Tiranë, shpërthen bombola, plagosen dy gra

anazapta

Shpërthimi i një bombole gaze ka plagosur dy gra mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Myslym Keta”, në një shtëpi private. Mësohet se në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë vetëm dy gra të moshuara, të cilat po përpiqeshin të ndiznin gazin për gatim. Mendohet që bombola ka pasur rrjedhje të gazit, çka ka shkaktuar shpërthimin në momentin e ndezjes. Dy gratë e moshuara kanë marrë disa plagë, por bluzat e bardhë bëjnë të ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *