I nderuar lexues! Liqenet e Prespës janë liqene me prejardhje tektoniko-karstike, ndër më kryesorët në pellgun ujëmbledhës të rrjetit hidrografik të Shqipërisë. Shtrihen në juglindje të vendit në kufi me Jugosllavinë e Greqinë. Përbëhen nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, me sipërfaqe të përgjithshme 329 km2, nga e cila 49.5 km2 ndodhen brenda territorit shtetëror të Shqipërisë. Prespa e Madhe ka gjatësi dhe gjerësi maksimale përkatësisht 26.3 km dhe 20.6 km, ndërsa Prespa e Vogël 10.6 dhe 6.6 km. Janë liqene malore me thellësi relativisht të mëdha deri në 54 m. Brigjet janë pjesërisht shkëmbore e të larta dhe pjesërisht të ulëta, me plazhe ranore.

A ka pak me shume informacion nese mundeni ju lutem?