Zeneli: Shumë kompani gjermane janë penguar të hyjnë në Shqipëri

Bledar Lumani

Bashkim Zeneli është me gjasë një nga diplomatët shqiptarë, që njeh më mirë Gjermaninë. Ai ka shërbyer si ambasador për 5 vite në Berlin ku ka asistuar në ngjarje të rëndësishme si Lufta e Kosovës, por edhe është dëshmitar i një historiku marrëdhëniesh shqiptaro-gjermane. Gjatë shërbimit diplomatik atje, ai është përfshirë nga autoritetet gjermane tre herë si pjesë e Enciklopedisë së personaliteteve që njohin mirë kulturën e këtij vendi. E takuam për të sjellë te DITA, një analizë rreth asaj ç’ka po ndodh tani me Gjermaninë. Atij nuk i pëlqen të flasë për histori emocionale “sevdash” me një komb që identitetin politik, ekonomik, e moral e ka të bazuar tek racionaliteti.

 

-Zoti Zeneli, çfarë ishte Samitit i Berlinit?

Takimi i Berlinit pa asnjë dyshim ishte mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë. Sipas shtypit gjerman, ideja për një takim e tillë ka lindur menjëherë pas 23 qershorit, pra para një viti. Kjo u lidh edhe me 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, por dhe 75 vjetorin e Luftës së Dytë. Pa harruar edhe 25 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit. Mendoj se është një nismë ambicioze për politikën në Ballkan. Samiti bëri që Serbia dhe Kosova të ulen në Berlin në një tavolinë, secili me flamurin e vet. Pavarësisht nga vështirësitë që ka në njohjen e Kosovës, duket se Serbia nuk do ta ketë të largët këtë akt.

-A mendoni se kemi një erë të re për rajonin?

Natyrisht që vëmendja e Gjermanisë për rajonin nuk u shfaq dje. Gjermania në dy dekadat e fundit, së bashku me SHBA ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe paqen, sigurinë e stabilitetin, shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik në Ballkan. Para dy dekadash vendet e Ballkanit ishin në luftë ndërmjet tyre. Tani këto vende aspirojnë për në BE. Kjo u theksua qartë në Berlin. Ajo që kishte rëndësi për konferencën, është fakti se pavarësisht problemeve të krizës ekonomike dhe financiare në Europë, të euros, të konflikteve të shumta që janë hapur, të rritjes së ekstremizmit xhihadist, shqetësues për momentin, të situatës në Ukrainë, në Irak dhe Siri e Lindjen e Mesme; pra, pavarësisht nga këto, Berlini tregoi se rajoni nuk është dhe nuk do të jetë jashtë vëmendjes së BE. Vendi i rajonit është në BE; vetë Europa nuk mund të jetë në paqe pa pasur në gjirin e saj Ballkanin. Në fakt kjo është thënë vendosmërisht që në Samitin e Selanikut në 2013.

 

 Çfarë rezultati kishte ky samit?  

Në Berlin u vendos një marrëdhënie më e strukturuar, më e drejpërdrejtë dhe më e kapshme midis BE dhe Ballkanit perëndimor. Duket se për 4 vitet e ardhshme do të punohet me infrastrukturë politike dhe diplomatike më të kodifikuar. Edhe në marrëdhëniet e rajonit me BE, edhe në raportet midis vetë vendeve të rajonit. Por edhe me rezultatet e secilit vend në raport me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë për anëtarësimin. Nuk pritej të merreshin vendime të rëndësishme, por është shumë e rëndësishme që në Berlin, vendet e rajonit u ulën dhe biseduan për të ardhmen e tyre, duke marrë inkurajimin e Gjermanisë dhe BE drejt ambicjes së ligjshme për t’ bërë pjesë e familjes europiane. Gjermania këtë mbështetje e shprehu edhe në qershor në samitin e Dubrovnikut. Mbas pranimit të Kroacisë në 2013 në BE u duk një frenim, u duk sikur u tha se tani jemi mjaftueshëm me zgjerimin. Natyrisht kriza kishte dhe ka ndidkimin e vet. Skepticizmi në mjaft vende, por edhe një lodhje nga zgjerimi duket se jo pak ka nxitur krizën e besimit te projekti politik “Europë”.

 

-A mendoni se ka një kapitull të ri edhe me Shqipërinë pas këtij samiti?

Unë nuk mendoj se duhet të flasim për kapituj të rinj, epoka të reja, etj etj. Si për të gjithë vendet e rajonit edhe për Shqipërinë ky samit ka rëndësinë e tij të madhe.  Së pari, sepse merr një mbështetje të plotë nga Gjermania në procesin e integrimit në BE. Së dyti, vetë samiti i Berlinit kërkoi që vendet e rajonit të bashkëpunojnë më ngushtë dhe më qartë me njëri-tjetrin, në projektet rajonale vecanërisht në fushën e infrastrukturës, energjitikë etj. Kjo do të thotë se edhe Shqipëria ka detyrimet e saj në këtë drejtim. Takimi i kryeministrave të rajonit në Dubrovnik e shprehu qartë këtë vullnet. Së fundmi, ashtu si për të gjithë vendet e rajonit edhe për Shqipërinë ka shumë rëndësi forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në rajon. Është ecur në këtë rrugë por natyrisht ka akoma shumë për të bërë. Sepse kemi probleme të hapura me fqinjët e që duhen zgjidhur me vullnet të mirë, me besim reciprok, dhe duke parë përpara. Marrëdhëniet e mira ndërtohen me vështirësi dhe kërkojnë kohë. Prandaj për to duhet punuar në vazhdimësi dhe me përgjegjësi politike. Ballkani duket se ende ka nevojë për një pajtim më të fuqishëm. Marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të rëndësishme, dhe problemet midis tyre duhen zgjidhur vetëm duke parë përpara. Këtu duhet të jemi konkretë. Shqipëria ka probleme të hapura me Greqinë, zgjidhja e të cilavë nuk duhet zvarritur. Serbia dhe Kosova duhet të shkojnë sipas kancelares Merkel, në takimin e Vjenës me të gjitha problemet e zgjidhura dhe të zbatueshme nga marrëveshja e normalizimit midis dy vendeve. Greqia dhe Maqedonia, siç u tha në Berlin duhet të kenë angazhime më të qarta dhe vullnet për zgjidhjen e “Emrit”. Pra, në rajon nuk jemi pa probleme midis vendeve. Por rëndësi ka që ato të zgjidhen me mirëkuptim dhe duke kapërdirë ca gjëra, për të mos kthyer kokën mbrapa, por për të shikuar përpara.

 

-Zoti Zeneli, retorika politike nuk ka qenë gjithmonë në sinkron me marrëdhëniet ekonomike? A mos ndoshta edhe këtë herë po dëgjojmë më shumë fjalë sesa vepra?

Unë mendoj se Gjermania e ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë në këto dekadat e fundit. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe për ato projekte që u diskutuan bashkarisht në Berlin. Por mendoj se Shqipëria nuk i është përgjigjur deri më sot si duhet, atij angazhimi politik të gjithanshëm të Gjermanisë për t’i hapur rrugën dhe dyert investimeve të mëdha gjermane.

 

-A kemi raste konkrete? Mund t’i përmendim disa?

Kemi mjaft raste konkrete. U bë kohë që jam larguar nga Gjermania, por mund të them se edhe sot nuk kemi një prani të fuqishme të firmave të mëdha gjermane, të biznesit privat në Shqipëri. Ndërkohë që donacionet e qeverisë gjermane kanë qenë rreth 1 miliardë euro. Ju deshët një rast konkret. Po ju jap një shembull. Historia e koncesionit të aeroportit të Rinasit ka zgjatur gati 8 vjet, kur sipërmarrësi i këtij koncensioni ishte Siemens. Është përpjekur me kohë të futet në Shqipëri në fushën e minierave, Krup-Thysen. Ka dështuar! Manesman, gjithashtu, Telekomi gjerman, Siemens, etj.  Më duket se ka ardhur koha që për investimet madhore gjermane, qeveria të ketë një strategji të qartë. Çfarë duhet të bëjmë, ku dhe kur duhet ta bëjmë. Në këtë drejtim mendoj se duhet ecur nga çdo dikaster me plane konkrete. Me projekte konkrete. Gjermanisë i duhen hapur dyert në ekonomi pa shumë burokracira. Pa i matur me pikatore tenderimet e të tjera si këto burokracira. Duhet bërë me plane afatgjata!

Vende të zhvilluara në Europë edhe më gjerë i kanë ndërtuar tashmë në këtë mënyrë marrëdhëniet me Gjermaninë. Me rregulla loje! Psh, edhe Kancelari Shrëder por edhe Kancelarja gjermane Merkel, një herë në vit janë në Kinë. Marrëdhëniet ekonomike i kanë ngritur në një nivel shumë të lartë.

 

-Çfarë kërkon Gjermania nga Shqipëria?

Atë që ka kërkuar vazhdimisht, forcimin e shtetit ligjor! Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Luftën kundër ekonomisë informale. Reformën në sistemin e drejtësisë. Këto do t’i vëzhgojë vazhdimisht Gjermania por në përgjithësi BE, edhe ndaj nesh. Gjermania ka kërkuar dhe kërkon standarde. Ka kërkuar dhe kërkon vepra dhe jo fjalë. Na ka mbështetur fuqishëm por nuk na ka llastuar. Gjermania ka qenë dhe do jetë rigoroze në parametrat demokratikë ndaj Shqipërisë.  Ajo nuk na ka thanë asnjëherë “shëndet” pa teshtitur. Gjermania nuk llaston askënd. Kjo është një përgjegjësi e madhe për qeverinë, opozitën por edhe për klasën politike në përgjithësi. Që për mendimin tim është larg dhe duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për fatet e vendit.

 

Ju si diplomat me eksperiencë  besoni se politika shqiptare është pjekur, dhe çfarë komenti keni për faktin që ende nuk përdoret në gjuhën zyrtare togfjalëshi “Aleat Strategjik”?

Unë mendoj se fillimi edhe në këtë drejtim është pozitiv, të paktën vullneti është i shprehur. Por natyrisht nuk mjafton vetëm kjo. Me Gjermaninë kemi patur disa vite të humbura kohët e fundit, nuk kemi patur marrëveshje dypalëshe, asnjë shkëmbim vizite në nivel të lartë. Kjo kohë duhet rifituar. Gjermania është model i Europës së Bashkuar dhe ne duhet të kapemi e të mbështetemi fort tek ky model. Le të shpresojmë se mbas Berlinit gjërat do të ecin më mirë. Shqiptarët janë të kënaqur me Samitin e Berlinit, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jo euforikë. Samiti i Vjenës, vjen menjëherë dhe atje do kërkohen bilance konkrete. Berlinin apo edhe Samitin e tij të fundit nuk duhet t’i shohim as si një bankë as si një çek të bardhë. Nëse do dimë të punojmë mirë, me përgjegjësi dhe me nerv euoropianist, Berlini edhe BE-ja do të jenë më shumë sesa aq. Gjermanët në çdo bisedë politike, përdorin shprehjen: detyrat e shtëpisë. Neve na janë lënë detyrat e shtëpisë në procesin e integrimit. Por, puna është që të mos marrim thjesht një notë kaluese. Por të arrijmë të bëhemi partnerë seriozë, korrektë, të besueshëm, transparentë dhe të përgjegjshëm!

Sa i takon çështjes së termit strategjik, më duket se kohët e fundit lidhur me termin ‘strategjik’, ka patur një inflacion gjykimesh, vlerësimesh. Pa dashur të futem në këtë pikë, Gjermania ka qenë dhe mbetet një partner strategjik për Shqipërinë. Partnerët strategjikë dhe aleatët nuk zgjidhen sot për nesër. Ato janë marrëdhënie të qëndrueshme, afatgjata dhe me interesa të përbashkëta. Gjermania që në 1949 ka përcaktuar si aleat strategjik SHBA, Francën dhe Poloninë dhe kësaj i përmbahet edhe sot. Por pavarësisht nga termat, Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e stabilitetit dhe prosperitetit për Shqipërinë.

Share This Article
10 Comments
  • Siemens beri korrupsion galopant ne Greqi e Shqiperi ka shume prova per kete se pari. Sa per pengimin e kompanive nuk jane vetem ato gjermane por te gjitha ato qe nuk futeshin ne vallen e korrupsionit sepse qellimi ishte mosndarja e domain-it me ata qe nuk kontribuonin ne konvertimin e klases komuniste ne kapitaliste.

  • Ky Zeneli qenka nje deficent —Ky thote qe u pengua Siemensi hahahhahahahaha

    O Zenjel , po ca genjen mor dreq ! –Siemensit ju dha aeroporti dhe Siemensi nuk punonte, por genjente ne cdo gje
    Dhe kur i pyesje po pse nuk filloni punimet ? Ata genjenin duke thene:..Po ja kemi dhene te filloje nje firme sub-contractore ne Hollande dhe ata kane ca probleme etj etj.gjera te pista te ketij lloji qe tregonte se Siemens kishte nje drejtim te kdoruptuar dhe aspak serioz per punimet ne Rinas ….

    Zeneli eshte komplet i leshte dhe nga menyra si arsyeton qenka skandaloz fare, sikur eshte ne vitet 90-te

    Ky edhe kur ishte ambasador ne Greqi, nuk merrej me problemet e emigranteve qe i vriste shteti grek, por merrej me zbukurimin e godines se Ambasades -.Ishte trap fare

    I zgjidhni ambasadoret njerez inteligjente dhe mendje-mprehte , jo budallenj si pune e ketij

    Mos i zgjidhni ambasadoret nga gjuhet e huaja, se nuk do punojne perkethyesa , por diplomate

      • Po pse o bari,sepse kemi cmiment me te larta te fluturimeve se edhe Mali i Zi dhe Maqedonia?
        Koncensionari Siemens!
        Perse nuk hapin aeroporte te tjere?
        Perse mbajna taksa te larta,qe rrisin keshtu edhe cmimin e biletes?
        Sepse kane fitim maksimal,vella,dhe nuk duan tia dine per shqiptaret,por thjesht per interesat e tyre.
        Kane emer te madh,por korporatat shohin fitimin dhe jo “dashurine” ndaj nje vendi.
        Miqesisht!

        • As qe u bie ndermend njeru per miqesi sot, te jap shum te drejte, i bejn yzmet parase por ndertimi i aeroporteve te reja, mbase do te rit konkurencen e liberalizimin e cmimeve fluturuse! Mos harojm qe gjermanet e amerikane ndajn taksat per arsy investimi qe ata ben e keshtu qe u bie te paguaj qytetari!

  • JAM DAKORD ME BASHKIMIN ,jam takuar dy here ,me te nderuarin ROSHENBAH , PERFAQESUES I PARTIS SOCIAL DEMOKRATE dhe ne mos gabohem , nen kryetar i parlamentit GJERMAN, Gjithashtu edhe me drejtorin egzekutiv ,te fondacionit ;FRIDRIH HEBERT , zoti RUDRIGE PINTAR.Tema e bisedes tyre ishte hyrja ne industrin e minierave , sidomos e kromit ,por ne vitin 1992 ,sic thoshte zoti ROSHENBAH ,ju shqiptaret keni perhapur idene se SHQIPERIA PO SHITET . UNE ROSHEMBAH ,nuk kam mare ndonje cope toke nga SHQIPERIA dhe ta coj ne GJERMANI. KUR ESHTE BERE KJO BISEDE UNE PERFAQESOJA PELLGUN QYMYR GUROR TE TIRANES SI KRYETAR SINDIKATE . Kjo bisede eshte bere me te respektuarin TEODOR LACO , KU EDHE UNE KISHA TE DREJTEN E FJALES ,fatkeqesisht nuk e kuptuam mos futjen e firmave GJERMANE ,ne ate kohe , sot e kuptojm ,do ja jepnim FAZLLICIT dhe atyre qe jane mbrapa fazllici ,per te dhene trojet SHQIPTARE ME NJE E U R O .

  • Z.Zeneli!Ju vertet jeni njohes i mire i realitetit gjerman,por ne kete inerviste po thuaj keni thene gjera te pergjithshme dhe perseri “me diplomaci”,nderkohe qe lexuesi ka nevoje ta mesoje acik te verteten.A ka interesa kapitali gjerman ne Shqiperi?Dhe perse s’eshte futur deri tani?Cfare ka penguar nga ana jone,dhe si eshte angazhuar politikisht Gjermania per te na ndihmuar ne ndertimin e shtetit te te drejtes ne Shqiperi?Eshte per te pershendetur nenshkrimi i marrveshjes me Be te statusit te vendit kandidat ,qe eshte edhe per mbeshtetjen e vecante te Gjermanise, por interesimi ketyre koheve te fundit eshte,me duket mua,vetem mediatik dhe vetem per te mbushur boshhllekun e lene prej kohesh nga BE per rajonin tone,boshllek qe edhe mund te mbushej nga ndonje fuqi tjeter.E thene me shkoqur,i gjith ky” interesim” eshte per shkak te krizes ne Ukraine,dhe pas zgjidhjes se kesaj krize qe shpresojme te zgjidhet sa me pare,cdo gje do kthehet si me pare,me samite,me hiq e mos e keput,duke e lene gjendjen ne rajon te turbullt,ku krimi organizuar dhe korrupsioni jane ne ditet e tyre me te mira.

  • NGA GJERMANIA KE THITHUR VETEM AJRIN

    e mbase ke bere ndonje vizite me biçiklete ne “Pyllin e Zi”-“Black Forest”, as me pak e as me shume se nje strishim i njejte si ai me teserat e prezencave ne spitale, banka e kudo ku perdoret.
    Shprehje te prefabrikuara me sllogane tashme te vjeteruara te politikes vetepromovuese, nuk mund te japin kontributin e duhur ne situaten e re ne te cilen fatmiresisht gjendet vendi yne, per me shume e demtojne ate.
    Edhe “njohja e thelle” e pretenduar e realitetit gjerman kuterbon vetem zgerlaqje pompoziteti te veshur me çudite e njemije e nje neteve te Sharazades se Persise.

    Me 22 shtatorin e 2006-tes ne Lathen (Osnabrueck) afer kufirit me Hollanden, vdiqen 23 udhetare vullnetare ne Linjen Eksperimentale te Transrapid-it gjerman (Treni i Shpejtesise se Larte – 450 km/ore). Shtypi teutonik veshi arbitrarisht me faj punonjesit e mirembajtjes se linjes, sepse aksidenti ndodhi me perplasjen e Transrapid-it qe udhetonte me 200 km/ore me nje platforme vetelevizese te specialisteve te ndertimit e mirembajtjes se linjes qe ndodhej aty dhe nuk ishte sinjalizuar nga sistemet “super moderne” te SIEMENS-it te installuara ne Transrapid-in aq te propaganduar gjerman.
    Ne Italine e Matteo Renzit, vite me pare, per te “vjedhur” know-how-un e industrise se telekomunikimit dhe te senjalistikes, bleu ALCATEL-in duke e inglobuar, nje nder shoqerite me dinamike ne rang boteror ne kerkim-zhvillim e teknologjive bashkekohore te telekomunikacionit.
    Ne te njejten kohe, me korrupsion dhe presion politik, detyroi nje shoqeri te FINMECANICA-s italiane, kolos boteror i teknologjise, te installoje te dublikuar sistemet e saj (SIEMENS) ne telekomandimin me celular te TAV-AC italiane, vetem per te vjedhur know-how-un italian ne kete fushe te teknologjise.
    Ne ALCATEL, ne njerin nga impiantet e prodhimit kam patur rastin te njoh nga afer nje nga inxhinjeret gjermane: nje fyll pa bira, nje edirame napolonkercyes!

    Po ti heqim Thyssen-Krupp-it emrin e pare, ky leshko ambasador, duhet ti kerkoje ndjese jo vetem banoreve te Boroves dhe Tirones, per masakrat e gjermaneve me armet e prodhuara nga Krupp-i ne sherbim te Hitlerit, por edhe gjithe Shqiperise.
    Ne kohet moderne nuk mund te harrohen shtate punetoret e djegur gjalle ne impiantet e Gjenoves ne Itali dhe shume te tjere ne impiantin e Ternit, te cilin kerkon ta mbylle (Thyssen-Krupp), duke flakur ne mes te rruges 3000 punetore te saj po aq te tjere edhe ne industrite mbeshtetese.

    Keta jane gjermanet e Zenelit, qe pretendon ti fute ne aferat shqiptare, pa gare e respektim te ligjeve, gjithnje me parate tona te huazuara edhe nga banka gjermane, me interes natyrisht dhe jo te falura.

  • ky esht nje i pabesushem,kriminel i kuq.akome me kete rroten e karrotes kuqe ju?ku eshte morali ?na ka car bythen me format e edukimit nen udheheqjen e partise per 30 vjet , prap ju me ket legen ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *