Operacionet antikanabis nuk i kanë hyrë në sy disa fermerëve, që kanë guxuar të mbjellin rishtas bimën narkotike. Në pyllin e Llapushës, mbi fshatin Vërçisht në Përmet, gjatë kontrollit të territorit për bimët narkotike, është zbuluar një parcelë e hapur rishtas, në të cilën ishin mbjellë të tilla bimë. Ndërkohë burime zyrtare nga policia vendore thanë se u asgjësuan edhe 135 bimët e rritura deri në 1 metër e gjysmë gjatësi dhe u mblodhën prova për kultivuesit e drogës, që u shpallën në kërkim.
