Çfarë është merceologjia?

redaktor

I dashur lexues! Kemi të bëjmë me një disiplinë shkencore që studion vlerën e përdorimit të mallrave, duke e parë mallin si një tërësi vetish kimike, mekanike, mikrobiologjike dhe formash ndërtimi e paraqitjeje. Për t’i njohur më mirë mallrat, merceologjia i studion ato duke filluar që nga lëndët e para, procesi teknologjik i prodhimit e deri tek mënyra e vlerësimit dhe kontrollit të cilësisë, ambalazhimi, transporti dhe ruajtja e tyre. Para viteve 90-të, dega e parë që nxori merceologët e ardhshëm u hap në vitin 1952 në Teknikumin Tregtar në Tiranë me dy profile, industrial dhe ushqimor të nivelit teknik i mesëm. Në vitin 1963, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në UT u hap katedra e merceologjisë që përgatiste merceologë të përgjithshëm.

Share This Article
1 Comment
  • Ka jane merceologet …, pse ne radhet e AKU-se nuk ka asnje merceolog …, pse behen shume komente per cilesin e karburanteve….se kan merak se do te prishen makinat ? JO … kete e dime vetem ne Merceologet qe kemi mabaruar UT para 1990 …Do na kerkoni por do te jete shume vone !!!! Ta dini se cfare hame ……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *