Tiranë, bëhet tapë në alkool dhe plagos veten me thikë

redaktor

Një 31-vjeçar ka tentuar flijimin duke goditur veten me thikë, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli. Komisariati i Policisë Nr. 4, bëri me dije se ngjarja ndodhi në fundjavë, kur Shkëlqim Q., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, është vetëplagosur me thikë në gjendje të dehur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas aktit të 31-vjeçarit kanë ndërhyrë disa banorë që kanë shmangur pasojat tragjike. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua thika me të cilën ka kryer vetëplagosjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *