Qeveria shqiptare ka mbajtur një nga premtimet e fushatës zgjedhore 2013 duke miratuar sot projektligjin e hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për uljen e moshës së minatorëve. Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, i cili tashmë i kalon Kuvendit për miratim në komisionet parlamentare, parashikon uljen e moshës së daljes në pension në 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht, për minatorët e nëntokës.
Ulja e moshës së daljes në pension përmbush kështu, kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet e vështira të punës në këtë sektor. Sipas projektligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë.
Pas miratimit të projektligjit në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh se: “Me uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve, mbajtëm premtimin e dhënë që në vitin e parë të qeverisjes tonë. Ndjesë për 8 vitet e qeverisjes së shkuar, gjatë të cilave qeveria e kaluar u tall vazhdimisht me shtresën e minatorëve, të cilët bëjnë çdo ditë një punë të vështirë”.
Referuar kushteve për pension, sipas këtij projektligji, dhe bazuar në numrin aktual të të punësuarve në miniera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja e moshës të arrijë në 3.840 vetë. Personat që do të trajtohen sipas këtij projektligji, përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike etj, ashtu si edhe personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie.
Në total, efekti financiar vjetor për 3.840 përfitues, arrin në 793 milion lekë.

Po ky te dielen do martohet ka thene. A e di qe dhenderri javen e fundit ben pushim dhe nuk del se eshte gjynaf ? Thoni Edit t’i jap leje se u merua djali rrugeve. Apo mbledh leket e dasmes per te perballuar harxhet .