SHËNIM: Jo vetëm paraja e ngre ujin përpjetë!

redaktor

Në një deklarim dy ditë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ia atribuoi varfërisë shkuarjen e një numri shqiptarësh në frontin sirian. Kuptuar literalisht, mospasja e një pune, gjendja e rëndë ekonomike, e ndoshta një skamje, detyron shumë individë që të marrin rrugën për të luajtur “ruletë ruse” në llahtarën siriane.

Besoj se as vetë Bushati nuk e beson atë që ka thënë, por ka menduar se është më mirë që të zhvlerësojë çdo arsye apo motiv tjetër, duke lënë vetëm atë për para, se ndoshta kështu edhe mund të justifikohen, ndërkohë që perëndimit i lëshohet një sinjal se një mbështjeje ekonomike, do ishte mjaft efikase në të ashtëquajturën luftë kundër terrorizmit.

Ama, për ata që besojnë se vërtet vetëm për para shkohet në atë dreqo luftë, do ishte mirë t`u kujtonim se çdo luftë që ka ndodhur e ndodh në këtë botë, është mjaft komplekse, ku përfshihen dhe ata që luajnë me jetën 100 përqind për ideal – ndonëse mund të jetë i mbrapshtë ose i cungët – por dhe ata që tej idealit, shohin dhe ndonjë përfitim material; ndërsa ekstremizmi është i pranishëm kudo dhe në çdo front.

Nuk ka besim, lëvizje apo bllok politik, që veç të urtëve, të mençurve, të emancipuarve, të mos ketë dhe trushkulur apo të rrjedhur, me sjellje e akte ekstreme. Dhe jo gjithnjë, kjo ndodh për para.

Po të vendosësh në peshore tragjeditë njerëzore të kësaj bote, ku në një anë të jenë ato për arsye të rëndomta monetare e materiale, e nga ana tjetër ato për ideale të kulluara, mundet që peshorja të anon nga kjo e dyta. As Bushati vetë nuk është në krye të diplomacisë thjesht për një rrogë! Në këtë botë, nuk është vetëm paraja ajo që e ngre ujin përpjetë!/E.H

Share This Article
9 Comments
  • O djali I Sul Bushatit po kush i hane ato brrockulla. Vertet ka te varfer kjo dihet,po kjo nuk te detyron te besh te tilla gjera.Ne shqiperi ka disa besime fetare kjo dihet.Kta nuk jan vetem te besimit musliman.Te varfer ka nga te gjitha besimet,po si ka mundesi qe as nje person kristian nuk e ka marr ket rruge krimi.Ju dekleruat se ka grupe neper Shqiperi.Nga qe e dinit pse nuk muart masa ti parandalonit.

  • Po mo zotri per rrog po punojn te tere bashke ne Demirin po demiri nuk po vret njeri dhe besoj as menura e Demirit e te punuarit ne ministin e jashtme nuk eshte se po kerkon njohejen apo futjen e shqipris dhe pranimin ne kancelatit europjane nuk po e kerkon me lufte po me diplomaci. Shkrimi eshte nje pastic

  • Pervec fakteve qe

    1. ISIS, njelloj si Bin Laden jane artifica te CIA-s
    2- Vendimi per te luftuar eshte personal
    3- Fenomene te tilla ka ne cdo vand (mos harroni se 2,000 Bullgare luftuan vullnetare ne Kosove kunder Shqipetareve.

    ky fenomen nuk duhet lejuar te trajtohet si arme kunder fese islame ne Shqiperi nga shtypi mercenar.

  • Po varferia luan rol,pasi nje te varferi i shperlahet truri me shpejt se nje jo te varferi,gjithe ato pako me oriz dhe sheqer qe i ka dhene arabi te varferit ne shqipri do i nxjerr disi,dhe e genjejne te varferin s do i japin 10 000€ ne muaj po luftoj per allahun ,dhe i varferi beson dhe shkon per lesh

  • Kjo puna e besimeve fetare nisi si loje ne 91,si nostalgji, qe lidhej me gjysh stergjyshin,se shqiptari ka zot shqiptarine dhe gjuhen shqipe.Perfundoi ne nje fanatizem ekstrem pa kufi,me te rij te indoktrinuar ne xhami si mercenare te nje lufte qe nuk eshte e tyrja.Kush e futi kete fare te urrejtjes fetare ne Shqiperi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *