Basha mbledh grupin parlamentar, pas pakënaqësive të deputetëve

Bledar Lumani

Lulzim Basha ka mbledhur sërish grupin parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme.

Një ditë më parë, deputetë të shumtë patën kritika të forta për vendimin e bojkotit të Kuvendit.

Jo vetëm kaq, por ata u shprehën të pakënaqur që ky vendim ishte marrë pa pasur konsultime me grupin parlamentar.

Për këtë arsye, duket se Basha i ka mbledhur deputetët për t’i qetësuar.

Kjo, në mënyrë që pakënaqësitë e tyre të mos forcohen akoma edhe më shumë.

Ndërkohë, Basha pas mbledhjes ka mbajtur edhe një qendrim për rrëzimin e dekreteve të Bujar Nishanit nga mazhoranca.

Ai tha se, “kjo shumicë i hodhi dje poshtë dekretet e presidentit pa asnjë argumentin, ndërsa presidenti i bëri publike argumentet e tij, se asnjë vendim nuk përmbushte testin kushtetues asnjë vendim të miratuara në datën 31 korrik.

Teza e djeshme për hedhjen e dekreteve, ishte teze e turpshme e Ramës, se nuk kemi kohë për mendimet opozitës, çka tregon në vetvete mungesë dëshirë për bashkëpunim nga mazhoranca.

Dekreteve të Presidentit nuk iu parashtruan asnjë argument logjik dhe votuan pa ditur se ç’ka po vononin.

Është indinjuese për PD se ky qëndrim u bë me arsyetimin e vetëm se presidenti është pjesë e PD.

Është e vërtet se ai u zgjodh nga shumica, dhe se është mbi palët dhe këtë ka bërë.

Partia Demokratike do t’i ankimojë të gjithë ligjet e kthyera nga Kuvendi”. /b.l

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *