Skënderbeu vuajti por në fund fitoi ndaj Laçit. Vendosën dy gola në fund nga Tefik Osmanit në minutën e 82-të dhe Gerard Prognit në të 92-ën që arritën t’i japin fitoren korçarëve përballë kurbinasve që zhvilluan një ndeshje pothuajse të përsosur në mbrojtje, ku spikati sidomos Vujadinoviç, që për pjesën më të madhe të takimit u duk sikur i kishte vënë drynin portës, përpara se të ndëshkohej atëherë kur Laçi mendoi se e kishte në xhep pikën.
Skënderbeu kërkonte të mbante hapin e sukseseve dhe ndaj Laçit skuadra korçare provoi që në fillim të ishte këmbëngulëse. Ekipi Josës imponoi ritmin e tij me Laçin, që u tërhoq mbrapa duke ngritur një mur para portës së Vujadinoviç.
Në minutën e 32-të, Prognit ju mohua goli nga ana e malazezit ashtu siç i ndodhi dhe Sefës në të 41-ën që nuk arriti të gjente fundin e rrjetës. Në pjesën e dytë, Laçi arriti të drejtpeshonte disi lojën por rastet i kishte sërish ekipi vendas, si ai i minutës së 57-të, kur goditja e Shkëmbit në hyrje të zonës u prit sërish nga Vujadinoviç.
Portieri i Laçit, mrekullinë e ndeshjes e bëri megjithatë në të 74-ën, kur hapi krahët për të ndalur epërsinë e korçarëve, që për rreth 20 minuta kishin bërë shumë pak duhet thënë për të arritur te goli.
Me Laçin që dukej sikur nuk donte të pësonte, mendoi një qendërmbrojtës si Tefik Osmani për të zhbllokuar takimin duke çuar peshë tifozët korçarë. Laçi që ishte përpjekur ta zgjidhte ndeshjen në mbrojtje, me pak minuta në dispozicion e kishte të vështirë të ndryshonte stilin madje në fund Progni shënoi dhe të dytin, me Sefën që u tregua i zgjuar duke mos prekur topin teksa ishte në pozicion jashtë loje.
Korçarët arritën të marrin rezultatin maksimal duke qenë sërish aty ku jemi mësuar t’i shohim, në krye të renditjes.

Me lojtar te shtryllur nuk duhen gje fitoret , Pergezoj Apolonine e Fierit per fitoren dhe sperktaklin me lojtar te rinje . Albitrat duhet te ndihmojne lojtaret e rinje se rrisin vlerat e futbollit tone . Me lojtar qe fitojne Korça dhe Kuksi jane lojtar te shtryllur per te kaluar radhen .