Organizata kaliforniane që përfaqëson industrinë e filmave pornografik ka njoftuar se në SHBA janë ndërprerë xhirimine e filamve ‘hard’ pasi një aktor dyshohet të jetë prekur nga virusi HIV.
Free Speech Coalition (FSC) ka lajmëruar të premten se një aktor i paidentifikuar është duke bërë teste të mëtejshme dhe më të detajuara për të konfirmuar nëse është i prekur nga ky virus dhe se për të parandaluar përhapjen e tij organizata ka kërkuar ndërprerjen e xhirimeve.
Vitin e kaluar kjo industri ndaloi tre herë xhirimet pas konstatimeve se tre aktorë dolën pozitiv ndaj virusit HIV duke e quajtur një rast tragjik dhe pse sipas rregullores aktorët e filmave pornografik i nënshtrohen testeve një herë në dy javë.
