Profil/ Kush është Ramadan Troci, hetuesi i “dosjeve të mëdha”

redaktor

Ky është prokurori Ramadan Troci, i cili brenda pak kohësh ka tërhequr mbi vete prozhektorët duke u komentuar si një prej protagonistëve në sistemin e drejtësisë. Të premten në mbrëmje ai firmosi urdhrin për arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani, një gjest ky i guximshëm dhe që u përkthye nga shumëkush si sinjali i parë se drejtësia ka ndryshuar kurs: Tashmë sistemi i pandëshkueshmërisë nuk ekziston më.

Fullani ishte vetëm fletë- arresti numër 19 në listën e të akuzuarve për këtë skandal. Ndërsa personi që kryeson hetimet është prokurori Ramadan Troci, 36 vjeç, nga Dibra. Ai aktualisht punon në njësinë task force antikorrupsioni në Prokurorinë e Tiranës. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Më herët Troci ka punuar si prokuror i sektorit të vrasjeve në linjën nr.1 të Prokurorisë së Tiranës. Ramadan Troci punon në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit prill të vitit 2012, ndërsa më herët ka qenë prokuror në Bulqizë. Në mediat sociale flitet mjaft për të, në blogje ai cilësohet deri dhe si “heroi i shqiptarëve”, njeriu që bëri të rrezohej miti i të paprekshmit.

Por ky urdhër-arrest nuk është i vetmi për prokurorin Troci. Pak kohë me pare ishte i njëjti prokuror që firmosi urdhër-arrestin për ish- drejtorin e INUK, Zyhdi Dajti, ndërsa ka në dorë çështje të rëndësishme si refuzimi i urdhër- arresteve për 21 janarin, ku janë të akuzuar ish- drejtori i policisë së Tiranës, Hysni Burgaj dhe ish- zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj.  Për prokurorin e Tiranës, që me arrestimet e fundit ka dalë në qendër të vëmendjes, tani duket se ka nisur sfida e vërtetë. Akuzat u formuluan… arrestimi u krye…

Tani akuza duhet provuar në gjykatë që fajtorët të dënohen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *