Pa solemnitetin e Budes tek ‘Kur hidheshin themelet’, që deklaroi se kulla e barit nuk do digjet, Lefteri Lleshi, “Laja” e KQZ-së, informoi mbi një risi sa i përket stacionit të fundit të fletëve të votimit: Nuk do digjen, por do riciklohen!
Djegja e atyre mijra fletëve ku nënshkruhej vullneti i sovranit, nuk do ishte ngarkuar me një simbolikë negative, nëse nuk do ishte ai akt i shkrumbimit, i bërjes hi, të fletëve të votimit të 28 qershorit 2009. Deri atë vit e më pas, pak gjëra diheshin mbi ca procedura e aspekte të rëndomta se si administroheshin e më pas ku përfundonin fletët e votimit. Por zhurma që u bë për to nga opozita e atëhershme, me pretendimin se aty fshiheshin mandate të grabitura, bëri që ato mijra e mijra fletë të konsideroheshin për një çast dhe si “letra me vlerë” në bejetën politike; deri sa u erdhi fundi, ashtu siç fort mirë i shkonte për shtat gjuhës së mazhorancës së asaj kohe, për t`i fshirë nga faqja e dheut në mënyrën më arrogante të mundshme: duke u vënë flakën, siç dhe ndodhi. Por kohët kanë ndryshuar.
Tashmë për to po mendohet ekonomikisht, pasi politikisht nuk ka gjasë të kenë ndonjë vlerë, derisa verdikti i atyshëm është i llojit breshëri e jo me të qëlluar një nga një, karshi mazhorancës së djeshme. Sipas znj. Lleshi, nëse digjen, duhen X milion lekë shpenzime; ndërsa nëse dërgohen për riciklim, ato shiten kundrejt një shume që futet më pas në arkën e KQZ-së. Ndaj, ja vlen të thuhet me solemnitetin maksimal, si një fitore e kohërave të reja që kanë ardhur: Fletët e votimit… nuk do të digjen!

Cuditem si rri akoma ajo shtrige e Saliut dhe Topalles,qe beri ”sherbimin e saj sublim”ndaj vicidolsit te urryer. Pse nuk zghedh kuvendi komision te ri zgjedhor?
pse nuk zgjedhin komision te rregullt zgjedhor?