Janë të famshëm, të pasur, të talentuar por ama me disa mani që të bëjnë të mendosh se, jeta që ata bëjnë paska pasoja… Ja paranojat e vipa-ve..
1. Roberto Carlos befasoi organizatorët e një shfaqjeje, ku duhej të luante me Luciano Pavarotti-n, pasi kërkoi që gjatë rrugës për në stadiumin ku do të performonte, makina e tij të mos kalonte para ndonjë varreze dhe as të kthehej në të majtë në asnjë moment.
2. Shania Twain përpara performancës ka nevojë për disa kilogramë mango dhe papaja të freskëta dhe kërkon që skena të jetë e pajisur me qen të stërvitur për të zbuluar bomba dhe eksplozivë.
3. Carlos Santana kërkon një dhomë me temjan Indie dhe esenca nga Halisko.
4. Violonçelisti Mstislav Rostropovich në një rast, kërkoi leje për të bërë prova në kuzhinën e hotelit ku qëndronte, sepse thoshte se e frymëzonin aromat e rafinuara.
5. Christina Aguilera, përveçse kërkon një eskortë policie, ndalon që në dhomat e saj të ketë shishe ujë Evian dhe pije dietike.
6. Jennifer Lopez kërkon që të ndryshojnë ndriçimin e dhomës së hotelit dhe një karrige të posaçme për kozmetikë. Hoteli gjithashtu duhet të garantojnë një vend ku gjithçka është e bardhë (muret, tavolinat, karriget, perdet, lule, qirinj …) dhe të mos ketë asnjë ushqim që të mund ta tundojë.
7. Mariah Carey zakonisht kërkon kripëra nga Deti i Vdekur për të bërë një maskë në kushtet e shtëpisë në kohën dhe vendet më të papërshtatshme.
8. Në Argjentinë, Lou Reed kërkoi që masazhierja t’i praktikonte një masazh japonez dhe donte të merret dyshekun e hotelit ku ai qëndroi.
9. Britney Spears e ndodhur në një qytet për tune, kërkoi karkaleca dhe sallatë me fruta deti 24 orë në dispozicion gjithashtu dhe pije energjike, çamçakëz, karamele dhe dhjetëra kuti me drithëra.
10. Rolling Stones marrin mobiliet e tyre për prapaskenën (përfshirë edhe tavolinën e pingpongut, pinbollit dhe videolojrat). Kërkojnë makina dhe fugon me dritare të ngjyrosura, disa dhoma pas prapaskenës me vaskë dhe kondicionerë, 600 peshqirë, 100 litra alkool dhe një dhomë të ndihmës së shpejtë.
11. Iggy Pop dhe Bruce Springsteen kërkojnë një bombul me oksigjen për të ardhur në vete pas koncertit.
12. R.E.M. ka nevojë për peshqirë të zinj në skenë dhe shumë birra.
13. Aktori Jim Carrey dërgon qenin e tij tek një masazhiere e specializuar në terapitë e qenve për të çliruar stresin e akumuluar.
14. Woody Allen mat temperaturën çdo dy orë.
15. Pavarotti ka kërkuar një kuzhinë në suitën e tij.
O.J

O.J…ben mire te konsultohesh me nje psikiater per te qene me i/e sakte kur ve si titull diagnoza dhe ajo qe shkruan me pas nuk ka lidhje.