Krasniqi: Vetëvendosja, e domosdoshme për qeverinë e re

redaktor

Për ta dalë nga ngërçi i formimit të qeverisë së re të Kosovës, ish kreu i Kuvendit të Kosovës në dy mandate, Jakup Krasniqi ka prezantuar një zgjidhje të re. Krasniqi thotë se gjendja e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit, ndaj duhet të ketë një ndryshim substancial të qeverisjes.

E ky ndryshim, sipas tij, nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike.
“Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Ne duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara.

Prandaj është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje!”, ka thënë Krasniqi.

Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice, është shprehur Krasniqi. “Kosovës, më në fund, i duhet qeverisja e mirë. Madje, vetëm kjo shumicë parlamentare (LAN + VV), pas vendimit të GJK-së, hapë rrugë të sigurt që kjo shumicë pa ndonjë vështirësi ta zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit, por 12 shtatori është i rezervuar për koalicionin e Thaçit, pasi kështu ka thënë Kushtetuesja?!

Më pas i hapet rruga koalicionit LAN + VV-ja. Qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe presin një qeverisje të mirë e përmbajtjesor”, ka thënë më tej bashkëthemeluesi i Nisma për Kosovën. E nëse kjo nuk arrihet, Krasniqi ka thënë se mund të ketë edhe rrugë të tjera. Por ato nuk e garantojnë zgjidhjen e ngërçit.
“Jam i bindur se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhja e duhur pasi ngërçi i tashëm mund të përsëritet. Kosovës i duhen institucionet e reja. LAN-i + VV + komunitetet pakicë duhet të formojnë koalicionin qeverisës. Kjo është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Ndërsa koalicioni parazgjedhor i PDK-së me këdo që do të formonte koalicionin qeverisës, nuk do të garantonte qeverisje të mirë e stabël. Madje ata as nuk kanë aleatë për të qeverisur”, ka thënë Krasniqi.
“Marrja e VV-së në qeverisje nga ana e LAN-it, ka edhe shumë anë tjera të mira, të cilat, me përgjegjësi të plotë, do t’i zbërthejë, analizojë e arsyetojë në përputhje me zhvillimet, të cilat na presin në ditët e ardhshme”, ka shtuar më tej ai.

Share This Article
4 Comments
  • aak e nisma jane kthyer te baza e tyre natyrore, te LKJ-LDK! As VV nuk eshte larg tyre! Kesaj qe thote Krasniqi i thojne lufte per pushtet e per paga te majme ne kurriz te shqiptarve, per coptimin e Shqiprise me projekte jugoserbe. Asnji risi nuk del nga LAN+VV, qe ne realitet jane emra te ri me mentalitet te vjeter komunist antishqiptar! Po per çka tjeter iken prej PDK keta tipa “patriotesh” qe nuk ia dine skajin pasurise, si profitere te dalur nga lufta e UCK! Jane kthye kunder Hashimit se s’po i le Hashimi me vjedhe qysh po kane qef vet, e qysh i ka msu Ibrahim Rugova me e vjedhe popullin shqiptar!… Faqet e zeza.

    DRENICA E KUQE

  • Te lumte dora Arben se ashtu do ishte me e mira, eshte i vetmi politikan qe ka qasjen e duhur dhe shume evropiane per shume gjera qe na shqetesojne, vetem se eshte nja 50-100 vite para ne mentalitet krasuar me popullin. I vetmi politikan qe ka shitur shtepine per te financuar partine, dhe tani rri me qira, mjafton kjo per te kuptuar sa atdhedashes eshte. A gjen ndonje te tille ketej nga ne????

  • Vete vendosja po do teishte e domosdoshme per pushtet pore kjo i ra me shqelem pushtetit.Kjo forc politike nuk beri kualicion me krahun evte. Jo vetem kaq pore injoranca e kesaj force politike arrin deri atje sa qe te mos bej veprimtari ne Prishtin me rastin e 7 -vjetorit .Kjo tregon se kjo forc politike e ka humbur turun nga etjer per pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *