Agjentët e Antidrogës në kryeqytet arrestuan dje në flagrancë të dyshuarit Migen Kaciqi, 25 vjeç dhe Qemal Shiqerukaj, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë, rreth orës 01:20 të ditës së djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë TR7580J, ju është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike 0,6 gramë drogë e llojit kokainë. Nën akuzë në gjendje të lirë u mor edhe R. Ll., 30 vjeç, pasi tek “Fusha e Aviacionit”, në makinën e tij “Benz”, iu gjetën 2,5 gramë hashash.
