Nuk është hera e parë që asaj i ndodhin ngjarje të tilla. Çiljeta Xhilaga, një vit më parë bëri një denoncim në polici, dhe kërkoi mbylljen e profileve false që ishin hapur në emër të saj dhe ca faqe fansash. Por duket se nuk përfundon me kaq kjo puna e krimeve kibernetike ndaj Çiljetës. Përpara disa ditësh ajo u tmerrua kur pa në Instagram se ishte hapur një profil me emrin e Fernandos, djalit të saj vetëm 2-vjeçar. Këngëtarja kërkoi menjëherë ndihmë nga ndjekësit e saj në Instagram dhe në fund zbuloi se personi që kishte hapur këtë faqe ishte një… grua, që në njëfarë mënyre kërkonte jetën e Çiljetës. “Ishte një femër që Zoti nuk i kishte dhënë fëmijë dhe e donte shumë Fernandon. Nuk e kishte hapur për qëllim të keq dhe pse kjo s’i jep të drejtën të hapë një profil në Instagram në emër të djalit tim. Kushdo qoftë ajo, uroj që Zoti ta bekojë sa më shpejt me një fëmijë”, shkruan këngëtarja. Si përfundim ajo e mbylli adresën, sepse dhe Çiljeta gjykoi që sado i mirë të ketë qenë qëllimi, nuk mund të hapet një profil i rremë i një fëmije të vogël. Pak javë më parë ne të “Facebook Spy” botuam disa foto të Çiljetës me të birin në një night club. Ku për më tepër fëmija fare i vogël po ndiqte performancën e dy balerinave nudo në lokal. Po pse i ndodhin të gjitha Çilit, pse? Apo i sajon të gjitha vetë sa për të dalë ca nëpër lajmera?? Eeeh.. Kusure me xhan, kusure!
Rubrika “FACEBOOK SPY” çdo fundjavë në DITA

Kur e ka datëlindjen kjo dosa që t’i them saliut t’i dërgojë urimin?
Akoma me nje cingi mereni kur si ajo ka tani ne Shqiperi te ngarkosh me lopate te mos them me fadrome.
pune kurvash dhe putanash
E c’ deputete ka patur ky vend !!!!
tashme ajo eshte nene,ka pergjegjesi per familjen dhe nuk duhen thene fjale fyese,sma merr mendja qe te jete e veshtire qe njerzit te mesohen me edukate QYTETARE!