De Biasi nesër publikon listën anti-Portugali

redaktor

Ka nisur zyrtarisht edicioni eliminator i Kampionatit Evropian “Francë 2016″, për trajnerin e Kombëtares Shqiptare Gianni de Biasi.

Sipas një njoftimi të publikuar në uebfaqen e Federatës Shqiptare te Futbollit, thuhet se të shtunën ora 11:00, në sallën e konferencave në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit drejtuesi i pankinës kuqezi do të dalë përballë gazetarëve për të folur në lidhje me startin e edicionit europian. Në qendër të vëmendjes do të jetë ndeshja e parë,që Kombëtarja e Shqipërisë, do të zhvilloj në 7 shtator kundër Portugalisë.

Trajneri De Biazi do të publikoj edhe listën e lojtarëve për këtë ndeshje si edhe planin stërvitor.

Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet në Spanjë për të përgatitur ndeshjen kundër Portugalisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *