Komunikimi në FB i shefit të policisë: O yll bote, të pres në hotel me 5 yje për jetë nate

redaktor

Jepet masa e arrestit me burg për shefin e stacionit policor në Velipojë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

Ditën e martë u bë e mundur arrestimi i Ernest Palukut nga ana e SHKB-së, pasi duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetasja Rudina M., 32 vjeçe, banuese në Angli, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se mes tyre ka pasur një komunikim në rrjetin social, Facebook, që është siguruar si provë nga policia.

Ernest Paluku: “Kur do të dalësh këtej o yll bote, të marrim masa në hotel me pesë yje për darka e jetë nate”.

Rudina M.: “Më duket se e ke marrë mrapsh ardhjen time aty se unë kisha problem serioz, nuk erdha tek zyra me më puthë, por me më zgjidhë problemin”.

Babi i 6 fëmijëve, i cili prej një viti ishte emëruar në Postën e Velipojës, u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual, disa orë pasi kishte pritur në zyrë emigranten e dhunuar nga bashkëshorti.

Ernest Paluku ka kërkuar favore seksuale nga shtetasja Rudina M., e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të bërë kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj.

Të dielën emigrantja ka qenë në një klub në zonën e plazhit të Velipojës dhe kur ka dalë jashtë ajo ka konstatuar gërvishtje të makinës së saj tip Benz.

Ajo i është drejtuar të shoqit me dyshimin se e ka gërvishtur ai, ndërsa bashkëshorti kur ka dëgjuar këto akuza, e ka rrahur 32- vjeçaren.

Ajo ka shkuar të denoncojë rastin e dhunës, por Paluku i ka ofruar ndihmë në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të.

Pas denoncimit të bërë nga gruaja, 50- vjeçari është arrestuar nga Policia e Shkodrës./tema

Share This Article
20 Comments
    • Aspak e veshtire per nje grua te mencur si denoncuesja,,,,nuk doni ta pranoni qe ajo i ka hedhur tuc te dy?????

  • o yll policie! Atje ne qeli, naten tek te futet qoftlargu ne krevat, kur t’a ndiesh pak te ngrohte dhe tek kerkon te te shqyej vrimen e b… furishem, kur te pershkon zorret e i jep nje te kafshuar melcisedhe, dhe prehet pak posht fytit, mos uleri ne deshperim. Perkundrazi, mendo per jeten e nates dhe papritur cdo gje do te duket e natyrshme

  • A sherben facebook si prove? Nuk besoj, pasi boll te vjedhin paswordin e emailit dhe …te bejne namin.

  • Menjehere PD-ja akuzoi PS-ne per kete rast.Une jam dakort, pasi qeveria aktuale duhej ta kishte flakur menjehere nga policia kete mashtrues e PD-ist 24 karatesh. Kujtoni per nje çast vrasjen e Arben Zyliftarit ne Shkoder,ku ishte ky palo polic.

  • o tkeqen e babes se 6 femijeve. o yll bote ta gjeten hotelin me 5 yje dhe falas .rri nji cik ne fresk se do te beje mire mor rot ka..i.

  • Duhet një spastrim radikal i radhëve te policisë shqiptare nga. Palukët e këtij lloji? Për fat te keq ka shumë? Pushteti injorant i sali berishës u ndërtua mbi themelet e injorancës në polici e kudo. Me injorantët sali berisha sundonte lehtë sepse ” tipi paluk” nënshtrohet, manipulohet e keqperdoret kollaj. Tipi paluk verbohet menjëherë nga shkelqimi i parasë dhe bën cdo gjë qe i kërkon pushteti. Eshtë komplet tip i verbër dhe bindet sipas prerjes që ka,verbërisht!? Me palukët mund të behet cdo gje për te cilën ka nevojë pushteti. Dhe saliu siç e kemi parë bëri çdo gjë !? Duhet krijuar një kod etike e komunikimi policor shumë i rreptë. Para rregullave qytetëruese “palukët dorëzohen”? Kapaciteti i tyre trunor është sa ai i nje pule dhe,në kushtet e një kodi te rrepte etik palukët do të ikin vetë. Do te hyjnë në konflikt me standartet qe nuk i përballojnë dot…? Një këshillë: vini policët më te kulturuar ne marrjen e denoncimeve,mundësisht gra kur denoncuesit i perkasin gjinise femërore!? Hajde tung se u lodha duke vrarë mëndjen për bëmat e palukarëve!

  • Problemi eshte edhe me i nderlikuar se sa e trajton zotrote z.zaimi!Paluket e Paloqet i gjene sot kudo e sido.I ke ne parlament,ne institucione,ne rruge ne dyqane te peshtire nga injoranca qe mbartin e qe perfaqesojne.Eshte e vertete se vetem nje “burre shteti” si Sali Brisha mund e duhet te krenohet me kete fare qe mbiu ne te tere vendin fale recetave te importura me aq kujdes e dashuri nga diplomate qe si Meziu mbrojten doktorata ne kete vend mesjetar.Ja perse Pashuket sot jane fenomen i dites ,ja perse ata sot qe shoqeria shqipetare po shkon drejt stabilizimit keta mbeten si peshku pa uje te sfumuar nga civilizimi i cili ka bere punen e vet e i ka lene shume mbrapa!Kete fare te keqe ofroi Enveri para viteve 90 duke pretenduar qe te bente fshatin si qytetin e qe “miqte” e shfrytezuan me se miri duke na vene nje “fshatar” i cili ndoqi po rrugen e Enverit duke i prure te tere ne qytet por me nje ndryshim thelbesor se ky moton e tij e kishte te bejme qytetin si fshati e qe per fat te keq ia arriti me se miri.Kjo eshte edhe aresyeja thelbesore se perse sot Shqipëria e shqipetaret nuk dalin dot nga ky batak ku kane rene e ngecur per mese 24 vjete!

  • Si ka mundesi qe asnje fjale per poshtrimin qe i ben nje populli te tere nje guvernator,hajdut,maskara,i pa pergjegjshem dhe kjo gazeta asnje fjale? Si ka mundesi dhe jepen lajme qe ndodhin perdite e rendom ne zyra shteti,ne firma private e kudo.

  • krejt problemi eshte se kane biseduar polic-kliente sesi e ka dhunar burri i saje dhe gjate bisedes per sex eshte eksituar polici,apo edhe e ka provokuar me fjale e gjste kjo klientja e ankeses,por tani nuk tregone dhe thote krejte te kunderten ,dhe polici eksituar dhe ka dashur qe me nje perqafin perkdhelje-puthje ta qestoje klienten pakez.ha-ha-ha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *