Mogherini “luftë” Rusisë

anazapta

Shefja për politikën e jashtme Federica Mogherini e ka nisur punën e saj me sytë nga konflikti në Ukrainë. E ashpër dhe e drejpërdrejtë Mogherini ka akuzuar pastër Kremlinin për konfliktin në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp, shefja për politikën e jashtme ne BE, shpjegoi se nuk ekziston më një “Partneritet Strategjik” me Rusinë duke shtuar se:”Brukseli është i vetëdijshëm që është e pamundur të hiqet sikur nuk është në interesin e tij ristabilizimi i një partnershipi në të ardhmen me Rusinë”. Por në këto kushte që prej ditës së sotme, komisioni do të përgatis paketen me sanksionet e reja të Europës për Rusinë, konfirmon Mogherini. Vendimi merret nesër në Bruksel.

Mogherini tha se situata në terren po bëhet gjithnjë e më dramatike në Ukrainë. Dhe flasim për një agresion, -shton ajo. Është e nevojshme të reagojmë në një mënyrë më të fortë dhe të ushtrojmë presion me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Çfarë po bën Nato

Ndërkaq Nato ka bërë gati trupat në rast të ndonjë reagimi në situatë urgjente. “Ecim butë por godasim rëndë” është shprehur Rasmussen. Sekretari i përgjithshëm i Natos nuk ka qartësuar në mënyrë precize se cilët nga 28 vendet anëtare do të kontribuojnë. Nato nuk mund të futet në Ukrainë sepse kjo e fundit nuk është anëtare e saj por ushtarët dhe gjeneralët e Natos do të jenë vigjilentë për çdo vështrim të Rusisë në vendet baltike.

Rusia reagon ashpër

Ky është një vendim për të tensionuar Rusinë. Nato po kërkon t’i afrohet kufijve tanë duke kërcënuar Konfederatën Ruse, është shprehur zv-sekretari rus për sigurinë Mikhail Popov.
Në këtë klimë lufte, UNHCR bën të ditur se janë gati 500 mijë persona që kanë braktisur shtëpitë për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ndërsa Moska deklaron se 814 mijë qyetarë ukrainas kanë hyrë në Rusi gjatë këtij viti, shumë prej tyre kërkojnë azil politik.

Share This Article
1 Comment
  • LUFTE E LOJE DIPLOMATIKE PER ZONA INFLYENCE NGA TE DYJA ANET.NGA NJERA ANE RUSIA E CILA NUK DO TE LESHOJE PE SE PAS SAJ KA KERBACIN NE QFE E NGA ANA TJETER ESHTE SHBA AJO QE KERKON TE NXJERRE GESHTENJAT NGA ZJARRI ME DUART E EUROPES! VALLE A THUA QE EUROPA TE TREGOHET KAQ NAIVE APO EDHE AJO TASHME ESHTE FUTUR NE LOJE SI PALE E TRETE DUKE NXITUR NJE KONFLIKT.GAM GAMI DO TE VAZHDOJE DERI SA TE HAPET NDONJE FRONT TJETER E KJO LOJE TE MRR FUND DUKE U SHUAR NE MENYRE TE AVASHTE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *