Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan është marrë nën hetim në gjendje të lirë nga policia për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Burime zyrtare nga Komisariati thanë se i dyshuar është L. H., 33 vjeç, ndaj të cilit ka depozituar kallëzim penal qytetari me inicialet A. S., banues në Elbasan, i cili sqaron se zyrtari, duke qenë me detyrë drejtor i degës së ALUIZNI-t, në vitin 2013 ka legalizuar një pronë, e cila i ishte njohur më parë denoncuesit nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke ia dhënë një tjetër personi.
