Veliaj komenton vendimin e Gjykatës për ndalimin e Kullave te Liqeni: Palë me qytetarët, jo me betonin

redaktor

Kandidati i së majtës për Bashkinë e tiranës, Erion Veliaj është shprehur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e ndërtimeve në digën e Liqenit në Tiranë, hapësira thuajse e vetme e gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit.

Lajm i mirë: Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK për Pallatin tek Diga e Liqenit – NDËRTIMI PEZULLOHET! Faleminderit të gjithë qytetareve që besuan dhe mbështeten aksionin tonë për të ruajtur Parkun e Liqenit. Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki”, shkruan ndër të tjera në faqen e tij në FB, Veliaj.

Ai theksoi se “nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK dhe qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën betejë për anulim”.

Ndërtimet e kullave pranë Liqenit të Tiranës janë një shqetësim i madh i qytetarëve që kanë gjetur aty të vetmen hapësirë të lirë nga pushtimi mbytës i betonit në gjithë Tiranën.

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile i dërguan fillimisht një letër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Kryeministrit dhe Prefektit të Tiranës për ndalimin e këtyre ndërtimeve absurde.

“Ne qytetarët e Tiranës kundërshtojmë me forcë dhe indinjatë “lejen” e dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një kompleksi banesash shumëkatëshe nën digën e Liqenit Artificial. Ambientet publike të lira janë pronë e të gjithë komunitetit, me funksion jetik për shëndetin dhe mirëqenien tonë, sot dhe për brezat e ardhshëm – thuhet në këtë letër, të firmosur nga 47 aktivistë.

Leja e paprecedentë e Bashkisë Basha për 5 pallate 20-katëshe te diga e Liqenit Artificial në Tiranë ka sjellë shumë reagime të tjerë, por gjykata pritet të thotë fjalën e fundit.

Vendimi i sotëm duket shpresëdhënës.

Edhe qorri i qorrave të qorrave, pas katrahurës që është bërë, e sheh se Tirana sot, veçanërisht qendra, ka nevojë për frymëmarrje, gjelbërim, parqe, lulishte, rikualifikim, dhe jo për të mbushur me pallate të larta edhe ato pak hapësira të ulëta që kanë mbetur. Të del klithma “Si ka mundësi?! Të del kjo klithmë edhe duke menduar se një akt i tillë i kryetarit të Bashkisë është edhe vetëvrasje politike për vete dhe partinë e tij. Sepse me këto leje PD-ja humbet edhe arsyen e fundit të ekzistencës, pasi vërtetoi edhe përpara zgjedhësit më naiv se përtej retorikave elektorale me trafikantë dhe antitrafikantë droge e prostitutash, në prapaskenë luhet një lojë e pisët interesash banale të një grupi që ka një parti të vetme, lekun, dhe se në këtë rast s’ka burrë që mund t’u mbushë më mendjen njerëzve se Kryetari nuk ka bërë hesap të marrë 20 përqindëshat për të cilët akuzonte Ramën duke i bërë naftën jo vetëm Bashkisë, jo vetëm PD-së,  me këto akte, por edhe Shqipërisë” –  shkruante disa muaj më parë lidhur me këto ndërtime që kanë nisur, publicisti Fatos Lubonja / DITA

 

 

Share This Article
39 Comments
  • Si ka mundesi??
    Po Basha i pari por edhe te tjere nuk kane asnje lidhje me Shqiperine more Fatos.
    As u dhemb, as e duan.
    Basha vete eshte holandez, numeroni ne politiken shqiptare sa shume njerez jane me kombesi a shtetesi te huaj, pra me pasaporta vendesh te tjera.
    Femijet i shkollojne andej, shtepite i blejne andej.
    Ketu jane vetem per te prodhuar parate qe u duhen per andej.
    Kaq e thjeshte eshte.
    Nejse xhanem, vete i zgjedhim ne krye. Mire te na behet, se kaq meritojme.

    • Gabim ate e zgjodhi dhe e vuri Berisha.

      Keshtu eshte kur nuk ka ligj te rregullt per zgjedhje politikanesh. HYpen maloku dhe nuk zbret derisa te vedsi. Ligji duhet te jete i qarte ska me lidder partie te jete pronar partie!!!! (E kam dhe per malokun qytetar te PS apo cdo partie tjeter.)

    • Basha duhet derguar per ndjekje penale. Ne cdo intitucion qe ka shkuar dhe ne cdo ministri ka lene balte prapa, rrumuje e shkelje ligjore. Ishte minister i transporteve beri nje tender qe nuk parashikohej nga ligji Shqipetar dhe u shperdoruan miliarda leke te shqipetareve per te bere rrugen Durres kukes, dhe akoma e sot e kesaj dite shqipetaret paguajne leke per kete rruge, si pasoje e shkeljeve te bera nga Lulezim basha. ishte Minister i jashtem mori pjese ne marreveshjen per faljen e nje pjese te territorit te tokes shqipetare Greqise(Nje pjese te Detit jon).
      Dhe ishte gjithashtu minister i brendeshem ne kohen kur ndodhen ngjarjet kur ndodhen ngjarjet e protestes se 21 janarit. ku eshte Luezim basha.

  • Si flet Fatosi 🙂
    sikur deri tani ishim ne dileme nese Basha ishte aty per te bere 20 perqindshat apo jo.
    O Lubonj!
    Erdh fundi i mandatit, nuk durionte dot me.
    Edhe kaq duroi me shume se ai tjetri qe ishte para tij
    Leke vlla, leke
    Asgje tjeter nuk ka rendesi

  • Si ka mundesi?????!!!!! Sepse eshte nje popull qe kohen e vret kafeneve, duke u marre me llafe, ose lojrave te fatit..duke pritur FATIN e DHJERE….Ke te te drejte, Z.Lubonja per klithmen qe del nga thellesia e shpirtit, por ky popull ka vdekur, ose me mire nuk i ka mbetur asnje vlere, perndryshe nuk ka si shpjegohet ky qendrim….sa per LULASHET, vendi i tyre duhet te jete qelia…..po kush do ti fuse….

  • Shifeni Tiranen nga avioni.
    Qyteti me i shemtuar dhe me i haperdam ne Europe.
    A thua nuk e shikojne keta Lulat Salinjte dhe Edvinat kur hypin e zbresin qiejve?
    >>>???

  • Ky popull qe sipas Zoterise,, “lejon ti ndertohet nje pallat tek hunda”,, eshte i njejti popull qe vret vellane apo babane per nje hu gardhi apo per nje vije uji. Eshte ai popull qe kurre ne historine e tij, nuk e ka pare dhe nuk e ka trajtuar shtetin si te tijin, si dicka pozitive por vetem si dicka jashte tij, qe duhet vjedhur dhe grabitur por kurrsesi qe te identifikoje vetveten me te.
    Nuk eshte aq shume tek populli dhe mosreagimi i tij sesa eshte tek mungesa e organizimit si shoqeri, tek deshtimi yne si shoqeri per te ndertuar nje shtet dhe nje ndergjegje shteterore, nje sistem vlerash qe do na mundesonin shpernguljen e perhershme nga primitiviteti i jetes ne shoqerine tone.
    Deshtimi dhe diskretitimi total i politikes shqiptare, kriminalizimi i saj dhe venia ne sherbim te botes se krimit me qellim pasurimin e shpejte personal ne kurriz te komunitetit, ka bere qe gjithkush ne kete vend te humbe cdo shprese per nje te ardhme me te mire, per nje jete ne nje shoqeri europiane ku ligji dhe askush tjeter jane pike referimi dhe orientimi.
    Pare ne kete aspekt, ky popull ka ato politikane qe meriton.
    Nje popull qe duron shfarosjen e fshatrave te tere, vetem e vetem qe te pasurohet i biri i Kryeministrit, nje popull qe zhytet ne lufte civile per hir te karrikes se te njejtit person dhe akoma sot i duhet te degjoje “thesaret” qe nxjerr cdo dite nga goja ky plak i rrjedhur,,,,ky popull i duron edhe pallatet 20 apo 35 kateshe.!!

  • o zoti fatos ti ju bie hakut kujdo por puna eshte se ti ke mendjen jo forcen ti ndalosh .keta e kane ber shqiperin katrahur sikur e kan ciflikun e tyre .mjer ne ku jetojm ….

  • Me te gjitha cfar the Lubonja ne kete shkrim vetem per nje gje habitem qe si ka mundesi qe ky popull vihet ne loje nga politika dhe ngrihet duke shkuar mprapa tyre por kur vjen puna per vdekjen e ngadalte qe i vjen cdo dite nga keto pallate nuk luan nga vendi U ngrit per armet kimika gjoja se po i vrisnin por keto qe po ben Luli jane me shume se armet kimike

  • Kur qytetaret eTiranes e rrefuzonin pushtuesin e Bashkise,,,,ti more f.lubonja beje mbrojtesin publik te tij dhe derrmuesin e fantazmes suaj te 20%-it.Ti ishe me vullnetin tend te hekurt ne anen e tyre qe idhnin dhe perdhunonin vullnetin sovran te Popullit te Tiranes.
    Kujt i drejtohesh? Per cilet qytetare po te hapet ty barku?Ben mire ti drejtohesh vetem vetes tende dhe henes,,,,ti ke pune me qytetaret aq sa ka edhe lul-kusaro-krimineli.
    Jam e sigurt qe ato perbindshat tek Liqeni nuk do te ndertohen,,,,,kete siguri nuk ma jep meshira e jote more lubonje,,,kete siguri ma jep vullneti i shenjteruar i 23 qershorit 2013-te.
    TUNG.

  • or fatos ti ke te drejte more shqiptar ;;; por kujt ti flasesh ;;; cobaneve ;;; rama basha berisha meta e bene vendin rremuje pallate per te mbushur xhepat dhe as qe e cajne per te varferit ;; shqiptaret e shkrete ;;; rama meta berisha basha duhet te futen ne burg se na shkatteruan per te pasuruar veten dhe njerezit e tyre ;;; keto njerez qz drejtojne shqiperine nuk jane shqipetare ;;; isha ne kroacie ne sllovenie dhe nuk pashe keshtu shkaterrimesh ;;; shqiperia po shkaterrohet cdo dite dhe shqiptaret thithin ajrin e piset ;; se rama meta ;;; basha berisha i kane bere vilat jashte qytetit ;; ne vende me pisha me ajer te paster ;;; ndyresira pisa ,jane ;;

  • Te “Li Qeni” jane ne loje ZENI-gita dhe Burri Gites…apo e harruat debatin para 4 vjetesh?????
    Ky veprim i kryetarit te bashkise perben krim me paramendim…..dhe denohet 20 vite burg! Po kush do ta zbatoj ligjin??? Keshtu si i kane bere ligjet keta nuk ju hyn gjemb ne kembe….deputete me liste partie……MAFJE E GJALLE E GJITHE POLITIKA!

  • Ate “si ka mundesi” kerkoja vetes ti Fatos, mos na e kerko ne. Dhe mos na e kerko ne te dalim kundra atyre legenave qe mbeshtete zotrote publikisht ne fushate. Madje doje te bindje sa me shume qe te votonin “njeriun qe qesh” ashtu siç bere ti! Dil ti atje perballu me vemjet qe iu dhe voten se une dhe shume te tjere e kishim aq intuite, sa ta kuptonim ate vemje te qelbur se sa seriozisht e kishte tramin, bulevardin, stacionin multimodal dhe çeshtjen e betonizimeve ne Tirane! Dil ti tani i pari si person publik qe je, dhe laje ate gabim trashanik qe ke bere kur vendose te jesh ne krahun e nje njeriu pa pike yndyre, siç eshte ai per te cilin ti flet dhe mekesh me te drejte duke thene “si ka mundësi”, se kam ndot t’ia permend edhe emrin nje batakçiu si ai!!! Njeri i neveritshem qe te kall krupen.

  • Fatos je i vonuar per vleresimin e kukulles sa salserbit dhe cubit te Bashkise se Tiranes dhe gjithe Shqiperise.
    Megjithate kushdo qe denoncon mostrat eshte i mirepritur

  • Ju analistet e coroditni perdite popullin.Per te njejtin problem njeri pro tjetri kunder.Ose per te njejtin problem,i njejti analist sot pro dhe neser kunder.

  • LULU BASHA ESHTE ASHTU SEPSE POLITIKA JONE KOMBETARE E DO KESHTU.

    Prandaj Fatos Lubonja nuk ka te drejte qe gjithe fajin per betonizimin e Tiranes, por jo vetem te Tiranes, por te gjithe Shqypnise si mos me keq, pra Fatos Lubonja pa te drejte ja hedh fajin si kopil jetim Shoqerise Civile shqyptare dru me pre qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Le ta shtjellojme me sakte kete fenomen te debilizmit te shqyptareve qe kane lejuar nen hunden e tyre te ngrihen KULCEDRA prej betoni nga lakmia e biznesmeneve barkderra me lobime ne kahe te ndryshme te politikes:

    Lulu Basha e zgjodhi Saliu si ndihmes besnik te vetin me rekomandim te vajzes se tij Argita dhe e solli direkt nga Kosova duke e hedhur me parashyte ne kolltukun e Ministrit te Transportit ne kohen kur po vendosjej fati i rruges Durres-Kukes me shume miliona per t’u vjedhur nga pushteti mafioz komunist. Kryeprokurorja bukuroshe Ina Rama e sorollati ceshtjen e vjedhjes makaber te fondeve publike aq sa Gjykata Servile te vleresonte kalimin e afateve te procedures dhe i la EUROT e grabitura ne permasa kolosale ne doren e Klases Politike me pushtet. Me pas Dosja u mbyll per efekt te mandatit te deputetit dhe nuk u hap me kur Lulu Basha e humbi mandatin e deputetit duke lene ne nje harrese te cuditshme vjedhjen me arrogante te fondeve publike nga pushteti i Sali Berishes. Prandaj tani mund te pyesim:

    PSE NUK E HAP DOSJEN E RRUGES SE KOMBIT KRYEPROKURORI LLALLA?

    kur i ka te gjitha mekanizmat ligjore per ta kryer lehtesisht kete gje?

    Lulu Basha vrau protestues ne 21 janar dhe Edi Rama ne krye te protestes atehere u betua se do te ndeshkonte fajtoret pasi te merrte pushtetin, por ja ku eshte Lulzim Basha si KOQE Molle dhe jo vetem nuk eshte ndeshkuar nga Edvini, por del cdo dite dhe akuzon qeverine rilindase socialiste per zullume qe i ka bere vete me pare bashke me Saliun.

    Lulu Basha ka genjyer disa per pasurine e tij breda shtetit dhe jashte tij dhe nuk ka dhene asnje shpjegim ne ILDKP per pasurimin e tij galopant nga kamarier ne Rinas ne Milioner me pushtet me shume prona, vetura dhe pasuri te jashtezakonshme. Ne vend qe Drejtesia te merret me vemendje me kete dudum te Saliut pa asnje njohuri ne drejtimin e qeverisjes e shikojme si Kryetar Bashkie apo si Sekretar te Pare te Partise Komuniste te Saliut te dale cdo dite ne TV dhe te leshoje brockulla dallkaukesh pa fund ne median tone amatore me akuza irreale pa e vrare fare mendjen se po te ishte ne nje vend tjeter me Demokraci minimale do te ishte me kohe ne burg per zullumet e tij. Ketu mbetet te pyesim:

    PSE ATEHERE ESHTE FAJTOR MILETI O FATOS LUBONJA?

  • si ka mundesi qe nuk bezajne!!!!
    po se nuk ka shtet,ose me mire nuk ka pasur ndonjiher shtet.keto gjera nuk i zgjidhin dot dhjete banore qe do ti zihet dielli per te cilet,me fal,po nuk e …njeri, po i zgjidh shteti shoku shteti.vetem ai.te gjithe te tjerat jane perpjkje kacakesh ose llafe boshe gazetash qe fluturojn ne ajer.shkelja ben muuuu,dihet kush e ka bere dhe perse.nuk e kan bere komshinjte qe banojne aty prane.dhe kete radhe faji duhet ti vihet ketyre te fundit???

  • Eshte per te vene duart ne koke se si nje bastard si Luli kerkon ti vere flaken gjithe Tiranes vetem per interesa te lekut. Bashke me te eshte vellai i Liri Berishes qe merret me nderime Agim Ramaj i cili leviz gjithe guret ne emer te familjes dhe i pasuruar ne menyre galopante. E shoqja e tij Miranda Ramaj keshilltare e Fullanit. Ai punon me ndertime dhe komandon gjithcka ne lidhje me biznesin. Ne interes te tij dhe te familjes Berisha behet gjithe kjo katrahure.

  • Cfare ka Lubonja qe po flet kunder Bashes….? apo bene per demek me genjy..????

    A thue kane harru me e vu emrin ne borderone eTV Klanit,po,po do ket harru Opinioni i B.Fevziut cudi???e tani kerkon leke nga Basha me e paguar me ja mbyll gojen???

    A po ka hallin e viles se vet ne Petrele…mos ja prishin?me cfare e vuri e si e vuri????

    A po ka frike se do t’jua sekuestroje Edi..qe kane vite qe e shan Edin.se ligji do jete idem si ne USA,merr z.Lubonja ,letren e bardhe ,lapsin ne dore e shkruaj se nga te erdhen keto para qe bere vilen….e do pergjigjesh para byrose kombetare hetimit..do hetehesh e pik…

    A thue je kthyer ne origjinen tende basdarde ,te liberalizmit e degjenerimit….,mire ka bere Enveri qe ju denoj.e ka patur shume te drejte se shihet se si keni bere ne rinine ten de me familjet Lubonja e Pacrami, degjenerimit i perkisnit…e ligjet e shtetit te denon in e jo si sot..po si ore edhe pse kalove ne kampe asnjehere nuk zure mend neper zollume mbete…..mallkuar qofsh e kurre mos i gezofshte ato qe pervetsove…por s’ka kush te denoje se drejtesine e ke perseri nen kembet e sali lul hajnine ,vrasesin shitesin e plackitesin..se anetare i asaj familje antishqiptare je..o maskarada ….ne rinine tende kishim lulishte hapsire e shume me te mira se sot me saline e ramizit shkaterruar vendin shitet e plackitet pasurite e ketij vendi…cfare te mire i solle ti,po ti ketij populli, pervec qe u vure ne sherbim te armiqve e antishqiptarizmin tend te degjenerimit….urretjen e ke petkun me minimal se ka shume per ty o fillicsira e kombit

  • o toso, hajde o burr dil ke opinioni se na ka marre malli. Mezi po presim shtatorin. edhe ti e paske kap postimin e koduar te grides ne fcb…:):):)…

  • Ky popull normalisht,nuk ka vdekur por ka qene i vdekur!le te thoje kush te doje e ti beje qejfin vetes e verteta eshte se te pakten ne 2000 vjetet e fundit ne si(popull qe e kemi çare rrugen e historise me shpate ne dore)me shume se 1950 vjet kemi qene te pushtuar nga te tjeret,60 e kusur vjet nga bashibozuket vendali kjo ka ardhur meqense jemi”trima”..

  • Si ka mundesi ?
    Po more Tos Lubonja, po. Ky eshte prblemi.
    Tamam ! si ka mundesi ?
    Por jo per pese pallate te qelbura qe ndertohen ato
    jane derivate. Neser mund ti prishim prape.
    Por…………si ka mundesi ?
    Qe mbas renies se komunizmit,te gjithe liderit e shqiperise
    o kane qene komuniste, o jane bije komunistesh ?
    Qe 90% e parlamentareve kane qene edhe jane njerez
    te lidhur ngushte me sistemin e kaluar kriminel
    Qe te gjitha krimet e komunizmit i ngarkohen ne
    kurriz Enver Hoxhes.
    Qe megjithe krimet dritheruese te komunizmit, nuk u denua
    asnje hetues,minister,drejtor drejtorie,sekretar partie,langonjte
    e lagjeve,zagaret e spiunet e rrugeve …..asnje.
    Qe Fatos Lubonja ( i perkedheluri i Bllokut ogurzi ) te jete nga
    opinionistet me ne ze te Shqiperise.

    Si ka mundesi qe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu nuk jane opinioniste
    atyre komunizmi i mori jeten e inteligjenza nuk u mungon.
    Kam idene se nuk e kane te drejten morale.

  • E ngriuni ca prisni apo prisni tju shkaterojn mushkrit e qytetlt tuaj ..kur ju theret lulushi me kriminelin sali i mbushni sheshet plot .kurse per mushkrit jetesore te trupit tuaj nuk levizni vendit mir tjaubejn ase nje cep parku mos ju len beton e befshin cdo cep .

  • Tirana nuk do të ndryshojë kurrë nëse nuk do të çlirohet nga klientelizmi te votojme partite e vogla ALEANCA POPULLORE dhe kandidate te pavarur

  • mesuesi i letersise.
    rradhes tjeter komentoni bukur e mire keto vargjet

    O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
    Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
    Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
    Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
    Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
    O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
    …………………………………………………………………
    Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
    Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
    O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
    O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
    Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
    Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
    Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
    Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon!

  • Ja sa te mbarojne zgjedhjet dhe pastaj do shikohet sesa e vertete eshte kjo. Qe do ndertohet atje kjo eshte e padiskutueshme pasi eshte nisur projekti qe nga Rama keshtu sa te na marrin votat ne deleve dhe ne korrik fillojne punimet pasi e fiton ne shkalle tjeter gjyqesori. Edhe dielli qe binte te liqeni do fshihet tani nga kullat 20 kateshe.

  • Projekti eshte ideuar nga Edi Rama, “Tirana Rock”. Ai nuk arriti t’a bente kur ishte kryetar dhe Basha dha lejen per ndertimin e tyre, nderkohe qe kur nuk kishin Bashkine akuzonin Ramen per zvogelimin e hapsirave te gjelbera. Ndal Ndetimet tek Parku i Liqenit eshte nje nisem jo politike dhe prej 3 muaj protesta modeste asnje nga ata qe flasin sot nuk na eshte bashkuar. Erion, shefi jot qe zgjodhi te ishe kandadat per Bashkine, ideoji kete ndertim, ndersa Basha lejoi realizimin.

  • Por ERION I dashur , po kur te vish ti cdo ndodhe !??? Se mos kushedi. largqofte dhe ju hap rrugen ndertimeve ne fjale qe sot po na i pergezon qe nuk do nderohen ( me demek) .Se aty brend ajane edhe miqte dhe sponsorat e rilindjes qe do ndertojne. Dhe kam shume frike qe kur te behesh ti Kryetar ( edhe pse them ` mos e dhente zoti`) do jesh piekrish ti qe do ju hapesh rrugen ndertimeve aty, per interesa qe ti i di mire se si jane dhe te kujt jane.

    Do flasim perseri

  • Eroin nuk humbet rast qe te shplasosesh palacolluken e radhes qe ne fakt te shkon shume ta besh dhe eshte pjese e ADN -se tende .Po si edhe kesaj here nuk humbe kohe dhe ja dhe meritat vetes ???!!! Nu ke kupton sa qesharak ordiner behesh ne kete menyre .Kuptoje qe vetem neveri ngjall more burre keshtu …ti je dhe djale i zgjuar … Jo keshtu Erion se nuk e gje ne vije

    Je i shemtuar mor njeri me keto qe ben

  • Kushdo qe ka bere kete te mire per qytetaret e Tiranes meriton te shperblehet,Nqs eshte Inuk,le te votohet Inuk kryetare bashkise Tiranes.Basha,Gida,Zeni po bejne valixhet gati dhe u duhen valute per ne boten e pertejme..Ketu do lene gjysh Saliun tu mbroje terheqjen me bresheri ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *