Gjetëm një President!

redaktor

Dërguar nga Fari Noda, Shkozet-Durrës

 

Sali Berisha në siklet!

Kë do të zgjedhë president?

Rreshton mbi njëqind vetë,

Ca kunguj, ca kastravecë!

 

Në fillim një analist,

Paskish qenë spiun në Shik!

Shko më tej një gjyqtar,

Doli dreqi tradhëtar!

 

Po një ditë i ndriti fati,

Në sekond i erdhi rasti,

Do të ve njeri me shenjë,

Nga Nishanët, der’ më rrënjë!

 

Jo,or beg -i thotë i pari.

S’është Nishani, por Hadër!

Pastaj është palo burrë,

Tartakut dhe i sëmurë!

 

Qesh Saliu vesh më vesh,

-Veç Nishani e ban përshesh!

Sa për smundje e ku di unë,

Janë veç një verë në ujë!

 

“Hallexhiu” është më i urtë,

Se ia kontrollojmë trutë!

Po lëvizi bythë a kokë,

Në sekond e çojmë me shokë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *