Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, paralajmëron të tjera arrestime, pas prangosjes së Ardian Fullani.
Ai thotë se prokuroria ka në axhendën e saj të këtij sezoni vjeshtor mjaft çështje të rëndësishme, që lidhen me skandale në fusha të ndryshme.
“Padyshim që do ketë arrestime të tjera dhe duhet të ketë arrestime të tjera.
Kjo është situata që kemi trashëguar dhe veprime të tjera në kundërshtim me ligjin.
Dhe mjaft çështje të tjera shumë të rëndësishme janë tashmë në duart e prokurorisë.
Unë pres arrestime të tjera në fusha të tjera, pasi prokuroria është e mbushur me denoncime në financa, tatim-taksa.
Nuk dua të veçoj, se nuk dua të bëj kasandrën në këtë mes, por di që prokuroria ka në axhendën e saj mjaft çështje që lidhen me skandale të ndryshme, në fusha të ndryshme.
Mazhoranca e ka në axhendën e saj luftën kundër korrupsionit, por unë nuk mendoj se axhenda e mazhorancës është dhe axhenda e prokurorisë”, ka thënë ai për “Ora Neës”.
Lidhur me ndalimin e guvernatorit Fullani, Braho tha se “pranvera nuk vjen me një lule”:
“Arrestimi i tij nuk do të thotë përfundimisht fajësi e tij, se fajësinë në fund e shpall gjykata.
Do të përshëndesja prokurorinë të vazhdojë hetimet me qetësi dhe objektivitet.
Sa i takon gjykatës duhet të presim, se është ajo që do t’i vërë vulën procesit.
Padyshim do jetë tregues i rëndësishëm i asaj pune që duhet të kryejë gjykata, por ma do mendja që siç thotë populli, “pranvera nuk vjen me një lule”.
Gjykata ka peshë të rëndë në shpatullat e saj dhe nuk besoj se do të lahet vetëm me çështjen e gjykimit të Fullanit”./b.l

Ne procesin e Metes, ku shqiptaret pane me ze e me figure si ndante parate I. Meta, gruaja e Fullanit ishte gjykatese ndersa Spartak Braho avokat. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se keto ”furtunat” qe paralajmeron Braho jane loje.
Ne fakt ne listen e atyre qe duhen arrestuar duhet te jesh edhe ti.
Mbas saliut dhe fullanit, ky eshte njeriu me i degjeneruar ne shqipri…..
Nuk besoj qe gjyqin ta drejtoj e shoqja sic beri ne rastin Meta ! Ktu turbullohen ujrat dhe spo ma ngrof fort besimin kjo gje ! Bravo prokurori ,qe beri te veten dhe po duartrokitet ,por shkallet jan te “kalbura” sa me shum ngjitesh e cudirat mos ju cudisin or shqiptar!
I para qe duhet arrestuar jeni ju.Nuk e themi persa i perket bankes se shtetit.Ju bashk me ata muaret te dhenat e bisnesit,keni dore ne vrasjen e 13 bisemenve.
!Arrestoe ilir meten mor debil komunisti!
Sikur pate nje cante te zeze…thoshje do e hap por kur ti vij koha…kur vin kjo kohe???
Pergjigjen me te pranueshme te kesaj pyetje mund t’a jape artur zheji ,ai specialisti i “reve te zeza mbi politiken ,ne kete sezon te ri “
Z.Braho nuk ishte per doreheqje te fullanit, nuk eshte i kenaqur as me arrestimin e tij, prandaj thote se do te vazhdoje vargu i arrestimeve.
Mire do te ishte qe Prokuroria arrestimin e radhe ta kryeje me prangosjen e rryshfetciut Ilir Meta qe e pane ashiqare te gjithe shqyptaret me ze dhe figure, sic deklaroi atehere edhe Edi Rama dhe me pas ta detyroje kete rufjan delenxhi te veshur me pushtet te tregoje si vodhi FLORIRIN e Thesarit te Bankes se Shtetit, njesoj si Fullani ne Krrabe vite me pare.
Por do te ishte akoma me mire sikur Prokuroria e Llalles te hetonte edhe Prokurorin e Enver Hoxhes Spartak Braho per firmat e tij mafioze te trafikut te prostituave dhe droges ne Itali qe te bindet mileti se Drejtesia shqyptare me te vertet ka RILINDUR, pasi dyshja e aleateve mafioze Meta-Berisha ja kishte futur “Kyet n’hi.”
Ti je dora e zeze e te ziut Ilir Meta.
Shpresojme te vije dita dhe per ju e te tjere,krimba te ketij vendi.
Ik or kriminel, prokuror I komunizmit, mbrojtes I hajduterise se ilir Metes
Drejtesine ne Shqiperi do e bejne Hajdutet e medhenj duke kapur Hajdutet e vegjel. Ky qe flet eshte nga te medhenjte, po krytari i tij eshte aq i madh sa eshte bere dhe kryetar i hajduteve ne Parlament.
Te vjen ndot kur shikon kete surrat, i cili jep mend per drejtesi.
Plumbi nxirret me plumb, thonin te paret tane. Qe hajdutlleku dhe kurverija, degjenerimi dhe poshtersia, na u luftokan nga vete hajdutet, kurvat, te degjeneruarit, atyre qe ne popull kane reputacion te njejte me delinkuentet,,,, kete nuk e dinin te paret tane. Kemi evoluar shume, ne shqiptaret.
Spartak Braho nuk perfaqeson asgje te mire ne kete vend. Ai te neverit ne po te njejten menyre sic bejne Fullanet,,, apo ai klienti i Zoterise qe sot e perjetojme ne rolin e babaxhanit politik si Kryeparlamentar.
Jo te gjitha gjerat qe shkelqejne, jane flori.
Per hir te se vertetes,eshte rrota e jarit i pari qe tori e tori mender-teorine tij te pastrimit nga brenda ,ne korporaten kriminale “gjin gjoni” .
Duhet t’ja njohim “ekskluzivitetin” e krim-teorise se tij,apo jo????
Keshtu qe i bie qe braho,bashke me canten e tij te zeze,eshte nje kopjac.
Sa per ato qe benin e thonin te paret tane jam dakort;ajo ishte nje kohe kur Nderi ishte Nder.
Xha Braho,hape te lutem ate canten e zeze se na vdiqe!Po te vjen koha per te na lene shendene dhe do ngelet canta pa hapur
Po e ke veshtire jepja Ilirit ose fullos se e hap in ata
Ti o amaneti i ilir metes per ps se qe ta dini 2 kane qene kerkesat e metes kur beri aleance me ps 1 venia e keti palles dhe mones te lista e sigurte e ps 2 ilir meta kryetar parlamenti.kshu qe ti hap syte dhe shif ata dy bolet qe ke per cuna se kur u bo edhe niku nenkryetar bashkie kom pershtypjen qe ne ket ven gjithshka mund te arrihet. atje ne tirone bo vaki edhe ste njofin po ketu ne durres e dine mire se kush je ti dhe cunat e tuj.
Po Berishen, Bashen, Mehdiun, Imamin, Nishanin dhe Fatos Nanon kur do ti fusin brenda?
Ata jane kriminelet e vertete te Shqiperise dhe te shqiptareve.