CNN: Në Kosovë gjenden rreth 120 xhihadistë

redaktor

Të paktën 2 amerikanë janë vrarë në Siri dhe në video e prerjes së kokës së gazetarit James Foley dëgjohet të rrëfehet një person, i cili duket se ka theks londinez, duke rritur kështu frikën e shtimit të numrit të myslimanëve amerikanë dhe anglezë që shkojnë për të luftuar në Siri.

Por a janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe shtetet që kanë problemet më të mëdha? CNN përpilon një listë me 25 vendet nga të cilat dhjetëra, qindra xhihadistë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe në Irak. Më shumë se 11 mijë persona kanë udhëtuar nga jashtë për të luftuar në Siri, sugjerojnë zyrtarët, edhe pse disa janë kthyer sërish në shtëpitë e tyre. Logjika të bën të mendosh se vendet me popullsi të madhe myslimane kanë tendencë për të dërguar më shumë luftëtarë të xhihadit.

Megjithatë disa vende me popullsi relativisht të vogël myslimane kanë dërguar një numër më të madh xhihadistësh në luftë. Në bazë të kësaj rezulton se vendet me numër më të vogël myslimanësh kanë përqindjen më të lartë të shtetasve myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe në Irak. Finlanda dhe Irlanda kanë numrin më të lartë të luftëtarëve të huaj për frymë, gati 1 në 1400 myslimanëve që jetojnë në ato vende kanë shkuar në Siri. Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane në botë, por një numër i vogël luftëtarësh kanë shkuar në Siri.

Madje edhe vendet më afër konfliktit të tilla si Turqia, Algjeria dhe Maroku kanë dërguar relativisht shumë pak. Pakistani, India dhe Bangladeshi, të cilat kanë më shumë myslimanë se çdo vend tjetër, përveç Indonezisë, nuk kanë lëshuar vlerësime zyrtare se sa prej qytetarëve të tyre, nëse ka, kanë shkuar në Siri.

Britania dhe Franca kanë përqindje të krahasueshme të myslimanëve lokalë që shkojnë për të luftuar në Siri, pak më shumë se 1në 6 mijë myslimanëve britanikë dhe 1 në 6666 myslimanë francezë kanë shkuar në Siri, shprehen qeveritë përkatëse. Shifrat në Holandë nuk gjenden shumë larg, ku numri i xhihadistëve përllogaritet 1 në 7700.

Myslimanët amerikanë që kanë shkuar në Siri kanë një shkallë relativisht më të ulët, afërsisht 1 në 25 mijë. Në mesin e këtyre vendeve renditet edhe Kosova, e cila, në krahasim me disa vende me shumicë të popullatës me besim të krishterë, qëndron keq me këto shifra.

Kosova, sipas kësaj rangliste, ka 2 milionë e 104 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët, sipas shifrave zyrtare të publikuara deri më tani, në Siri marrin pjesë 100-120. Përkthyer këtë në përqindje i bie që 0,006 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të përfshirë në luftën e Sirisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *