Një person ka mbetur i vdekur, teksa automjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një kanal. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së shtunë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Ashtë. Automjeti tip “Mercedes Benz”, me targë TR7277N, i cili drejtohej nga 34-vjeçari Përparim Zagani, nga Bushati, si pasojë e shpejtësisë së madhe, u përplas fillimisht me një lavazh në anë të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal. Nga përplasja e fortë, trupi i 34-vjeçarit ka përfunduar jashtë mjetit.
