Progresi i Shtetit Islamik (SI) në Irak u bë veccanërisht i pamëshirëshëm muajin e sapo lënë pas, gjatë të cilit 1420 irakianë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve mes milicëve xhihadistë të SI, në veri dhe perëndim të vendit dhe ushtrisë së sapo emëruarit Kryeministrit shiitit Haider Al Abadi, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Zëvendës Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Flavia Pansieri, ka pohuar të hënën në një debat në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjeneve, Zvicër se ka “prova solide” që si xhihadistët ashtu edhe forcat qeveritare kanë kryer krime në një shkallë të paimagjinueshme, gjatë tre muajve të fundit të konfliktit. Ndërkaq OKB po studion mundësinë e dërgimit të një misioni special për të verifikuar krimet kundër njerëzimit të kryera nga të dyja palët, që prej korrikut të kaluar në Irak.
Shumica e viktimave janë civilë: të paktën 1265 vdiqën dhe 1198 janë plagosur, përballë 155 të vdekurve dhe 172 të plagosurve në radhët e forcave të sigurisë. Në një komunikatë të UNAMI (misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak), u theksua se shifra e viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë për shkak të vështirësive për të verifikuar këto të dhëna në zonat nën kontroll të SI dhe grupeve të tjera të armatosura.
Numërimi përjashton ata që u vranë në krahinën perëndimore të Al Anbarit, ku ekstremistët veprojnë që prej janarit të kaluar dhe ku besohet se janë vrarë 268 irakianë muajin e kaluar. “Vetëm në gusht OKB vlerëson se 600 mijë njerëz janë zhvendosur dhe mijëra të tjerë janë vrarë nga SI dhe grupe të tjera aleate për shkak të përkatësisë etnike dhe fetare”, njoftoi përfaqësuesi i OKB-së në Irak, Nikolay Mlladenov.
Bashkësitë e krishtera, Yazidis, turkmene, kakais, shabaks dhe myslimanët Shia kanë qenë objektivat kryesore të represionit të Shtetit Islam.“Kostoja e vërtetë njerëzore e kësaj tragjedie është tronditëse”, tha me keqardhje Mladenov, i cili përshëndeti përpjekjet humanitare e bëra nga autoritetet e Kurdistanit dhe komunitetit ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara dhe Iraku tashmë po mbështeten edhe nga tetë vende të tjera si Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilët kanë premtuar furnizimin me armë të forcave kurde në veri për t’iu kundërvënë xhihadiste të SI.
