Një letër e hapur për z.Janullatos

redaktor

Hiresi, unë jam bektashi. Pavaresisht besimit te cilit i perkas, kjo nuk ma heq te drejten te shpreh opinionin tim mbi qendrimin e kujtdo perfaqsuesi, qofte ky i institucioneve shteterore apo fetare sepse i perkas atij grupi shqiptaresh qe per fe kane shqiptarizmën.

Hiresi! Kohet e fundit ju jeni vene ne qender te debatit, jo per faj te shqiptareve, te cilet e kane ne gene tolerancën fetare, por per shkak te puneve tuaja te cilat s’mbajne më erë si punë perëndish. Meqenëse objekti i punes juaj ka ndryshuar nga perendia te politika do te thote qe dhe misioni juaj ka perfunduar .

Hiresi, nuk dua te flas me gjuhen e at Nikolles qe ardhjen tuaj ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare e ka quajtur tradheti kombetare, por e vërteta është që ju nuk duhet te ishit ne krye te saj. Si njeri i kenduar qe jeni, duhet të dini që Autoqefalia shqiptare ka Statusin e saj ku percaktohet qarte ne nenin 16, se kryepeshkopi duhet te kete gjak shqiptari, te flase gjuhen shqipe, te kete kombesi shqiptare. Jo vetem kaq. Ne statusin e Patriarkanes se Stambollit ne nenin 34 thuhet: “ Kreu i kishes te jetë prej gjaku, gjuhe i races se vet”.

Ju duhet ta kuptoni qe misioni juaj ka mbaruar. Ka ardhur koha qe autoqefalinë shqiptare ta drejtoj nje shqiptar. Miku duhet te largohet si mik. Zoti ju dhente mendjen e arsyes. Me respekt per veladonin, Krenar Cani, Vlorë.

 

Letër e nënshkruar

Krenar Cani

Share This Article
1 Comment
  • Krenar si mundet te flases me kaq siguri qe misioni i Kryepiskopit ka mbaruar , kur nuk ben pjese fare ne kete komunitet…..apo thjesht keshtu ju pelqen ti kuptoni gjerat te cilat thuhen nga njeres qe i ka mbuluar erresira e pa dijes apo shpirti i vyshkur …..

    Te te bej nje pyetje, cfare e keqe ka sjelle ne keto vite drejtimi i i Kryepiskopit…., me thuaj te pakten nje rast te cilin ka prekur besimin e te tjereve, por eshte e kunderta ka respektuar vazhdimisht bindjen e te tjereve edhe pse eshte sulmuar dita dites personalisht.. Mendoj se gjithkush duhet te shohe drejtimin e komunitetit te tij qe bene pjese…..

    Shuem faleminderit per opinionin dhe sugjerimet, por mos u lodhni me ceshtjet qe i perkasin komunitetit tone…ne momentin qe ne nuk shfaqim ndo njeshqetesim mos u merakosni kaq shume… se po lini pezull ceshtjet tuaja…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *