Konferenca e Berlinit, Bushati: Presim vizitën e Merkel

redaktor

Në një intervistë telefonike për “Ora News” nga Berlini, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vlerësoi konferencën për Ballkanin si një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, por dhe të një perspektive më të qartë të BE-së në rajon.

Bushati foli për një marrëdhënie të re Shqipëri- Gjermani, ku synohet jo thjesht të shkëmbehen vizita, por të projektohet një bashkëpunim më i ideuar në terma politik dhe ekonomik.

Në këtë kuadër Bushati tha se pritet dhe vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Jemi përpjekur për një prezencë të intensifikuar në Berlin. Sikundër presim vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë, fakt që vetë kancelarja e ka bërë të njohur për opinionin, dhe kemi synuar që gjatë gjithë kësaj periudhe, jo thjesht të shkëmbejmë vizita por të projektojmë një bashkëpunim më të ideuar në terma politik dhe ekonomik. Qoftë dhe propozimi në dokumentin e punës rezonon, jo thjesht, në vullnetin politik që ka Gjermania dhe përgjegjësinë kundrejt BE-së e rajonit por dhe mundësinë dhe ekspertizën gjermane që do të duhen të shfrytëzohen më mirë jo thjesht nga Shqipëria por edhe vendet e rajonit“, vijoi Bushati.

Share This Article
3 Comments
  • Teper me modesti e ka bere z.Bushati ekspozene e takimit te vendeve ballkanike, pa eufori,
    pa ulurim , pa ”miracles”, por thjeshte nje ekspoze te realitetit objektiv qe pershkohet ne kete
    konference !
    Llapazanet e bandes mafioze,trafikante te te ashtuquajtur PD cdo gje e deformojne, shpifin ,
    sajojne hash e theme nga me fantastiket qe vetem mendjet e semura te kesaj bande ne hyq-
    met e Sali Fasllic Milloshit mund t’i shpikin e saojne ! Me kete rruge qe keni marre do te mbetet
    vetem Salushi, Bashici me horrat e tyre ….! Eshte i domosdoshem rinovimi total i kesaj i then-
    cin parti…pd. !

  • Po mire thot djali Sulejmanit,po mos harro se Rama duhet te heqin dore nga vllezerit turq sic e quajti Ordoganin se Gjermania nuk i ka ne qef.

  • Z. Mark uk? Nuk kini thënë të vërtetën? Bashkëpunimi gjermano-turk ka qënë shumë i hershëm dhe i fuqishëm. Gjermania ka aktualisht 6 milion emigrantë turq. Francezët nuk i kanë qejf turqit jo gjermanët? Mos fol me gjuhën e pasionit dhe të tifozllëkut politik sepse “zhytesh në ujrat e deformimit historik “!? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *