Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Po kaq ditë na ndajnë edhe nga refrenet e zakonshme që dëgjojmë nga prindërit dhe fëmijët për rëndesën që kanë çantat e shkollës. Por problem i kurrizit të kërrusur është më i hershëm.
Që në fëmijëri dëgjohet shpesh nga prindërit dhe gjyshërit: “Drejtoje kurrizin!”. Gjuha e trupit ndodh të na tradhtojë shpesh edhe kur fjalët thonë të kundërtën. Ndodh edhe që të dalim zbuluar përpara atyre që dinë të “gjurmojnë” përtej fjalëve. Mënyra se si qëndrojmë, sillemi, gjestet, tregojnë deri edhe pozicionin tonë që kemi në shoqëri. Madje arrijnë deri të thonë diçka për prejardhjen, profesionin, statusin social etj. Po flasim për një shqetësim që shumica ose e kanë ose e shohin të shfaqet te pjesëtarët e familjes. Këshillohet ta drejtoni kurrizin edhe teksa jeni duke lexuar këto radhë!
Këshilla të mëtejshme jep në këtë bisedë edhe mjeku ortoped Apostol Vaso. Sipas tij, një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e skoliozës muskulare është qëndrimi i papërshtatshëm i fëmijëve duke nisur nga shkolla, ku kalojnë një pjesë të mirë të ditës. Më tej jepet mundësia për t’u informuar për skoliozën e cila prek drejt e në shtyllën kurrizore fëmijët (që janë në moshën e shkollës) dhe më pas ndikon drejtpërdrejt në personalitetin e njeriut. Po sa ndikojnë çantat e librave për rëndimin e shqetësimit. Po stresi që ashtu si edhe në raste të tjera mbetet armiku kryesor….?
Z. Vaso ju keni bërë një studim ku rezulton se 40 për qind e fëmijëve janë të prekur nga skolioza. Është alarmante kjo shifër?
Nuk diskutohet që shifrat e marra nga studimi janë alarmante dhe ndërkohë ky alarm rritet më shumë nga mënyra se si fëmijët organizojnë ditën e tyre, gjithmonë e më tepër po bëjnë një jetë sedentare, plot stres dhe intensitet në rritje.
Konkretisht përse bëhet fjalë kur flasim për jetën e tyre të përditshme?
Skolioza në moshën shkollore ndikohet negativisht nga jeta sedentare dhe qëllime të cilat kërkojnë shumë mundim dhe u marrin kohën e lirë fëmijëve. Duhet sqaruar dhe kuptuar mirë se mbi skoliozën nuk veprojnë vetëm peshat e rënda, por të gjithë stimujt negativë me të cilët fëmija ballafaqohet në të përditshmen e tij.

Po pesha e çantës së shkollës, për të cilën shpesh është folur që është shumë e rëndë, sa ndikon?
Çantat më tepër se peshën që rëndon mbi shpinën e fëmijëve, mbartin dhe intensitetin e jetës dhe objektivat që shoqëria i ka vendosur gjeneratës së tyre. Nëpërmjet peshës së çantës, e cila fatkeqësisht vjen duke u rritur çdo vit të ri shkollor, duhet të kuptojmë sesi shoqëria dhe prindërit i marrin fëmijës kohën e bukur të fëmijërisë e cila është në fakt e domosdoshme për formimin e trupit të tyre. Nëpërmjet rritjes së peshës së çantës, gjithmonë e më tepër e largojmë fëmijën nga nëna natyrë dhe lojërat e fëmijërisë të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e tyre psiko-motor dhe sistemeve ndjesore. Mënjanimi i fëmijëve nga natyra dhe lodrat e tyre në fakt do të thotë, ballafaqimi i tyre me situata dhe stimuj negativë ose stresantë. Këta faktorë zhvillojnë një gjuhë trupore e cila është skolioza funksionale. Dihet që stresi në fund të fundit është ajo situatë e cila në organizmin tonë shkakton spazmën (kontraktimin) e mureve të enëve tona të gjakut. Sot, në jetën tonë të përditshme mënjanimi i stresit është objektivi kryesor i çdo të rrituri. Ai akuzohet edhe se është shkaktari më i madh i problemeve tona shëndetësore, siç janë hipertensioni, kanceri, sëmundjet e zemrës dhe alergjitë e ndryshme. Për këtë arsye sot ne kemi ngritur një industri të tërë për të zvogëluar efektet tij.
Por sa vlerë ka gjithë kjo “propagandë” dhe ky ndërgjegjësim në luftën kundër stresit, kur ne e neglizhojmë atë në qëllimin tonë kryesor të jetës, te fëmijët?
Po ndodh diçka, ashtu siç nuk kanë të ndërtuara sistemet e ndjesisë, ajo e të shijuarit të ushqimit, e të dëgjuarit dhe e të nuhaturit, fëmijët nuk kanë të ndërtuar edhe atë të dhimbjes dhe të lodhjes. Si rrjedhojë e këtij defiçiti, ata të cilët e kanë prezente skoliozën funksionale, lodhen ose ndiejnë dhimbje, që nuk e shprehin nëpërmjet ankesave, por në shumicën e rasteve, përmes shpërqëndrimit, mosbindjes dhe uljes së performancës në mësimmarrje. Duke qenë se prindërit dhe mësuesit nuk e kuptojnë këtë, i etiketojnë si të padisiplinuar, të papërqendruar, pa dëshira ose dhe fëmijë të paedukuar.
Doktor, po qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit sa problem është?
Ky është një tjetër problem madhor që po e shohim të rritet përditë. Pikërisht ai qëndrimi i detyruar për orë të tëra në pozicione të cilat kërkojnë punë muskulore intensive dhe të pandërprerë. Harxhimi i energjisë në mënyrë të vazhdueshme për një grup muskujsh të përcaktuar, sjell lodhjen e tyre dhe për rrjedhojë, nuk lë kohë të mjaftueshme për të korrigjuar skoliozën funksionale. Moskorrigjimi i saj sjell çrregullime të gjumit dhe fëmija përgatitet për një ditë jo të mirë dhe energjike.
A shpreh mënyra e të qëndruarit edhe rolin e njeriut në shoqëri?
Qëndrimi shpreh mënyrën se si ne përballojmë ligjet e natyrës, që nga ana tjetër, tregon sesi ndihemi dhe kjo përcakton mënyrën si mendojmë për veten dhe për të tjerët. Duke marrë parasysh se çdo ditë ballafaqohemi me një jetë që ndryshon në mënyrë dramatike, që kërkon një fleksibilitet dhe orientim të saktë në kohë, hapësirë dhe shoqëri. Një kolonë e paorientuar përshtatshëm do të thotë një shëndet fizik dhe mendor i cënuar, i cili shprehet nëpërmjet, lodhjes, mospërqëndrimit, dhimbjes dhe për rrjedhojë abstenimit të detyrave familjare, profesionale dhe shoqërore, që do të thotë mospjesëmarrje ose pjesëmarrje e cunguar.
Çfarë të dhënash të tjera rezultojnë nga raporti dhe studimi që keni realizuar?
E dhëna tepër shqetësuese është se rreth 30% e fëmijëve të anketuar nga mosha 9-11 vjeç referonin se kishin përjetuar dhimbjen e kokës. Kjo do të thotë që presim një përqindje të lartë të dhimbjes kronike pas disa vitesh, kur këta fëmijë të ndërtojnë plotësisht sistemet e tyre të ndjesisë.
Si mund të shmanget kjo problematikë nga ana e shkollës. A mendoni ju se duhet futur një lëndë mësimore për t’ua bërë të qartë fëmijëve dhe prindërve?
Po, patjetër. Njëkohësisht me programet e shkollës, duhet që vetë prindërit dhe mësuesit të qartësohen se kështu nuk mund të vazhdohet. Fëmijët tanë janë gjaku ynë, jeta jonë, ata meritojnë një të ardhme më të mirë. Dhe kjo varet vetëm nga ne.
Skolioza është një sëmundje gjerësisht e përhapur në popullatë dhe që konsiderohet si një prej patologjive që prish ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Pamja estetike është e keqja më e vogël ku ndikon skolioza. Pacientët e prekur prej saj vuajnë nga një sërë patologjish që vijnë si zinxhir për shkak të deformimit shumë të thyer fizik.
Deformimi
Nëse skolioza kapet në kohë mund të trajtohet. Në rastet kur deformimi i shtyllës kurrizore nuk shoqërohet me simptoma, ndiqet me terapi të veçantë. Kur deformimi është midis 20 dhe 40 gradëve, rastet trajtohen duke mbajtur veshje të specializuara. Kur deformimi i kalon 40 gradët, atëherë zgjidhja e vetme mbetet operacioni.
Në botë
Skolioza është deformim i shtyllës kurrizore. Në përgjithësi pacienti deformohet në njërin krah dhe merr formën e germës S. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3 dimensional. 5% e popullsisë botërore është e prekur, prej të cilëve 81% nuk dihen shkaqet, 15% e lindur dhe rreth 10% nervore-muskulare. Prek të gjitha moshat.
Femrat
Femrat vuajnë më shumë nga skolioza funksionale (29% në shkollat urbane; 44% në shkollat suburbane) krahasuar me meshkujt (27% në shkollat urbane; 40% në shkollat suburbane). Si femrat dhe meshkujt në shkollat suburbane vuajnë më shumë nga skolioza funksionale sesa femrat dhe meshkujt në zonat urbane.
Dëmtimet
Dëmtimi i muskujve, i tendinëve dhe i ligamenteve nga postura e papërshtatshme është një nga arsyet kryesore të dëmtimit të kërcit dhe artikulacioneve të ndryshme të trupit tonë. Për këtë arsye, artritet sot janë problemi më madhor i sistemit shëndetësor. Njohja e këtyre strukturave, qëndrimi dhe sjellja e përshtatshme ndaj tyre është detyrë prioritare jo vetëm e sistemit shëndetësor, por e gjithë shoqërisë sonë.
Qëndrimi i duhur
Postura përcakton në mënyrën më të qartë gjendjen e funksionit të organeve tona dhe të të gjitha sistemeve të organizmit tonë. Gjendja funksionale e organizmit tonë, në fakt përcakton mendimin ndaj vetes sonë, që në fund të fundit shpreh shëndetin e secilit. I gjithë ky mekanizëm tregon se organizmi ynë është një unitet funksional dhe, për të prishur këtë unitet, nuk kërkohet vetëm të kesh sëmundje të organeve të brendshme ose ndonjë sëmundje tjetër, të cilën ne e konsiderojmë si të shkaktuar nga fati ynë. Studimet e fundit kanë treguar se postura e dobët nuk është vetëm një dritare për të kuptuar sjelljen e kolonës vertebrale.
Kostoja e mjeteve më të domosdoshme
Po fillon shkolla? Organizojeni fëmijën që të marrë mbi vete përgjegjësi. Kjo është këshilla e parë që jepet nga mësuesit në mbarë botën. Fëmijët tuaj duhet ta formojnë vetë listën e gjërave që u duhet për vitin e ri shkollor. T’i lësh ata të lirë të mendojnë për vitin e tyre mësimor, i bën ata më të përgjegjshëm. Lista e tyre, me siguri do të ketë edhe gjëra që ju nuk do të donit apo nuk do të keni mundësi t’ia blini, por ama, është mirë që ata të vihen përballë një detyre që shpreh dëshirat e tyre. Përpara se të blihen librat, pothuajse një javë përpara, të gjithë fëmijët gëzojnë për blerjet e reja, po njëlloj sikurse edhe gëzohen në përfundim të shkollës.
Pas një shëtitjeje të gjatë nëpër treg, “Dita” ju sjell dhjetë gjërat më të domosdoshme për fillimin e një viti të ri shkollor. Ne nuk do t’ju paraqesim këtu as çmimet më të lira dhe as ato më të shtrenjtat. Do t’ju rrëfejmë mesataren e dëshirave të shprehura nga fëmijët në treg.
E para në listë është një çantë e re, që mesatarisht kushton 2500 lekë të reja. Më e lira ishte 1500 lekë, një çantë që nuk bën për fëmijët shqiptarë që u duhet të ngarkohen shumë. Nëse në shkollë fëmija juaj nuk ka dollap, atëherë nuk bëni mirë t’i blini një çantë lecke, sepse kjo mund t’ju kushtojë edhe më shumë. Në çantë, duhet të jenë me patjetër një portofol që ka brenda lapsin, stilolapsin blu, atë të kuqin, një vizore, gomën dhe një mprehëse.
Portofoli kushton thuajse sa gjysma e çantës. Nëse do një portofol të madh ku të mund të vendosësh edhe ngjyrat, atëherë bëhu gati të dëgjosh një çmim të kripur, si ai i një çante të re.
Një laps plumbi kushton 15 lekë, por një pako e cila do t’ia sigurojë fëmijës suaj lapsin gjatë gjithë vitit shkollor kushton jo më pak se 150 lekë. Sigurisht, që ka edhe lapsa të cilët janë më elastikë, por që kushtojnë 20 apo 25 lekë. Një pako me stilolapsa blu të thjeshtë, dhjetë stilolapsa kushton 400 lekë, ndërsa stilolaps të kuq nuk ka nevojë të blesh më shumë se dy. Fundja korrigjimet me të kuq i bën mësuesja dhe jo fëmija.
Një vizore mund të kushtojë 30 ose 50 lekë. Varet nga figurat që ka dhe nga gjatësia e saj. Më e thjeshta? 30 lekë të reja.
Gomat gjithashtu ofrohen në forma të ndryshme. Ka nga ato që janë së bashku me mprehësen e lapsave. Këto kushtojnë rreth 200 lekë. Veç goma më e thjeshtë për të fshirë gabimet kushton 30 lekë. Të tjerat janë të gjitha më të shtrenjta. Shumica e fëmijëve zgjedhin atë që kushton 50 dhe 100 lekë. Edhe pse e kemi lënë të fundit mjet të portofolit, mprehësja është jo pak e rëndësishme. Në treg pamë mprehëse me kukulla Barbie, me Zanat Magjike, me Tomin dhe Xherin, me Supermenin etj. Mjaft të thoje personazhin e preferuar, dhe një fshirëse me të mund ta blije për 100 lekë. Sigurisht që për fletoret, ka çmime të ndryshme. Por, më të lira se 25 lekë vështirë të gjesh. Kështu që i bëni llogaritë mirë përpara se të bëni pazarin e këtij viti shkollor, që me siguri kërkon edhe mbështjellëse librash njëlloj si viti i kaluar.



Kjo zonjusha Entela gjithnjë kap ato tema që duken të lehta në shikim te parë por që rendojnë sa çantat e një klase të tërë nxënësish? Dhe kryesorja: i kap tamam në kohën e duhur,në kohën kur mund të bëhet korigjimi? Epo si thonë shaka,është një nga dy gazetaret më cilësore të shtypit shqiptar? Çfarë po ndodh kështu me nxënësit? Në vënd qe t’ju rëndohet pesha e dijeve iu rëndohet pesha e çantës? Bravo Entela ! Problemi që trajton godet drejt e në shënjë? Tani i takon ministrise se arsimit të lëvizë dhe t’ju lehtësojë fëmijëve kurrizë? Po i kthejmë qysh tani në gomarë të vegjel ngarkese jo në nxënës ku ngarkesa kryesore është dija? Dija dhe vetëm dija? Tung!
Kini inat që Entela është këtej nga nahija jonë 2400 vjeçare. Tamam e ka pëllumbi,-një nga dy gazetaret femra më te mira të shtypit!? Përshëndetje entela,të lexon gjithë berati sot dhe sidomos familjet e nxënësve kurrizo?
Degjo ti re Berati? Pa kaluar nëpër lushnje entela nuk vete dot te Dita të shkruajë artikuj kaq të bukur ! A dëgjove Re?
Entela. Resuli gjithnjë kap tema që shqetësojnë një numër të madh qytetarësh? Që i shqetësojne jo për keq por për nga problematika që kanë për të zgjidhur. Entela duhej te thoshte se nxënësit kurrizo rrezikohen te vuajnë nga sëmundja e salizmit d.m.th nga deformimi fizik e shpirtëror? Suksese Entela!
Entela Resuli gjithnjë kap tema që shqetësojnë një numër të madh qytetarësh? Që i shqetësojne jo për keq por për nga problematika që kanë për të zgjidhur. Entela duhej te thoshte se nxënësit kurrizo rrezikohen te vuajnë nga sëmundja e salizmit d.m.th nga deformimi fizik e shpirtëror? Suksese Entela!
E kini drejt “Thano qerratai”? Gazeta shekulli është bërë e palexueshme? Ja “ropi” Entelat, Thano? Myzeqar i hollë? Tung!
Keni te drejte te gjithe se pervec se nje gazetare shume e mire eshte dhe nje vajze shembullore dhe simpatike.. une e kam pasur ne shkolle dhe qe ne ate kohe me ka lene mbresa shume te mira…une i ndjek cdo shkrim kesaj qe nga shekulli edhe tani te dita