Ëmbëlsirat e famshme Cinnabon tek rruga e Kavajës ka bërë që ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu të shfaqë një tjetër anë të tij: Pasionin për ëmbëlsirat.
Siç shihet edhe në foto, z.Arvizu shfaqet entuziast ndërsa shijon me kënaqësi ëmbëlsinë e specialiteteve unike në dyqanin Cinnabon që ndodhet tek Rruga e Kavajës. Por jo vetëm kaq, në këto foto ai shfaq dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e përgatitjes së këtyre ëmbëlsirave unike.
Vlen të theksohet se zgjedhja e ëmbëlsirave Cinnabon nga ambasadori Arvizu nuk ka qenë e rastësishme. Ato të janë të njohura si një specialitet amerikan dhe prodhimi i të cilave nisi në vitin 1985 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu shpërndarë me shpejtësi në mbarë botën.
Kësaj vizite i është kushtuar vëmendje edhe në facebook-un e Ambasadës Amerikane.
Cinnabon është një dyqan tipik amerikan prodhimesh brumi, i specializuar në role me kanellë dhe ëmbëlsira të tjera të veçanta.



Z Ambasador!
Embelsirat te befshin mire, se vertet jane te mira, por mos harro te vesh perparsen se do te behet kostumi pis.
AH MOJ GOCE, JE MESUAR ME KATRAGJUSHIN ME ANTIPLUMB, KUR S’KE GJE PER TE THENE MOS FOL TE KEQEN XHAXHAI.