Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun italian Matto Renzi, në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillon punimet në Uells.
Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me kreun e qeverisë italiane, Matteo Renzi.
“Pas një dite diskutimesh që u mbyllen në mesnate, nis dita e dytë e Samitit te NATO-s”, shkruan Rama në postimin e tij.
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Uellsi se Shqipëria ka qënë dinjitoze në rolin e saj edhe me parë në raport me NATO-n, pavarësisht se nuk kemi qënë ne në qeveri.
Në Samitin e NATO-s delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Qenkan takuar dy llafazanet “par excellence”.