Sa afër dhe sa larg (FOTO)

redaktor

Eshtë vetëm 4-5 orë larg Tiranës dhe nuk është i mbipopulluar sa… Saranda, për shembull!

Eshtë trashëgimi botërore në listën e UNESCO-s, ku e ke shumë të lehtë të shikosh edhe gjurmë të kalave ilire. Një hotel i vjetër i kohës së Titos i tipit të kampeve të punëtorëve mban ende emrin e mbretëreshës ilire Teuta.

Eshtë i pastër, i qetë, çlodhës dhe me pamje mahnitëse, sidomos gjatë mëngjesit dhe gjatë perëndimit të diellit.

I pozicionuar në një gji piktoresk (dikur një bazë strategjike e marinës jugosllave që sot aktivistët e trashëgimisë kulturore duan ta shndërrojnë në muze) e që vizitohet nga jahte dhe anije të shumta nga i gjithë Mesdheu (dje pamë të ankoruar edhe anije me flamurin amerikan krahas atyre me flamurin gjerman dhe rus), Kotori nuk ka famën e Budvës apo Ulqinit mes shqiptarëve.

Që të kuptohemi: s’kam asgjë parimore kundër bregdetit shqiptar. Ndryshimi, sic po tentoj të shpjegoj, qëndron te detajet…

Por ndoshta edhe për këtë arsye mund të jetë vendi ideal i pushimeve të qeta dhe jo të rrëmujshme për ata që nuk duan masivitetin dhe zhurmat e larta të diskotekave.

I ndërtuar midis shekujve 12 dhe 14 qyteti i vjetër që rrethohet nga rreth 4 kilometra mure të një kalaje pompoze të ngjan me një Venecia të vogël. Venedikasit, në fakt, kanë lënë gjurmët kryesore në këtë fortesë që para tyre zotërohej nga ilirët.

Vendasit janë mikpritës dhe të mësuar me turizmin familjar. Shumë janë të papunë në një vend me rreth 600 mijë banorë që synon të integrohet shpejt në BE (këtu thonë se pas Kroacisë rradhën mund ta ketë Mali i Zi) dhe sezoni i verës është koha që ata të fitojnë pjesën kryesore të të ardhurave të vitit.

Çmimet e akomodimit variojnë, sigurisht sipas mundësive dhe shijeve. Për shembull: mund të marrësh me qëra një dhomë në një shtëpi mbi 200 vjecare prej guri e të paguash vetem 15 euro për natën, ose mund të rezervosh një krevat në Old City Hostel (brenda mureve të kalasë) me një cmim që nis nga 18 euro nëse qëndron minimalisht tri netë.

Ose mund të akomodohesh në hotelet me katër ose pesë yje brenda kalasë ku sigurisht cmimet janë të denja për standartet më të larta (në hotelin Forza Mare për shembull në lagjen Dobrota, mburren me faktin se aty ka pushuar Tom Cruise, Tina Turner apo Brad Pitt).

Ushqimi është ballkanas por mund të gjesh restorante të vogla italiane ku gatuhet shumë mirë. Në Mal të Zi shumica e flasin apo të paktën e kuptojnë gjuhën italiane dhe ndikimi i këtij vendi është pothuajse sa edhe në Shqipëri (një vajzë e mbretit malazez Nikolla ishte Elena, mbretëresha italiane që u martua me Vittorio Emanuele III).

Çmimet si kudo variojnë, por një gjë është e sigurt: nuk janë më të shtrenjta, përkundrazi, janë më të lira se fjala vjen në Dhërmi, Himarë apo në Sarandë e Ksamil.

Përsëris: s’kam asgjë parimore kundër bregdetit shqiptar. Ndryshimi, sic po tentoj të shpjegoj, qëndron te detajet: këtu është më pastër, cdo gjë është e rregullt dhe e paprekur nga shëmtia e ndërtimeve pa leje dhe mbi të gjitha shërbimi i një turizmi kryesisht familjar të bën të ndihesh i mirëpritur. Sikur qoftë dhe për një fundjavë në fund të gushtit apo fillimit të shtatorit.

KOTOR1KOTOR2KOTOR3KOTOR4KOTOR6

*historiaime.com

Share This Article
19 Comments
    • Kotori as qe krahasohet me asgje ne Shqiperi. Ky zoteria qe do plazhin mund te shkoje tek Shkembi i Kavajes se e ka te perziere me ujrat e zeza. Plazhi i Kotorit eshte per ata qe ia dine vleren. As qe krahasohet me gjirizin e te pangopurve shqiptare.

    • Artikull shum interesant.
      kam qene vjet ne Kotor dhe kam pa hotelin Teuta dhe kalane e mrekullueshme.
      Qyteti te befasonte me bukurin e tij dhe te dukej se koha kishte mbetur ne periudhen kur atje jetonin iliret.
      Montenegro ja vlen te vizitohet dhe te mesohet nga turizmi i saj qe eshte me i miri ne Ballkan.I Love Montenegro

  • SHKO PIRDHU ATY ESHTE AKULL GJE E FTOHTE VISE TE Ashpra pa diell ,NUK E SHIKON SKA ASNJE NGJASHMERI ME KLIMEN MEDITERANE TE JUGUT SHQIPTAR .DHE KETU PO NA BENI DIVERSION …????!

  • Paska shkruar dhe kjo pinderja…sic duket ka shkuar me te dashurin ne nje qoshe mes maleve qe nuk e njeh njeri ,,,I paska lene mbresa te medha,Pinder(Pederit),ne vend qe te reklamoje Shqiperine ben te kunderten, pune gay-sh, rrace e poshter.

    • Kam mbi 10 vjet qe pushimet i kaloj ne Kroaci. Parimi i pushimit: nuk shkoj dy here ne te njejtin vend. ee kam mare mbare nga Istria e deri afer Dubrovnikut. Kam bere plazh edhe ne Ulqin dhe i kam pare disa qytete-vendpushimi si Bari (Tivari) apo Budva. Kete vit i kalova pushimet ne Orebic prane ishullit Korcula. Ne nje rast me maikne jam nisur nga Istria (ne afersi te Triestes) dhe duke udhetuar gjithe bregdetin per te mberritur ne tirane pas me se 17 oresh.
      Keto i shkrova vetem per te kuptuar se i kam shkelur gati plotesusht brigjet e adriatikut, kuptohet plazh kam bere gjithandej, me perjashtim te Shengjinit.
      Nga e gjitha kjo kam konstatuar se duke nisur nga Istria – pothuaj Europe – e duke zbritur per ne jug bie ne sy diferenca e ambjentit, kultures dhe dores se njeriut. Shume interesant eshte gradacioni i ndryshimit duke ju afruar shqiperise. Gjirin e Kotorit e kam bere perqark dhe vertet eshte i bukur. Por sapo largohesh nga Dubrovniku ndjen eren e Ballkanit, edhe Mali i Zi Ballkan eshte (krahasuar psh. me Istrian). Pastaj vjen Shqiperia: Balkkan fare. Tani dikujt mund te mos i vije mire, por ky eshte realiteti qe na dhemb. Se peer bukuri eshe ne ne Shqiperi i kemi te dhuruara nga natyra, por i kemi vene kazmen. Sadi reklame ti bej shqiperise, thelle ne ndergjegje e di se nuk i afrohet dot Kroacise e as Malit te Zi (per fat te keq). Edhe une them se kemi vende te mira e ndoshta do te ishin shume me te mira se keto vendet qe permenda, por ja qe sjane. Se: 1. turku nuk na la te ngrejme koke; 2. turku na la mes rrigeve e kelysha si Enver Hoxha e te tjere e shfrytezuan kete e i rane me top atdheut. 3. Kelyshat e kelysh Enverit u treguan edhe me te zellshem ne kete zberje, i kane bere nje sfide te rende natyres dhe bukurise se, e ajo nuk e rregullon dot vete kete pune, nderkaq keta qe permenda ne fund nuk kane as kulturen e as takatin ta ndreqin Shqiperine.
      Keto mendime i thashe keti si pergjigje te asaj, se edhe nese dikush shpreh realitetin e hidhur, kjo nuk duhet pare si negative. Se edhe S. Berisha thoshte se : Shqiperia eshte nje Zvicer me det. A mendonte se mund te ishte keshtu, por vete asgje nuk beri per tu bere e tille.

      • PO KENI TE DREJTE … EDHE UNE ISHA NE KROACIE VJET … NE PULA .. NE MALINSKA AFER RIEKES DHE I PASHE PLAXHET NE KROACIE JANE TE BUKURA TE PASTRA ME PARQE PER FEMIJET ..ME PISHA PER TE PUSHUAR ..ME FUSHA BASKETBOLLI …DHE SHUME TURISTA GJERMANE HOLLANDEZE … SLLOVENE .. DHE JAM TIRONS … NE NE SHQIPERI KEMI VENDE TE BUKURA POR NJEREZIT MAFIA NUK I MAN MIRE ..PASTER NDERTIME QE TE MARRIN FRYMEN DHE QEVERIA NUK BEN GJE .. NE SHKOZET I HEDHIN UJERAT E PISETA SI NE AFRIKE …QEVERIA E SHQIPERISE DUHET TE KETE TURP …NE KROACIE NUK TE DETYRON NJERI TE MARRESH KARRIGE ME DETURIM .. KA KARRIGE POR I LEJNE PLAXHISTET TI MARRIN VETE PO TE DUAN …PERNDRYSHE RERA ESHTE E LIRE … NE SHENGJIN NJE KATUNAR ME BONI NUMRA ME BERTITI DHE DESH U ZIVA PER NJE VEND NE RERE …. JU SHQIPTARET DUHET TE SHIKONI KOMSHIJTE PASTAJ NGRIFUNI SI GJELAT NE PLENA ..

  • Ore pse nxeheni ju shqiptarofilet e medhenj? Ku ishit ju kur u dhi plazhi me ndertime idiote? Kushdo qe ka pak mend dhe sy e kupton se eshte nje ndryshim i madh me plazhet qe bota e civilizuar frekuenton. Kur ju thojne qe jeni te pa lare, ulni koken e ik e lahuni dhe mos e hidhni shurren perpjete.

  • ky se ka hallin te reklama e nje plazhi, pasi edhe nese shkojme dhe vizitojme vende te tjera ska problem pasi shyqyr qe ja arritem kesaj dite te shkojme ku te na doje t..pi….ndersa artikullshkruesi ku i do b..ha.
    po dua te them qe ky duke e ditur reagimin e shume lexuesve ndaj shkrimit dhe me pas edhe kur te marrin vesh se kush e shkruan kerkon te arrije tek ajo qe ta ofendojne dhe me kete te vihet perseri ne qender te vemendjes si i persekutuar nga opinioni. pasi nuk jeton dot ky lloj pa u perplasur verbalisht me njerezit…kete lloj mutacionesh do jene te qete kur te gjithe te mendojne si keta, prandaj ska per tiu mbyllur kurre ketyre.

  • Me te vertet te cuditshem jemi ne shqiptaret . Ne vend qe te vrasim mendjen dhe te bejme kritik se perse nuk I bejme edhe ne vendet tona te mrekullueshme qe te ngjajne me kete vend qe shikojme ne foto , rrijme e shkruajme idiotlliqe , jo bene ftoht atje , jo s;ka diell etj .
    Deri sa te heqim dore nga parimi – meqe s’ben qumesht lopa ime , ngordht edhe ajo e komshiut , zgjidhje tjeter nuk ka per shqipot .

  • Para disa vitesh i kam bërë pushimet në gjirin e kotorrit; në qytetin Hercegnovi (pothuajse pranë kufirit me Kroacinë). Këtij artikullit të Kristi Pinderi-t, nuk i heq asnjë presje ( si në përshkrimet ashtu dhe në konkluzionet). Sa për disa nga sipërkomentuesit, vetëm mund të them: “Injoranca i ka hipur kulturës në shpinë”.

  • Ore ketu duket shume bukur per tuqetesuar, per te ngrene dreka apo per kafe pasi kane ditur te ndertojne shume bukur dhe me rregull, rregull qe ne se kemi pasur keta me shume se 20 vjet por me thene te drejten une spo shoh pike rere ketu, ndersa plazhet tona jane te permbytura nga rera..pjesa e vetme e adriatikut lindor apo e gjithe ballkanit qe ka rere eshte ne pjesen tone…te tjerat do rregullohen dalengadale, po kete bregdet qe ne kemi sta fal njeri..jo me kot kane bere cmos fqinjet tane te na e marrim..edhe ne bregdetine adriatikut ka shume oaze te qeta dhe te paster..mos merrni si shembull vetem golemin..ai eshte nje produkt i corganizmimit te fillimeve te demokracise.

  • hahahahah ai thote te perpiqemi te marrim shembull malin e zi per pasterti qe edhe ne te dekafsherizohemi, njerezit ne vend te ulin koken e ta miratojne (duke patur parasysh betonin dhe plehrat ne plazhet tona) shajne artikullshkruesin……

  • Shum gjat i re or z.Pinderi dhe aty nga fundi mezi mora vesh qe per ku behej fjal ! Shkrim me dobicllik reklamues qe te mos e nderpresim! Kto foto qe shoh ketu me ngjajn me fjordet e Norvergjis e vertet mir thot dikush lart, mungon ngrohtesia e pamjeve bregdetare !Kuptohet, skam asnje paragjykim ndaj atyre qe thua, sepse mir bejn te shohin e lexojn ata qe luajn me cmime qe te mer frika tju afrohesh plazheve shqiptare, qe po kthehen per pushime vipash !
    Mrekullin e bregdetit shqiptar e sakatuan “kafshet e egra” me ndertime pa kufi, sepse ne jemi te zot te shkaterojm edhe kur ndertojm !!!

  • Ore ky Pinderi mund te jete bq, por ato qe thote jane te verteta. Dhe per nje komentues me lart: po ka dhe plazh atje, dhe nuk eshte ftohte, klima eshte po aq mesdhetare sa ne dhermi. Dhe nese e kuptuat Pinderi nuk po shan bukurine natyrore shqiptare, por pjesen qe ka bere dora e njeriut, hotelerine, pastertine. Ne kemi bere beton, plera dhe ujra te zeza aty ku bejme plazh.

  • Malokeria- llumi i Jugut dhe i Veriut- ka zaptuar, pegere, fyer dhe çbere krejt bukurite e ketij vendi nga Ksamili deri ne Velipoje. Ne krye te ketij llumi jane padyshim “pashallaret” e komunave qe shiten gjithçka munden. Shpresoj qe nje dite shqiptaret do te bejne inventarin e pasurive qe kane trasheguar dhe do ti rimarrin ato.

  • Ishim te varfer ne 1990,por kishim nje natyre te rralle,te paprekur.Perendimoret,kur e pane natyren tona,na paralajmeruan;.Mos beni gabimet,qe beme ne,mos e betonizoni bregdetin!
    Madje shkruan ne shtypin e atehereshem,sikur ta dinin.Ne 1991,nje katundar nga Tropoja u cfaq mes pishave te Golemit,perpara kampit te rinise.Rrethoi aty me gardh njesiperfaqe sa i tha truni prej katunari,ndertoi aty nje hale per vete dhe dhjete femijet e tij lakuriq te zhyer me glasa pulash dhe mut njerezish,vendosi nje rimorkjo te ndryshkur autobuzi ne bregdet dhe aty shiste aranxhata 7 lekeshe,raki me alkol frenash,qofte me mish qeni dhe misra te pjek te mbeshtjelle me veprat e xhaxhit Enver.Kur nuk e perzune,sharroi pishat brenda gardhit dhe ndertoi nje tip shtepie me blloqe te lira;kur nuk e denuan,ne nje sperfaqe 10 fish me te madhe se qymezi i 91,u hodhen themelet e blloqeve te pallateve qe shihni sot dhe perpine bregdetin .Maloku s`ka faj,se maloku nuk i lexon gazetat.Ne ate kohe kokat e demokracise kishin probleme madhore;,Si te perzinin nga partia Mocionistet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *