
MIRE BEN DITA QE SHKRUAN NGA KETO BOTIME SE NDRYSHE SI DO SHITET GAZETA. SHQIPETARET KANE AKOMA NOSTALGJI PER ENVERERA E PER MEHMETERA. SJU MJAFTUAN 50 VJET DUAN AKOMA. PA LERE KUR DUAN TE NA INXJERIN DHE DEMOKRAT DISIDENT MEHMETIN QE KA VRARE ME SHUME VETA SE CU VRANE NE LUFTE.
Po kush nuk vrau ne lufte,apo ska vrare ne lufte. Tradhtarve mire ja u ka bere,i lumte ajo dore. Po jo ore luften ta benin ata dhe pulaxhinjte te hanin pilafin,keshu thua ti MARKO. Jo or mike jo,kush derdhe gjake mere te drejten e drejtimit. Ku ke pare ti MARK qe luften ta bej ata demokratet tuaja dhe pushtwtin tja u linin komunistve. Jo or jo. Kushe lufton fiton. PER KEDO TRADHTARE QE KA VRARE MEMET SHEHU I LUMTE DORA I NDRIFTE SHPIRTI ATJE KU ESHTE.
.Historia duhet te shkruhet ashtu si kane ndodhur gjerat,dhe do behet edhe per ate kohe te sistemit vetizolues komunist, por edhe qe ndodhej ne presionin e luftes se ftohte.
dhe gjerat duhet te gjykohen ne kohen e duhur e jo sot se gabon ne te vertetat.
Sot duhet te gjykohen bemat e poliltikes ne demokrazi,dhe qe sbene dot demokraci, ku
cdo gje qe eshte katranosur ,eshte bere ne kurriz te popullit qe nga vjedhje e ndihmave per jetesen e fukarase me 1992 dhe te banka e shtetit 2014.
Jo se ky popull nuk e meriton B.E,dhe NATON,se ka luftuar e kontribuar kunder nazifashizmit, e sot eshte pjese se natos ne misionet kunder terrorizmit,por eshte fat historik qe edhe gjeoplitika SH.BA dhe Gjermani e B.E jane me SHQIPERINE.
kjo duhet te jete mirenjohje nga politika reale shqiptare.
mirenjohje nga populli shqiptar,mbare kombetar.
AS ENVER SADISTI DHE AS MEHMET KATILI NUK MUND TE ISHIN NE KRYE TE SHTETIT ME NJE SISTEM DEMOKRATIKE PERENDIMOR.
Kete gje duhet ta kuptoje Xhote-Gazetari i DITES para se te publikoje brockulla mallengjyese dhe justifikuese per fajtoret e falimentimit te ekonomise sone kombetare dhe renimin total te shtetit. Kush ne SHBA apo ne Perendim do te pranonte Enver Hoxhen si nje LIDER normal te nje vendi evropian kur ky gjakatar kishte mbushur lumenj me gjak njeriu te pafajshem dhe kishte masakruar dhe likuiduar opoziten demokratike te intelektualeve shqyptare? Sekretari i ambasades amerikane ne Tirane Loni Adhami u vra me tortura te padegjuara nga xhelatet e Enverit dhe te Mehmetit qe ne fillim te marrjes se pushtetit nga banda sadiste komuniste. Si do te pranonte SHBA te bisedonte me Kriminele te tille per bashkpunim ekonomik dhe politik? Jo vetem vendet Perendimore, por edhe vete BRSS ne udheheqjen e Nikita Hrushcovit pas renies se Kultit te Individit te Stalinit ne Rusi deshen te largonin me murafet Enver Hoxhen nga drejtimi i shtetit duke e zevendesuar me Liri Belishoven, por pederasti pa shkolle dhe pa arsim Enver Hoxha megjithese pa shkolle ishte mjaft dinak dhe zoteronte nje nuahtje te vecante natyrore per te parashikuar situatat dhe i parakaloi planeve sovjetike per zevendesimin e tij sic ndodhi ne te gjitha vendet komuniste te Evropes Lindore duke vrare dhe prere kundershtaret dhe duke e futur vendin tone ne nje izolim te papare deri atehere.
Vitet 80-90 treguan qarte se ku e coi vendin aventura e Enver Hoxhes per te mabjtur me cdo kusht pushtetin e tij te pakufizuar dhe duke e transformuar Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij. Atehere te gjitha tezat qe Xhedet Shehu hedh ne kete shkrim nonsens per shqyptaret e paditur duke i u referuar llafollogjise boshe te cunit te madh te Enverit se sinjali nga Perendimi nuk i erdhi ANTIKRISHTIT albanez asnjehere nuk ka kurfare te vertete dhe perben mashtrimin e radhes te familjes sadiste ADAM’S Family per te justifikuar krimet e tyre.
MARKO, Dita e ben lojen tamam,sic e bejne te gjithe ata qe duan te rrojne nga fitimet.
Kjo gazete e di shum mire qe ky popull pjesa me e madhe e tij eshte ne shkallen e hajvanit.
SHEHUT DHE KAZHANIT
Qe mbani gjalle kureshtjen e lexuesve te DITA-s me fakte te reja dhe te vjetra te historise se ketij vendi te martirizuar, eshte kenaqesi per te gjithe. Keshtu arrijme te plotesojme pak e nga pak fjalekryqin e sterzgjatur te enigmave akoma te pa deshifruara te historise sone.
Kazhani pyet perse u rikthyen personazhe si Lesi e kompany, me pretendimin se ndonjesyresh i ka njohur ne momentin e demolimit te tyre.
Shehu, qe ne kete histori eshte edhe protagonist, perkthen dokumente historike qe forcojne idene e shume prej nesh per protagonistet e vjeter dhe te rinj te shkaterrimit te Shqiperise.
Binomi CIA amerikane dhe UDB-ja serbo-malazeze deshmohet edhe me fakte historike se eshte aleanca qe dermoi kete vend dhe vazhdon ta masakroje ate, edhe pse se fundmi mori nje goditje si asnjehere me pare nga nje milion votues te 23 qershorit, pavaresisht qe perfituesit u bene ca Kokedhjere e pedofile te ndyre.
Pa u zgjatur ne poshtersite e Ramiz Alise si agjenti numur nje i tyre ketu dhe Shkreli e Biberaj ne Amerike, meqe Shehu eshte protagonist per disa vite ne kete masaker antishqiptare, mbase edhe jashte koshiences se tij, dhe Kazhani i rreferohet periudhes se fundit te bashkepunimit me Lesin, perse nuk tregoni historine personale te perjetuar me keta debile qe meritojne vetem anilim?
Si u punesuat nga Lesi e Biberaj, kush ju ndermjetesoi e cilat ishin linjat e demarkacionit qe ju imponuan keta kriminele?
Ilva Taret, e Nikoll Leset, e Ylli Rakipet, e Artur Çanet, e Eduard Selamet, perfshire edhe ju jeni te rikthyerit e nje riorganizimi te ri te forcave obskurantiste te drejtuara me trashegimi qe nga koha e luftes na-çl nga serbo-malazeze te amerikanizuar, ne dem te lirise e pavaresise, te zhvillimit te ketij vendi ne sovranitet te plote.
Parzoten mar Mark a je tu nejt urt ‘ shshshshshs …..Vdekje Sali Berishes
kur iken macja dalin dhe shesin p…e minjte .o shqiptar i mjere ! nuk rregullon dot problemet e familjes ku jeton ,jo me te flasesh per Birin e Shqiperise qe ju dha gjithcka edhe jeten e tij ,diskutime per te kaluar kohen kur shkon ne hale jane keto me larte .Burrat e shqipes jane te rralle shume te rralle ata po ndoten nga goja e qelbur e armiqve te ketij vendi .turp per te gjithe neve .!