Pamja e shtatores së Nënë Terezës shtrirë përdhe, në pritje për t`u rivendosur në sheshin e rikonstruktuar, paçka arsyeve për ta lënë përkohësisht në atë pozicion, nuk është hiç e përligjur.
Nëse shtatorja e saj, si shumë të tjera të ngjashme, është bërë për ta nderuar, ky nderim nuk ka pse të jetë i kushtëzuar nga rrethana të caktuara. Nëse është kështu, bie vlera e nderimit, siç bie dhe vlera aplikacionit artistik skulptural në nderim të një njeriu dhe veprës së tij. Ndaj, jo më kot ky është një debat teologjik, që ka përfshirë në kohë të caktuara pothuajse të gjitha besimet monoteike.
Dhe ja, rasti e sjell që me Nënë Terezën në trajtë balte e allçie, të ndodh ajo që e ka provokuar gjithnjë këtë debat, që në histori njihet ndryshe dhe si ikonoklasti, me beteja për goditjen apo mbrojtjen e këtij fenomeni. Kundërshtuesit e flaktë të ikonave si formë përkujtuese e nderuese, kanë patur si argument të qëndrimit të tyre dhe këtë që ndodhi dje me shtatoren e Nënë Terezës, ku për ndonjë arsye ose për një tjetër, për shkak të njeriut apo natyrës, ikona e shenjtëruar mund të katandisej e ç`shenjtëruar për turp. Dikush mund të thotë se shtatorja nuk kishte pse lihej në atë gjendje, por të futej diku në një magazinë në pritje për t`u rivendosur; sado që edhe kjo nuk shkon: Një shenjtore e magazinuar!!
Nderimin e saj, Nënë Tereza e përfton nga vepra e bërë si humaniste; nga aktiviteti prej misionareje të paepur për t`u ofruar ndihmë pa asnjë interes material më të vobektëve të kësaj bote, e nëse arti nuk gjen mënyra për ta përcjellë këtë si frymë e model, pa kostuar në situata çnderimi siç ndodh me materalizimin e shtatit dhe pamjes së saj në baltë e allçi, ku njëherë rrëzohet nga agjentë atmosferikë e njëherë plandoset përtokë nga hajvanllëku njerëzor; më mirë le tërhiqet dhe le të mbetet fjala, fjala e saj.
Mes shtatores dhe ca fjalëve të arta që ajo ka thënë, në trajtë postulatesh humanizmi e virtyti njerëzor, të cilat hasen vende vende, e sidomos në holle spitalesh, këto të dytat nuk kanë kurrë gjasë të pasojnë fatin e shtatores. Nënë Tereza duhet parë e nderuar si fjalë e frymë. Kush mendon se e nderon me shtatore, do kishte për kundërshtare vetë atë, nëse do qe gjallë! Sepse ç`po ndodh pas vdekjes së saj duke ia mbjellë shtatoret sa këndej andej, është një ardhurim përdhosës!/E.H

-mendoni per te gjallet…
nje cope statuje eshte o pagane.
Mungese profesionalizmi. Keshtu eshte kur punet behen me tendra dhe me yxhym se skemi kohe. Pune shqiptaresh. Xhaja
Te ishte per shqiptart as cmimi nobel nuk do ti jepej.
@Mark uk
Pikërisht çdo antishqiptar dhe spiun i Enver Hoxhës si ty ka qenë kundër Çmimit Nobel për të.
Me atë mendjen tënde të shtremëbr, ca gjëra i thua drejt… Qentë si ty kanë lehur gjithë jetën kundër saj dhe tani hiqen si besimtarë…
Turp per ata qe e kan hedhur per tok si mbeturin,te pakten ta mbulonin.Turp per ju qe e nxirrni neper gazeta thu se keni bere shpikjen e shekullit,Injorant qe punoni per te na nxire sa me shum ne opinionin mbare ndoshta paguheni diku per kete pune. Turp me shum per ju gazetare pa dinjitet.
Drejt Ermir!