Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
DITA, ato çfarë ka shkruajtur At Zef Pllumi janë të vërteta. Ky njeri megjithëse i burgosur ka patur një mendje të kthjellët dhe pa urrejtje. Analiza e tij për Shqipërinë është e njëjtë me paraardhësit e tij të ndritur: Faik Konica, Fan Noli e shumë të tjerë.
Kjo zvarritje deri në dhimbje e ka bërë këtë popull fukara kur ka të gjitha të mirat materiale brenda kufijve të tij. Noli thotë jo pa qëllim: Anës detit i palarë, anës dritës i panxënë… Atë thotë me fjalë të tjera, të bukura e të mprehta, edhe at Zef Pllumi. Le të bëhen mësim për brezat “analfabetë funksionalë”.
