Bujar Kokonozi ka qëlluar sërish në shenjë duke zgjedhur një gazetare të hijshme për Pasditen në TCH. Pasdite në TCH është një nga emisionet më të shikuara falë menaxhimit intelektual të drejtueses Ulpiane Lama e cila u tërhoq pas një eksperience 2 vjecare për t’ju dedikuar karrierës së saj akademike.
Nuk ka qënë aspak e vështirë për regjisorin e mirënjohur Bujar Kokonozi që të zgjedh një nga spikeret e News 24, Kozeta Turishta, e cila vec bukurisë natyrale gëzon edhe potencialin e duhur intelektual për një emision të këtyre përmasave. Turishta e cila e thërret veten në FB “Cosette Cosette”, ka shprehur një mirënjohje të gjatë për Zotin, News 24 (ku punonte së fundmi) dhe në veçanti për regjizorin Kokonozi, i cili di të surprizojë publikun e Pasditës në çdo zgjedhje të tij vit pas viti.
Pasdite në TCH është drejtuar fillimisht nga Arbana Osmani, ( koha e artë) dhe pas tërheqjes së Osmanit për shkak të impenjimit tek e “Diella” dhe “BB”, Bordi i TCH vendosi ta zëvëndësonte me një nga spikeret Genta Popa e cila gëzon simpati në audiencë. Nuk dihet pse, dhe si, Genta u largua dhe vendin e saj e zuri një reportere e Top News, dikur pjesëmarresge në Miss Tirana.Lira Burgija, ishte gjithashtu zgjedhje e regjisorit Kokonozi, por për arsye që sërish nuk dihen sezonin e dytë kontrata me Lira Burgijën u ndërpre dhe sot ajo vijon punën si reportere ne redaksinë e informacionit në TCH.
Ulpiana Lama u zgjodh si e vetmja bjonde dhe e mençur që mund të konkuronte Rudina Magjistarin (e cila sot në të gjitha sondazhet rezulton të jetë fasha e orarit më e ndjekur nga të gjithë emisionet e tjerë simotra, e ndjekur shumë afër nga Pasdite në TCH).
Ulpiana i bëri një konkurencë të fortë e dinjitoze, me batuta me kripë, por as ajo nuk ja doli të që eklipsonte Magjistarin totalisht, e cila ndoshta për hir të famës dhe buzëqeshjes së saj ruan vendin e parë.
Gjithsesi jemi të bindur që TCH edhe këtë herë nuk ja ka futur kot dhe se Cosette Cosettë do sjellë ndryshimin e madh. Nga fotoja gazetarja të kujton këngën e PD në vitin 2009- “Shqipëria po ndryshon”. Me siguri kështu do të vijë ndryshimi edhe në TCH, bashkë më Kozetën!
Për ta njohur më shumë shpirtin dhe botën e Kozetës, lexoni më poshtë:
“Nëse dëshiron të bëhesh dikushi në jetë, ji i sinqertë, i thjeshtë, dhe me këmbë në tokë… Mirë thonë që dashuria e vërtetë nuk zgjat përgjithmonë…Pas fiks 10 vitesh, divorcohem nga dashuria ime e vjetër Lajmet; isha 18 vjeç kur dhashë për herë të parë një Edicion Informativ, e pikërisht në studion e atij tv që më ndriçoi rrugën drejt një bote më të gjerë televizive në mediat kombëtare. “Rozafë”, mirënjohje e falenderime nga ana ime!! Duke filluar nga dt.1 shtator 2014 do shihemi në Top Media. Ndjehem shumë e vlerësuar, që Top Channel, më ofroi mundësinë për të qenë pjesë e stafit të tyre, duke më besuar drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”. Privilegj për mua të jem pjesë e kësaj studioje, pas prezantimit në këtë format edhe të kolegeve të mia paraardhëse, figura te nderuara dhe model në llojin e tyre, si Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgia, dhe Ulpiana Lama, të cilave shumë përzemërsisht i përcjell respektin dhe konsideratën time më të madhe! Falenderoj Mjeshtrin e Madh Bujar Kokonozi, dhe pjesën tjetër të bordit drejtues që pikërisht më zgjodhen mua mes shumë kolegesh të tjera të nderuara, e shumë profesioniste. Kënaqësi e veçantë dhe fat për këtë mundesi në Top Channel, do bëj më të mirën që të gjithë të ndjeheni krenar për mua”.

Po ate Lira Burgia-n per cfare e permend??
Ajo ishte nje SKANDAL i vertete!!!
Njelloj si kolegia tjeter ne TVSH,vetem se babai i saj eshte regjizor atje!!!
Arbana dhe sidomos Genta Popa ishin MODEL i nje prezantuese me KULTURE .
Nga paraqitja besoj se edhe kjo e reja duhet te kete nivelin e Genta Popa-s!!!
Ulpiana i dha Top Chanelit fytyren njerzore dhe komunikimin e çilter jashte shtirjes.Nje Psikologe e pregaditur që te ofronte surpriza me te ftuarit e saj.
Ulpjana mbetet e pa zevendsueshme per mendimin tim.Rudina Magjistari eshte e bukur dhe e ëmbel si krijese me nje te folur ledhatare,por Ulpjana eshte me e kualifikuar per te bere dialog me njerzit.ULPJANA ESHTE MJESHTRE E SHPIRTIT NJERZOR.
Une nga Gjermania e ndiqja me endje,ajo i bente konkurrenc pa frike dhe Talk maestreve me te medha botrore
.Ulpiana:WE WILL MISS YOU
E KISHTE PER HIR TE RIMES
Suksese !
SUKSESE
Genta Popa duhet te jete model per foleset dhe prezantueset e reja per seriozitetin,kulturen,vetepermbajtjen,cilesi te rralla tek corolojkat e ekraneve.
Kesaj i thone te tallme me lezet. obobo cfare i paskeni be Bujarit. ne fakt si ka ec te shkretit fare. Vec Arbanes te tjerat te gjitha bloze.
Kjo e fundit eshte ik me vrap.
Ne ate orar shikojne TV vetem shtepiaket dhe ato vetem telenovela e thashetheme duan,keshtu qe mjafton nje prezantuese llapaqene dhe u be programi.
kot iku nga NEWS 24 kjo, se atje ishte si ne shtepin e vet. Ose ta merrte me mire Frangaj ne familjen e tij. kjo eshte nje berishiste e thekur
Nuk krahasohet dot asnje me Genta Popen.
Ulpjana i dha Top Chanelit fytyren njerzore dhe komunikimin e çilter jashte shtirjes.Nje Psikologe e pregaditur që te ofronte surpriza me te ftuarit e saj.
Ulpjana mbetet e pa zevendsueshme per mendimin tim.Rudina Magjistari eshte e bukkur dhe e çilter,por Ulpjana eshte me e kualifikuar per te bere dialog me njerzit.ULPJANA ESHTE MJESHTRE E SHPIRTIT NJERZOR.
Une nga Gjermania e ndiqja me endje,ajo i bente konkurrenc pa frike dhe Talk maestreve me te medha botrore
.Ulpiana:WE WILL MISS YOU
Une po habitem se si Magjistari qenka me e ndjekur se sa Ulpjana
Nuk mundesh te krahasosh nivelin inyelektual.fjalorin apo klasin e Ulpjanes me rudinen
Ajo qe me shqeteson nuk eshte niveli o rudines por niveli i audjences
Kam frike se gishta do ti kthehen ne bumerang… por nga pas ama….
Kjo ka ngritur dy gishta perpjet. Siduket nuk i mjafton Nje? Do ishte mire qe ta filonte programin me nje pershkrim te Berishes.
Po ato gishta ku i con nuk i gjen ndonje vend tjeter
Tocundowh! That’s a really cool way of putting it!