Dërguar me sms në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Të nderuar lexues, dy vargje për hajdutët. Nga M.K., Bathore
Rrodhe-rrodhe ku ku rrodhe
Sillna paret që ti vodhe
Se janë paret e sovranit
Nuk janë paret e sulltanit
Një herë na i vodhi mbreti
Iku, shkoi përtej detit
Shqipërinë e katandisi
Vetë botën e gjezdisi
Erdhi prapë ky i marrë
Sala i bëri lapidar
Atje te stacioni i trenit
Sikur t’ishte nder i vendit
Pastaj thanë i vodh’ Nexhmija
U habit krejt Shqipëria
Por shumë shpejt u mbyllën llafet
I numëruan vetëm kafet
E burgosën katër vjet
Me i nxjerrë një të vërtetë
Katër vjet e torturuan
Por asgjë nuk i zbuluan
Tash kanë dal’ hajdutët sheshit
Nuk u luan as maj’ e veshit
Këto akuza që po ngrihen
Si sheqeri do të shkrihen
Kemi kthy sytë nga Europa
N’derë të saj sa kemi shkelë
Por kështu s’të hapet porta
Me banditë e kriminelë!
