Samiti i NATO-s në Uells nis me kritika për Rusinë

redaktor

Samitin e NATO-s në Uells, liderët botërorë e nisën me një valë kritikash për Rusinë. Si aleanca Atlantiko-Veriore, ashtu dhe Britania mikpritëse e takimit, paralajmëruan se presioni mbi Moskën do të shtohet akoma më shumë, nëse nuk ndryshon kurs në Lindjen e vendit fqinj.

Edhe pse Kremlini vazhdon ta mohojë mbështetjen e separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës me forma të ndryshme, që nisin nga trajnimi i rebelëve e deri te furnizimi me armë, Perëndimi pretendon të kundërtën, e thotë se për këtë ka prova.

Konflikti 5-mujor ka detyruar mbi një milion vetë të braktisin shtëpitë e tyre në rajonin e trazuar. Jetët e humbura janë 2.600, mes të cilëve 830 janë ushtarë të ushtrisë së rregullt të Kievit.

“Trysnia e sanksioneve është rruga më e drejtë për t’i treguar rusëve, se ajo që po bëjnë në Ukrainë është e papranueshme. Masat shtrënguese kundër Vladimir Putinit, që synojnë fundin e kësaj krize, e kanë dëmtuar mjaft ekonominë ruse, që deri vonë ishte në rritje, por tani po tkurret”, tha kryeministri britanik David Cameron.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i informoi shkurtimisht liderët në takim mbi krizën e vendit të tij, si dhe mbi bisedën e fundit telefonike me Putinin. Ai tha se marrëveshja për armëpushimin mund të arrihet të premten.

Franca e shtoi trysninë mbi shefin e Kremlinit me pezullimin e dërgimit të 2 luftanijeve në Rusi, edhe pse për këtë rrezikon të paguajë një faturë të lartë prej 1 milion eurosh.

Kriza e zgjatur e Ukrainës do të përbëjë boshtin e samitit dyditor të NATO-s në Njuport, por krerët e aleancës ushtarake nuk do të lënë pa prekur edhe çështjen gjithmonë e më shqetësuese të rritjes së shpejt të fuqisë së ISIS-it.

Në një shkrim për “The Times”, kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti amerikan Barack Obama zotohen të përballen me Shtetin Islamik, duke shtuar se “njerëzit”, që kërkojnë një “qasje izoluese”, e kanë keqkuptuar situatën.

Zhvillimet në disa pjesë të tjera të botës, sidomos në Irak e Siri, kërcënojnë sigurinë tonë të brendshme, thuhet në këtë shkrim, por vende si Britania dhe Amerika nuk do të zmbrapsen nga disa vrasës barbarë.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se samiti po zhvillohet në një kohë kur situata e sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. “Për fat të keq jemi ende dëshmitare të përfshirjes së Rusisë në destabilizimin e situatës në Ukrainë”, tha ai.

Për ekspertët, ky i Uellsit është samiti më i rëndësishëm i NATO-s në dekada të tëra, pasi udhëheqësit e saj do të përballen me pyetjen e vështirë, nëse aleanca është e përgatitur realisht t’i bëjë ballë sfidave të shekullit të 21-të.

Në takim pritet të marrin dritën jeshile dhe planet e krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë, të përbërë nga mijëra ushtarë të vendeve anëtare dhe të aftë të zhvendosen në terren brenda 48 orësh/tch

Share This Article
3 Comments
  • Kur të diskutojë znj. Mimi dhe të tregojë për aksionin e pastrimit te qeseve e të kanaçeve që mund të përdoren nga terroristët për “bomba molotov” i gjithë samiti i uellsit do të çohet në këmbë për ta duartrokitur? Pale kur të flasë për strategjinë e shkelqyer ushtarake kundër ministrit të korruptuar Imami,rrezik se do ta zgjedhin në kryesinë e natos? Mos tregoni që dështoi sa ta hedhë lumin? Mos tregoni që llalla ja dhallosi padinë? Mos tregoni që pilotët e saj nuk trajtohen si pilotët në të gjithë botën por marin bukë me domate të mbështjellë me gazetën “ushtria”? Mos tregoni as për shqup-in që nuk ja ka marë saliut,as për pensionet e ushtarakëve që i ka lënë si pensionet e dhive të zgjebosura të Nato-s? Shshsh-t sa t’ia hedhë dhe kësaj radhe ? I thoni dhe llallës të mos thotë gjë sa të mbarojë samiti? Shshsh-t se e mer vesh putini ? Puna është që të mos e marë vesh deri në atë moment sa Znj. Mimi të kthehet e t’i japë goditje të befasishme ,asgjesuese? Tung!

    • Pellumb zaimi ti qe jeton perdite mbi plehra dhe je plehre edhe vete e detyrove ushtrine te te pastroje ambjentin. Tani ne vend qe ta falenderosh po na beke ironi…turp te kesh o plehre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *