Xhepa: Banka duhet t’i kthehet normalitetit

redaktor

Zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë, që kulmuan me ndalimin e guvernatorit Ardian Fullani, kanë hapur mes ekspertëve debatin se si mund të administrohet kjo situatë.

“Një zgjidhje normale mendoj që do të nënkuptonte një dorëheqje të guvernatorit, sepse pavarësisht se është i arrestuar, guvernatori e gëzon ende mandatin e tij si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator. Në rast të kundërt, pastaj do të ishte detyrim i Këshillit Mbikëqyrës për të bërë shkarkimin e tij”, u shpreh zoti Selami Xhepa.

Zoti Xhepa mendon se, edhe pse nuk çojnë në pamundësi qeverisjeje, rrethanat e krijuara në Bankën Qendrore kërkojnë një zgjidhje thelbësore, përmes riformatimit të plotë të strukturave drejtuese.

“Kështu që në këtë kuptim, ndoshta në një periudhë disajavore Komisioni parlamentar i Ekonomisë duhet të punojë më ngushtësisht me anëtarët ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës, për t’iu dhënë mundësi edhe atyre të marrin vendimet e tyre personale dhe për të bërë ndoshta një freskim më të plotë të të gjithë strukturës së lartë drejtuese”, shtoi më tej zoti Xhepa.

Sipas tij, në këtë situatë është Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ai që duhet të marrë rolin kryesor për të rikthyer bankën në normalitet, jo vetëm me riformatimin e strukturave drejtuese, por edhe përmes një rishikimi të plotë të ligjit.

“Për të ndarë në mënyrë më të saktë dhe më precize përgjegjësitë midis menaxhimit dhe politikbërjes, midis detyrave dhe funksionit të Këshillit Mbikëqyrës, por edhe të administratorit të bankës, që janë guvernatori dhe zv/guvernatori. Për të parë marrëdhëniet e Parlamentit me Bankën e Shqipërisë, dhe në veçanti në këtë rast rolin e kryeinspektorit, por edhe proceset e auditimit, të cilat për hir të së vërtetës nuk është një çështje e re, por një e tillë që është neglizhuar, sepse në mënyrë të përsëritur të gjitha institucionet e pavarura e kanë pasur këtë problem prej kohësh, të mënyrës së raportimit dhe kontrollit parlamentar”, deklaroi Xhepa.

Një nga njohësit më të mirë të sistemit financiar, zoti Xhepa thotë se përtej debatit, se si mund të administrohen ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë, përçojnë edhe një mesazh të fortë në publik.

“Mendoj se kjo situatë, pavarësisht se është fatkeqe në disa kuptime, në kuptimin e imazhit të bankës, por në kuptimin e shoqërisë është shumë pozitiv, sepse përcjell disa mesazhe shumë të rëndësishme për integritetin e shtetit dhe jep shumë besim për integritetin e institucioneve në të ardhmen, dhe në luftën ndaj korrupsionet besoj se është një nga leksionet më të rëndësishme të përcjella publikut”, përfundon intervistën zoti Selami Xhepa. / TCh

Share This Article
8 Comments
  • ——————————————————

    ENVER

    cohu nga varri shiko SHQIPERINE.

    ———————————————————————————————————

  • Mendoj qe Selamiu te jete ne listen e shkurter per guvernator .
    DUHET TE NDAHET FUNKSIONI I GUVERNATORIT NGA KRYETARI I KESHILLIT MBIKQYRES

  • NJE FYLE QE SHFRYTEZON RASTIN

    Ju ka rene rasti te beni nje pipizane me kashten e grurit? Ne se jo merreni Xhepen, pasi ti keni futur tubin e fryrjes se gomave, pa u sforcuar fillon te kendoje vete, me vrimat e hundes, me gojen dhe me….

    E kam degjuar nje here nje pasfreke tek intervistohej nga nje xhuxhmaxhuxh i ORAnews, nje boshllek i nderthurur me kapadaillekun e nje te “dituri” me peshen e budallallekut ekstrem. Teori ekonomike te falimentuara, apo me keq teori sharlatanesh te shitura me shumice ne tregjet perendimore.

    Mund te jete i preferuar vetem per pasditet argetuese te grupimit Soros-ian te Veliajt e Endrina Fuges. Boshllek i pa arritshem, si dhe tjetri, ai qe u pasurua me vdekjen e 84 vlonjateve ne Kanalin e Otrantos, Arben Malaj.

    Do behet edhe ai i gjalle me teorite e tij bishtpallore.

    Jane vetem delenxhinj qe thene ne latinishten e njerit nga tete Papet me origjine shqiptare thuhet: “carpe diem” – shfrytezo rastin, apo ne italishten e Edi Aunirthte Rames: cogli l’attimo! (ne se nuk e di kuptimin do t’ja nis me cicerr – Tweeter).

    I josh keta myzeqare te zbritur ne bollek posti, paga, prestigji i Governatorit te Bankes se Shqiperise, ne fund te fundit jane mendje ndriturit ops pjerdhurit e ketij vendi sakatesh qe vazhdon te masakrohet nga debile pipizane te improvizuar.

  • Nuk na intereson se do e denojne me burg fullanerite…….. Po leket e vjedhura do ti kthehen bankes ……….. Po pasurite e politikaneve , qe jane pasuruar me rroga kur do te verifikohen…………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *