Baldo Raineri mori fitoren e parë në krye te Vllaznisë. Një sukses 1-0 ndaj Teutës, i arritur me një formacion vetëm me lojtarë shqiptar dhe për më tepër në një moment të vështirë.
“Besoj se i argëtuam tifozët e pranishëm. Luajtëm me shpirt dhe e meritonim fitoren. Suksesin ja dedikoj skuadrës sepse ka patur shumë kritika dhe e rëndësishme është se fituam në fushë me 11 lojtarë shqiptarë. Kam shumë lojtarë në dispozicion dhe të gjithë duhet ta fitojnë në fushë një vend në formacion. Gjithsesi duhet ende të punojmë, të punojmë dhe vetëm të punojmë”, tha Raineri.
Sa i përket Teutës, trajneri Lika nuk ka dashur të justifikojë humbjen e dytë në kampionat por gjithsesi ai mendon se ekipi i tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë, dhe u ndëshkua vetëm për meritë të kundërshtarit
“Mendoj se ne 90 minuta zhvilluam ndeshje te mire, ishim shumë afër golit. U ndëshkuam për meritë te kundërshtarit, por ne duhet të shfrytëzonim rastet tona qe na u krijuan. Jemi te ndërgjegjshëm që kemi një skuadër që duhet te punoje vazhdimisht për t’u përmirësuar, humbja gjithmonë nuk mund të justifikohet. Kemi patur vështirësi gjatë merkatos së verës për të afruar lojtarët që na duheshin. Sot vuajtëm te shënimi i golit”, deklaroi Lika.
