Perez: Ja pse e shitëm Di Marian dhe Alonson

redaktor

Florentino Perez më në fund gjeti rastin për të shpjeguar një herë e mirë shitjen e Di Marias te Mançester Junaitid, vendim që shkaktoi reagimin e tifozëve, që nuk ishin dakord për largimin e argjentinasit. Presidenti i Realit zbulon se i kishte ofruar 26-vjeçarit një kontratë të majme dhe se vetëm Kristiano Ronaldo do të përfitonte më shumë se ai: “Që nga viti 2000 te Reali kanë ardhur dhe janë larguar shumë lojtarë. Kur dikush ikën, është i vlerësuar, ndërsa kur vjen vihet në diskutim. Di Maria ka mbështetjen dhe respektin tonë. Kurrë nuk kam folur keq për një lojtar që ka luajtur me ne dhe ka ikur. Një futbollist nën kontratë largohet vetëm me dëshirën e tij. Kishte pretendimet e tij dhe kjo është legjitime. I bëmë një ofertë por ai nuk pranoi. Askush nuk do të paguhej më shumë se ai përveç Kristiano Ronaldos. Po të pranonim kushtet e tij, do të rrezikonim ekuilibrat financiarë të klubit. Për këtë arsye blemë James Rodriguez.” Përsa i përket qëndrimit të dyshimtë të Kristiano Ronaldos për merkaton e Realit, Perez u shpreh shkurtimisht: “Kristianon e njoh mirë. Nuk ka patur qëllim për të nënvlerësuar blerjet, përkundrazi i vlerëson shumë”. Largimi i Ksabi Alonsos ishte një tjetër temë për të cilën foli numri 1 i Realit: “Alonso erdhi te ne për të thënë se dëshironte të largohej dhe na e shpjegoi në mënyrë perfekte vendimin e tij. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të menaxhuar vitet e fundit të karrierës së tij. Sjellja e tij ishte shembullore dhe për këtë kemi shumë respekt. Mendojmë se Kros do ta mbulojë pozicionin e tij dhe të mos harrojmë se kemi edhe Khediran”. Ndërsa humbjen rokamboleske ndaj Real Sociedadit, Perez e konsideroi një rastësi: “Kemi një ekip spektakolar. E treguam këtë në Superkupën e Europës, ku nuk luajti Ksabi ALonso dhe Di Maria. Në Anoeta luajtëm 30 minuta magjike, por më pas nuk ishim në ndeshje. Mendoj se ishte thjesht një aksident”. Përsa i përket blerjes së munguar të Radamel Falkaos, presidenti i Los Blancos tha se ka patur interes për të edhe më parë, por në fund u vendos për të mos e kryer këtë transferim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *