Luftëtarët shqiptarë për Shtetin Islamik te Irakut dhe Sirisë do të arrestohen në momentin që shkelin në territorin shqiptar. Ligji i miratuar pak javë më parë, hyri në fuqi dhe bashkë me to, rrezikojnë burgim edhe ata persona që tentojnë t’i bashkohen luftës. Ligji parashikon dënim me burg deri në 15 vjet edhe për të gjithë ata persona, që bëjnë thirrje për luftë në një shtet tjetër, nxisin, rekrutojnë, organizojnë, stërvitin, vënë në dispozicion pajisje apo fonde për pjesëmarrje në luftë do të dënohen.
