Atentati me C4 në Vlorë, shpëton nga rreziku për jetën19-vjeçarja

redaktor

19-vjeçarja, Ornela Gjini, e dashura e biznesmenit të vrarë me C4 në Vlorë, del nga rreziku për jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga mjekët e QSUT-së, të cilët shprehen se ajo e ka kaluar tashmë rrezikun.

19 vjeçarja po mjekohet vetëm në këmbë për djegjet që ka pësuar. Vajza është e ndërgjegjshme”, kanë pohuar mjekët.

Ornela Gjini ndodhej në mjetin e biznesmenit Isuf Brahimaj në momentin që mjeti i tij shpërtheu pasi i bënë atentat. Nga shpërthimi ajo mori plagë të rënda dhe prej disa ditësh ndodhej në gjendje kome.

Drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, mbeti i vdekur në vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *