Iku një nga pak të ditur gjallë

redaktor

Letër e nënshkruar

Mehmet Metaj

 

 

Ju prehtë shpirti në paqe prof. Shaban Demirajt…dhe i shkoftë shpirti në Xhenet. Ikja e tij na kujton plejadën e njerëzve të paktë të ditur që u brujtën të tillë në një epokë tjetër ku etja për dije dhe dinjitet kishte kuptim, ku nuk ngatërrohej vesi me virtytin dhe nga raca jonë ka patur pak të tillë. Fare pak kanë mbetur gjallë dhe po ikin një e nga një. As ne as politika mediokre e këtyre dekadave nuk i “vërejmë” për së gjalli. Kur vdesin u themi ca fjalë të mira. Siç thoshin latinët “për mortius aus ben aus nihil” (për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol hiç).

Por asnjë nderim për së gjalli të këtyre njerëzve nuk e bëjmë dot ende. Kultura jonë është e tillë: njerez rustikë ose shpellarë e kaçakë malesh, ose spurdhjakë e liliputë dymetrosha qyteti. Si duket do kalojë shumë kohë që edhe ne të bëhemi vërtet komb dinjitoz dhe të respektojmë hierarkinë e vlerave. Ç’është më e keqja po kultivojmë një brez të ri vanitoz që s’ka asnjë ndjesi kah virtyti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *