Ligjet rrëzojnë Nishanin

Bledar Lumani

Ashtu siç pritej, mazhoranca ka nisur që të rrëzojnë dekretet e presidentit Bujar Nishani.

Komisioni i Ligjeve, që është mbledhur ende pa nisur sesioni i ri parlamentar, ka rrëzuar dekretin e Nishanit për KLD-në.

Dekreti është rrëzuar nga 17 deputetë të mazhorancës, ndërkohë që opozita mungonte.

Më pas u rrëzuan edhe dekretet për Gjykatën Administrative, Shkollën e Magjistraturës dhe rreformën territoriale.

Edhe pse Nishani kishte thënë se do t’i mbronte këto ligje në komisione, përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë qenë të pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Mazhoranca kishte paralajmëruar se do të rrëzote të gjitha dekretet e Nishanit dhe do t’i votojë që të hënën ligjet e kthyera pas nga ai./b.l

 

Share This Article
2 Comments
  • Keshtu i do “MUSHKA DRUT”Perpara Rama-Meta per zbatimin e rformave e premtimeve elektorale,ndryshe do e psoni me keq se ata…!Vet e kini thene..!

    • Meteh? Në një mendje me ju “për mushkën dhe drutë”!? Por ju lutem përcaktoni kush është mushka dhe kush drutë? Këtej nga lagjia jonë thonë se mushka ështe saliu,druri është strazimiri etj.etj. Disa thonë se mushka nuk është mushkë por “magjar”!? Ju lutem më sqaroni për të gjitha këto paqartësi ? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *