Nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Qëndrimi kundër idesë së hedhur nga kreu i demokratëve vjen nga aleati i tij, Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.
Në një intervistë për Ora News, Shehi ndërsa argumenton se asgjë nuk ka ndryshuar në arsyet që çuan opozitën në bojkot, thekson se qëndrimi afatgjatë jashtë parlamentit nuk është produktiv.
“Sot vetë zoti Basha, madje edhe mbrëmë në një bisedë që kam pasur me zotin Ristani, kanë deklaruar se opozita do të jetë prezente në të gjithë punën që mazhoranca do të ketë në parlament, duke ngritur grupe pune në mënyrë paralele, në një farë mënyre një parlament paralel, duke marrë të gjitha materialet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare, a mund të bëhet kështu opozitë?
Unë e shikoj se është me u vetëreduktu. Është një pozicion i pafavorshëm, jo me seriozitetin e nevojshëm. Madje zoti Berisha vetë ishte se ne nuk mund të krijojmë një parlament paralel, se s’është e mundur. Gjeti një shprehje shumë të bukur “parlamentarizmi presupozon, e ka natyrën e vet mazhorancë”. Pra, pa mazhorancë nuk mund të flitet për një parlament.
Në qoftë se e ka menduar si nje grup konsulence, e cila duhet të vazhdojë luftën, të prodhojë ide për temat e ndryshme që ka parlamenti, kjo mund të shërbejë si një ekspertizë”, tha ai.
Lidhur me presidentin, Shehi vlerëson se ai po e ushtron të drejtën e tij kushtetuese.
Intervista
Jonida Shehu: Besoj keni qenë dje në mbledhje me grupin e opozitës, më Partinë Demokratike, a keni qenë dakort për vazhdimin e bojkotit, apo keni qenë apala për tu rifutur në parlament.
Dashamir Shehi: Nuk është se ka pasur dy palë aty. Unë e gjykoj që sot për sot është marrë një vendim. Ky vendim nuk është marrë dje, të themi të drejtën, vendimi është marrë që përpara sezonit veror, me idenë e mirë se gjatë kesaj kohe do të reflektohet, do të kishte ndonjë ndryshim në pozicion të mazhorancës, për sa i përket tematikave me të cilin e dola jashtë parlamentit. Jashtë parlamentit dolën për arsye të dhunës në parlament. U vendos. Deri më sot nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim i ri, që të vendoset edhe pozicioni i pakicës, i opozitës. Ky ka qënë thelbi i kësaj pune. Sigurisht nga këtu deri kur do të diskutohet kjo temë, se besoj se do të diskutohet,ne mblidhemi javë për javë.
Jonida Shehu: Ju keni kërkuar që të rishikohet vendimi?
Dashamir Shehi: Mendimi i LZHK, si anëtar i grupit PD-së, se nuk është se jemi grup në vete, edhe i imi si Dashamir Shehi është që ne të prodhojmë një dokument politik, i cili ka brënda disa kërkesa, disa pika, disa targete, të cilat i shtrohen kësaj mazhorance, opinionit publik, opinionit ndërkombëtar dhe që kërkohen të zbatohen. Kjo është një lloj, si të themi, strategji afatgjatë. Unë nuk jam dakort, sepse e di nga eksperiencat e gjatë, që bëhet e lodhshme, bëhet e dëmshme për opozitën dhe nuk ështe produktive. Sot vetë zoti.Basha, madje edhe mbrëmë në një bisedë që kam pasur me zotin Ristani kanë deklaruar se opozita do të jetë prezente në të gjithë punën që mazhoranca do të ketë në parlament, duke ngritur grupe pune në mënyrë paralele, në një farë mënyre një parlament paralel, duke marrë të gjitha materialet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare, a mund të bëhet kështu opozitë?Unë e shikoj se është me u vetëreduktu. Është një pozicion i pafavorshëm, jo me seriozitetin e nevojshëm. Madje zoti.Berisha vetë ishte se ne nuk mund të krijojmë një parlament paralel, se nuk është e mundur. Gjeti një shprehje shumë të bukur, “parlamentarizmi presupozon, e ka natyrën e vet mazhorancë”. Pra, pa mazhorancë nk mund të flitet për një parlament. Parlamenti është një vend ku diskutohet dhe votohet, edhe votat kondicionohennga shumica e votave. Kështu që nga kjo pikëpamje, grupe pune, teknikë që mund të diskutojnë këtë ligj, që Partia Demokratike gati përgjigjen , si të thuash kundrapartinë e vet. Kjo mund të bëhet. Parlamentarizmi qëndron mbi mazhorancën dhe mbi opozitën. Dy këmbë nuk bëjnë një trup. Dy këmbë bëjnë një këmbë veç e veç. Ne e kemi parë që kjo nuk është ndonjë ide afatgjatë, nuk është produktive, në qoftë se e ka menduar kështu. Në qoftë se e ka menduar si nje grup konsulence,e cila duhet të vazhdojë luftën, të prodhojë ide për temat e ndryshme që ka parlamenti, kjo mund të shërbejë si një ekspertizë.
Jonida Shehu: PDIU-ja u shkëput e para nga mendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin, mendoni se do të ketë çarje të tjera në vijim?
Dashamir Shehi: Unë gjykoj, mendimi im personal. Dhe shpresoj të më dëgjojnë ata që duhet të më dëgjojnë. Mënyra e vetme Për ta mbajtur bashkë grupin, është që të vëmë një target politik dhe një kohë të caktuar dhe të shkojmë në parlament. Kush ka idenë që do të rrijë në mënyrë përmanente, do ta zvogëlojë grupin. Gjykoj kështu nga eksperienca e shumë viteve.
