Faturat e energjisë për gushtin, skandaloze

redaktor

Letër e nënshkruar nga Përparim Shullazi

 

Ditët e fund muajit gusht shumë familje në qytetin e Krujës janë befasuar kur posta u ka dërguar poshtë derës faturat skandaloze të energjisë elektrike të mbingarkuara me shuma të larta pagesash. Shkaku na qenka, sipas faturistëve, se në aparatet matëse ka kilovat orë gjendje të mbartura që nga viti 2007 e në vazhdim dhe kjo ka tre e katërfishuar pagesat të cilat variojnë në 13.800, 15.000, 17.500 e madje edhe 32.000 lekë (të reja), kur për çdo muaj familjarët kanë paguar rregullisht faturat nga rreth 3.500-4.800 lekë. Kjo, siç na u shpjegua, ka ndodhur se janë ndërruar faturistët. Këta të rinjtë, për t’u treguar “të ashpër që s’falin” apo me mendjelehtësi kanë mbifaturuar shuma jo normale për familjarët duke i vënë ato në vështirësi financiare. Një veprim i tillë dëmton edhe vetë CEZ-in sepse ka shumë të ngjarë të shtojë numrin e debitorëve. Në radhë të parë ky ent ka për detyrë që të përmirësojë sistemin e aparaturave matëse të cilat janë të amortizuara e nuk pasqyrojnë parametra reale, duke i bërë dhe faturuesit abuzivë e spekulantë me detyrën. Diçka që ka vështirësuar qytetarët e Krujës është mospasja e një pike shërbimi për kujdesin ndaj klientit. Për çdo ankimim u duhet të shkojnë në Fushë Krujë. Kjo është njëlloj sikur banorët e Tiranës ankimimet t’i bëjnë në Kamëz, qytetarët e Durrësit të ankohen në Shijak, ato të Shkodrës në Bushat e kështu me radhë. Një paradoks jo pak i çuditshëm për qytetarët është kur u thonë se nëse jeni debitorë, nuk ju pranohen ankimimet as edhe për faturimet abuzive që janë bërë nga vetë ata. Atëherë cili është kujdesi ndaj klientit? Në Europë nuk ndodh një gjë e tillë në asnjë mënyrë, madje dhe pagesa e energjisë elektrike është më e lirë. Mund t’i shihni statistikat.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo dukur po ndodh edhe në Tiranë? Po fillojnë prapë si në kohën e zezë të sahit gomar dollapit? Po i ruaj të mbifaturojnë dhe një herë dhe gati ja u kam samarin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *