Rama nuk duhet të shkojë në Beograd

Bledar Lumani

Zoti Rama, nëse shkoni në Beograd, na poshtëroni të gjithëve – shkruante dje një komentues online poshtë një shënimi mbi debatin nëse kryeministri shqiptar duhet ta bëjë apo ta anulojë vizitën e paralajmëruar përpara ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri. Kam pritur që këtë frazë ta gjej të artikuluar edhe në shkrimet e analistëve apo të intelektualëve të cilëve iu jepet hapësirë në media.

E kam hasur tek tuk, por e thënë më shumë si një opsion i vakët, për t’u marrë në konsideratë, por kishte edhe prej atyre që kryeministrit tonë i këshillonin të kundërtën. Disa analistë mendojnë se edhe mbas asaj që ndodhi në Beograd, kryeministri shqiptar gjithsesi duhet të mos e anulojë vizitën e atjeshme, që të shkojë e t’ua thotë në sy çfarë mendon për ta! Unë e kuptoj mirë se secili që shkruan, shpreh mendimin personal, por janë disa momente, si ky me të cilin përballemi sot, ku gjuha e opsioneve dhe “super-stili” nuk i shërbejnë aspak situatës.

Është e vërtetë që vizita është planifikuar muaj më parë, kur nuk ishte parashikuar se çfarë do të ndodhte më pas. Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi para ndeshjes dhe pas ndeshjes, janë dy gjëra të ndryshme tashmë. Por unë i shpreh me bindje kryeministrit të vendit tim dhe nuk kam as pikëpyetjen dhe as dilemën më të vogël, dëshirën dhe vullnetin (mendoj edhe të shumicës së shqiptarëve) se ai nuk duhet të shkojë në Beograd tani.

Në fjalimin e tij para kancelares Merkel, muaj më parë, teksa i referohej Ballkanit, Rama tha: “Një rajon i njohur për luftë, gjenocid, spastrim etnik, tashmë është duke marrë hapat e nevojshëm për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.” Ndeshja e futbollit, shërbeu ndër të tjera sidomos për të nxjerrë një konkluzion shumë të rëndësishëm: Shqipëria në fakt po bën çmos që rajoni të jetojë në fqinjësi të mirë, por Serbia jo.

Beogradi zyrtar kishte të gjitha mundësitë që ngjarjen e shëmtuar të futbollit, ta izolonte brenda atij stadiumi dhe të fajësonte publikun si tifozë të çmendur që në disa momente nuk dinë ç’bëjnë dhe shprehja “vritini shqiptarët” , të etiketohej prej tyre, si pjellë e disa mendjeve të sëmura, pavarësisht se ata ishin disa mijëra në fakt që e artikulonin në kor. Kjo deklaratë do shërbente për të ulur gjakrat dhe për t’i lënë rrugë të lirë gjuhës diplomatike me të cilën Rama do komunikonte në vizitën e ardhshme në Serbi.

Por jo! Edhe zyrtarët më të rëndësishëm të Serbisë, u kthyen menjëherë në zgjatimin e frikshëm të tifozerisë histerike të vendit të tyre. Pavarësisht se i kemi lexuar pafund në media dhe gati gati nuk iu kemi besuar syve, ia vlen që t’i citojmë përsëri. Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha: “Incidentet në stadium kërkonin të preknin nderin tonë, por ne e shpëtuam atë (kuptohet me stola kokës). Unë mund të takohem dhe të shikohem me këdo në sy, por a mund të më takojnë ata mua?”!!!!!

Ndërsa deklarata tjetër bombë, vjen nga presidenti i Serbisë Timoslav Nikoliç: “Dënoj incidentin e ndeshjes dhe kjo është vërejtja e fundit, sepse në të ardhmen mund të ketë pasoja në njerëz”.

Dhe mbasi bën këtë kërcënim të pastër për vrasje (sikur nuk mjaftojnë ato në luftën e Kosovës), vazhdon më pas: “Shqipërisë do t’i duhen dekada që të bëhet vend normal (pra nënkupto, ne shqiptarët jemi njerëz anormalë sipas presidentit serb!!!). Mbas këtyre deklaratave të bëra nga krerët më të lartë të shtetit të Serbisë, jo vetëm unë, por secili prej nesh e kupton mirë se nuk kemi të bëjmë me një gjuhë që erdhi si pasojë e një incidenti nga një ndeshje futbolli, por falë këtij incidenti, ata larguan maskat diplomatike dhe hipokrite, dhe u treguan të sinqertë për atë se çfarë mendojnë dhe ndjejnë për shqiptarët. Pra e thënë troç, populli serb na urren dhe kjo u duk në stadium dhe drejtuesit e shtetit na urrejnë dhe kjo u duk nga deklaratat e tyre zyrtare. Mbas kësaj a ka kuptim që kryeministri ynë të shkojë në vizitë zyrtare në Beograd? Si mund të tingëllojë në këto rrethana kërkesa që i bëjnë Ramës shqiptarët e Preshëvës të cilët i kanë kërkuar që të bëjë presion ndaj Beogradit që Shqiptarët në Luginën e Preshevës të mos trajtohen në atë formë që janë trajtuar deri më tani? A nuk duket në këto momente kjo kërkesë, një luks i tepërt për serbët?

Të gjithë e dimë se Shqipëria tashmë ka një axhendë europiane dhe kontributi që ne duhet të japim edhe jashtë kufinjve tanë, është shumë i çmuar. Por si ka mundësi që këtë gjë na e kërkojnë me kaq insistim ne, ndërkohë që në gjithë historinë tonë si komb, ne kurrë nuk i kemi rënë në qafë askujt, vetëm të tjerët na kanë pushtuar, plaçkitur e vrarë. Edhe deklarata zyrtare e Bashkimit Europian për ngjarjen e Beogradit, ishte tejet zhgënjyese dhe aspak në anën e viktimës, që jemi ne. Kjo bëri që shumë intelektualë shqiptarë, të reagonin menjëherë në gjuhën angleze në rrjetet sociale, ku shprehej zhgënjimi kolektiv edhe ndaj BE-së, me qëndrimin që mbajti. E kam vlerësuar shumë atë nisëm, dhe ata intelektualë të përgjegjshëm më janë dukur si delegacioni shqiptar në BE, më përfaqësuesi që mund të kemi patur ndonjëherë (ndonëse virtual).

Unë mendoj që ngjarja e futbollit në Beograd më mirë që mori atë rrjedhë. Ajo ishte një mësim i madh për ne, për të kuptuar se mbase ka ardhur koha që ne si shtet, por edhe si komb, duhet të kemi një qasje tjeter ndaj botës. Edhe pse jemi një vend i vogël, i vuajtuar dhe akoma mjaft i varfër, të gjitha këto nuk na pengojnë që të jemi dinjitozë dhe krenarë në sytë e botës. Në këtë mënyrë edhe Ashton do ishte menduar dy herë para se të mbante atë qëndrim.

Të zgjedhurit tanë nuk duhet të shkojnë në Europë vetëm për të marrë detyrat e shtëpisë, por edhe për të treguar vlerat tona, fisnikërinë tonë. Ndërsa përsa i përket fatit të marrëdhënieve me Serbinë, mendoj se nuk mjafton ta duam vetëm ne këtë marrëdhënie. Sepse kur presidenti i atij vendi na fyen të gjithëve si njerëz anormalë, si do të paraqitet Rama atje, si përfaqësuesi i anormalëve? Prandaj them se duke shkuar atje në këtë klimë, ai jo vetëm që nuk do arrijë të prodhojë asgjë të mirë në nivel diplomatik, por do përligjë sharjet e serbëve. Kryeministri shqiptar duhet të na mbrojë dinjitetin, duke i vënë kushte shtetit serb.

“Pra ne duam që të kemi marrëdhënie të mira me ju, por si fillim duhet të na kërkoni ndjesë për çfarë bëtë dhe çfarë thatë për popullin tim”. Ky do ishte një fillim i mbarë i një marrëdhënieje të shëndetshme.

Share This Article
22 Comments
  • ne konferencen e shtypit,perballe gazetareve,Kryeministri yne nuk mund te hedhe shashka…
    Serbet dhe gjithe bota duhet te dijne se ne shqiperi nuk qeveris me aleati i tyre Damir Fazlliqi

  • Serbise asnjiher nuk i ka ardhun e keqe nga Shqiperia,ndersa Shqiperise shume here eshte sulmu nga Serbia.
    Ne jemi prej mijra vitesh ne Ballkan dhe sllavet te ardhun nga stepat Urale per nje jete me te mire kan enderruar gjithmon daljen ne Adriatik.
    Atje ku dikur thuhej Iliri,tani eshte Kroaci dhe Montenegro.
    Shikoni gjurmet e lashta ilire ne Dubrovnik-Kotor dhe Budva qe tregojne qarte.

    • Mora vesh qe nje kompani e madhe gjermane ka hedhur ne treg minikoptere fluturues me reklamen: “Japim falas dhe nje flamur te Shqiperise se madhe”.
      Gjetje apo jo? 🙂

    • “Na poshteron te gjitheve’ me duket e tepruar…
      Le te themi qe nese Rama mban qendrimet e duhura gjate asaj vizite, do jete nje shpagim i mire per ate qe na bene.
      por kam frike se ata do shkaktojne serish incidente

    • pas asaj qe ndodhi ne ate stadium, nuk do habitesha sikur ata ti benin edhe ndonje atentat Rames.
      Kane vra kryeministrin e tyre, sepse donte ti conte ne Europe.
      Vrasesit e tij anti-perendim dhe filo-ruse jane atni ne pushtet

  • Nuk jam dakord me autorin. Rama le te shkoje atje
    Por tu kerkoje vec heqjes dore nga genjeshtrat alla-berishe per ndeshjen, edhe qe te respektojne pakicen shqipetare tju japin te drejten e shkollimit e te drejten fjales e jo te dhunimit te tyre dhe te njohin kosoven shtet ne qofte se duan te hyjne ne BE dhe nje marredhenie normale me ne.
    Pak a shume nje miqesi te thjeshte asgje me shume jane sllave nuk na lidhe asgje me ta bolle te keqija kemi pare si ne dhe kosova.
    Jane DERRA. E pate c ben ne stadium?

  • Z. Neranxi.
    Serbet kane mundesi te importojne cfare te duen ne Shqiperi pa asnje kufizim duke demtuar tregun vendas.. E gjithe marredhenia eshte me perfitim te njeanshem… Shqiptaret si gjithmone me inferioret dhe dallkauket ne Ballkan rrine me gisht ne goje..
    Ju qe merreni me tregti, cfare mendimi keni per kete?

  • xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    Z.Rama,

    po nderon dhe mbron Shqiperine.

    ————————————–

    Z.Rama,

    kryeministri me i suksesshem dhe i besuar nga

    Nderkombetaret dhe shtetet e fuqishme Perendimore.

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    • Rama tashme e ka vendosur qe do shkoje.
      e ka deklaruar dje per Reuters.
      Por autori si biznesmen qe eshte, mund te na thoshte ndoshta me shkoqur nese kjo vizite i sherben biznesit.
      Sepse sa per nacionalizma, jemi deri ne fyt, nuk di nese ia dalim dot te luajme ne kete “fushe”. Nuk kemi kellqe. Ata kane Rusine, ne ke kemi?

      • Z.Neranxi ka te drejte.
        Nje president serb qe quan nje popull te tere “anormal” nuk mund te jete normal.
        e cfare mund te bisedosh em nje njeri te tille??
        Gati gati habitem si mund te kemi fqinje kafshe te tilla

  • Lexuesve të nderuar të “Ditës”!
    Më vjen keq që jam i detyruar të citoj në faqet e bardha të kësaj gazete kryeartikullin e zi të gazetës partiake “RD”. Me germa të mëdha, të zeza, në faqen e parë: “Rama, si një qen i ngordhur shkon në Beograd”. Pra, kur gjithë opinioni publik shqiptar e më gjerë kritikon e revoltohet me qarqet nacionaliste, fashiste, antishqiptare serbe, gazeta “Rilindja Demokratike” (ironike për emrin që mban), merret me Edi Ramën! E etiketon “qen”, bile “të ngordhur”, disa ditë para vizitës së programuar në Beograd. Edi Rama, duan apo nuk duan, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen zotërinjve të “RD”-së, është kryeministri i Shqipërisë që punon fort dhe rrezaton figurën e një burri shteti. Për të gjetur një “qen të ngordhur”, “një qen plak”, “një qen rrugaç”, ju zotërinj mos u lodhni ta gjeni këtej gardhit, e keni aty brenda gardhit tuaj: 70 vjeçarin me emrin Sali Berisha! Një kafshë e vërtetë! Gazeta në fjalë, këtë punë e bën çdo ditë. Ajo gënjen, trillon, shpif, shan, denigron, vjell vrer, mashtron, nxin çdo gjë të mirë që bëhet në këtë vend sot. Nga ana tjetër ka zbardhur, ka mbuluar, ka lustruar çdo gjë të keqe, të ndyrë, kriminale që qeni Sali e banda e tij kanë bërë dje. Mënyra e të shkruarit të asaj gazete është e turpshme, jo etike, rrugaçërore, antidemokratike. E doni më thjesht e më qartë? Prej kohesh “RD”-ja është një gazetë fashiste! Po, po, mos u shqetësoni për etiketimin! Ajo gazetë mbahet, frymëzohet e subvencionohet nga një klan që përfiton e shfrytëzon hapësirën e sistemit demokratik. Është tumori kanceroz i shtypit të lirë shqiptar.

  • Respekte per kete analize realiste te z.Neranxi.Gjithone i drejte e i qarte ne ngjykime bisnesmeni shqiptar Nikollaq Neranxi.

    • @@@ Zoti Nerënxi ka të drejtën e tij për të thënë atë që mendon kurse ne i hidhemi dhe i themi “pse mendon kështu,na trego xhepat”? Harbuteri debati? N.q.s nuk je dakord me Nerënxin thuaj opsionin apo arsyetimin tënd dhe kaq? Mua Nerënxi m’u duk interesant dhe logjikisht i qartë në ato që artikulon? Duhet marë në konsideratë seriozisht? Nderime z. Nerënxi!

  • Ne kohen e diktatures agjentet serbe ishin te kamufluar dhe punonin nen rrogoz . Tani ne demokraci agjentet jane rehat se flasin hapur neper televizione dhe gazeta ! Keto te mira solli demokracia , se kishin kohe ne fakt keta agjentet qe nuk ndiheshin mire pasi ata mbijetojne vetem kur ka konflikte !!!

  • Analiza me e mire qe kam lexuar gjithe keto dite mbi temen e nxehte te vizites ne Beograd se bashku me opinionin e Blushit. Kjo tregon qe ka njerez mendjehapur dhe guximtare qe dine ti vene emrin e duhur ngjarjes. Se po lexoja edhe Koloreton per te cili kam respekt, por ai i thote Rames edhe pse nuk do nxjerresh gje ne drite, ti prape shko se te ben mire per imazhin. Duhet te jemi serioz dhe te vendosur per kete ceshtje. Nje bravo e madhe per Neranxin

  • Nuk jam dakort me qendrimin e Nikollaqit.
    Ne duhet te tregojme qe jemi evropian mbi te gjitha dhe te shikojme perpara. Nese do te mbanim qendrime te tilla per gjithcka qe ndodh ne lidhje me ne, atehere me mire te kthehemi ne kohen e Enverit se vetem ai ishte i prere ne raste te tilla,
    Perpara se te merresh me politiken e jashtme na tregoni nje here si i keni bere ato para qe keni bere dhe sa e keni demtuar popullin shqiptar ti dhe gjithe biznesmenet e tjere te lidhur me politiken.

  • Jusi, ti qe kerkon te shkosh perpara si shoqeri, pse nuk provon te cosh perpara veten tende si fillim dhe te mos paragjykosh te tjeret. Po sa sipermarres ke pare ti mor zoteri qe te shqetesohen per cfare ndodh ne vendin e tyre dhe te ngrejne zerin ne media? Ti i ke te zgjedhur ne parlament dhe nuk thone nje fjale se shumica jane te kapur dhe me dosje (Neranxi nuk eshte ne politike). Pse ti kujton se nese Neranxi do kishte patur nje biznes te dyshimte, do dilte te fliste me kaq guxim? Po do ta kishin ngrene me gjithe lecka. Ne se do te shkojme perpara i nderuar, ne fillim duhet te vleresoni sipermarrjen private, aty ku po punesohen shumica e shqiptareve. Ata jane heronj qe punojne ne kushte ekstreme, ku shteti nuk iu garanton asgje, perkundrazi iu ka shpikur te gjitha llojet e taksave te cilat ia ngre per dite. Ai po thote qe ne, perfshire edhe ty, duhet te jemi dinjitoze para botes. Nese nuk je dakord, per te qene dinjitoz, atehere eshte problemi yt.

  • Edhe pse jam leues i rregullt i gazetave me kryesore te te perditeshmeve shqiptare , disa nga gazetaret shqiptar a , edhe opinjonist te ndryshem me jane bere teper te bezdiseshem me ato opinjonet e tyre te nxituara , njesoj sikur te ishin ata qe i kane marre votat nga votuesit shqiptare dhe jo EDI RAMA ! Ne rastin konkret i takon atij Edit , qe te vendos per kete gje . Fjalet e para ky i ka thene plot mencuri . Sgurisht qe nga reflektimi i udheheqjes serbe , si me deri tani me ngjarjet e Beogradit te dates 14 tetor , edhe ne ditet ne vazhdim me siguri qe do te reagoje me mendime me te formuluara sipas rrethanave te reja qe do i krijohen ! Sa turp per PD dhe kreun e saj me ato shprehje teper te ulta ndaj keyeministrit tone ne detyre sikur te ishin ishte perfaqesues e kryesues te partive opozitare serbe . Saliu dhe Luli dy njerezit qe me shume se kushdo i kane bere sherbime te medha shkijeve SERB .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *